Bushati, drekë më Thaçin në Pogradec: Biseduam për zhvillimet në Maqedoni dhe rajon

25 Janar 2014, 18:41Rajoni TEMA

Zhvillimet më të fundit në rajon dhe Maqedoni ishin në qendër të një takimi që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, zhvilloi me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lajmi konfirmohet nga kreu i diplomacisë shqiptare përmes një postimi në rrjetin social Tëwtter.

“Në Pogradec me Kryetarin e PDSH Menduh Thaçi. Biseduam për zhvillimet e fundit në Maqedoni e rajon”, shprehet ministri Bushati pas drekës me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Një javë më parë, ministri i Jashtëm Bushati ka drekuar po në Pogradec edhe me liderin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti.

“Në Pogradec qëndrova për një drekë vëllazërore me Ali Ahmetin me të cilin ndava mendime të vyera”, shkruan ministri Bushati në faqen e tij në rrejtin social Twitter, ku ka postuar edhe një foto nga dreka.

“Gazeta Lajm” në Maqedoni, referuar ketij takimi  raporton se, “burime të mirëinformuar kanë bërë të ditur se me këtë rast janë diskutuar një sërë çështjesh, me theks të veçantë projekti për Radikën. Ky problem ka qenë pjesë e bisedës mes dy bashkebiseduesve,ku është theksuar se kjo çështje duhet të zgjidhet konform normave ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërshtetërore ndërmjet dy vendeve”.

6 komente në “Bushati, drekë më Thaçin në Pogradec: Biseduam për zhvillimet në Maqedoni dhe rajon”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne kete restorant nuk gatuhen ngjala !

  2. raimondi Vlonjati says:

    Ky deficenti shkodran eshte nje antishqiptar i thekur

    Ku i ka gjetur Edi keta sipas shijes se tij !?

    Ky ditmiri qe e ka ne gen te qytetit anti-shqitparizmin , e ka thirur Mendu Thacin qe ta genjeje dhe ti uli vrullin patirotik qe e shfaq Menui hapur ne Maqedoni

    Eshte interesant servilizmi i Edushkes me skopionsat ndaj Maqedonise , dhe sic duket ky Thaci ju prish pune me agresivitetin e tij kunder sllavo-maqedonasve ,
    ndaj edhe Bushati i biri Shkodres ujore e ka thirur gjasme sikur ka respekt dhe interesohet per shqitparet e Maqedonise

    Kur ne fakt Bushua do qe ti mashtroje Thacin me shoke, ti beje te binudr ndaj Sllave ,
    duke eprdorur ndonje jsutifikim se gjasme z” duke u sjelle bute do perfitojme nga EU-ja”
    Eshte gje e piste shume kyr deficent i diplomacise sone

    …Megjithse ky Mendu Thaci eshte tip qe nuk te fal, dhe s’e ruan fare se ca thone keta zvarraniket e Tiranes zyrtare …

    1. Karamahmud Pashe Bushati says:

      Hej ti Raimond Vlonjati, mos ma ofendo sternipin tim te dashur se perndryshe t`i theje brijte, a more vesh?

    2. favelas bidonvil says:

      Heu bre taj ka vlora.Qe ta dish per kulture ky eshte pasardhes i bushatllinjve te shkodres qe bashke me ali pashen krijuan dy principata shqiptare ne ballkan.Kurse menduh thaci po qe se i vjen pas mendjes se sales do perfundoje si pedeja ne shqiperi me 25 % te votave.Ata qe jane nga vlora nuk e lene lauren tu bertasi ,qe ta marrc vesh ,e me rrofsh o bir.

  3. salvator says:

    o rajmondi vlonjat
    jam plotesisht me ty dhe ato qe ke tjerre ti po ke harruar nje gje :e terci e verci,e terci e verci…

  4. Liridon says:

    KM yne mendoi se i beri kamikaz te vet ministrat e BDI,tani nepermjet kamikazit te tij,do te beje edhe opoziten shqiptare ne FYROM kamikaze.Qellimi i tij eshte te fuse sherrin midis shqiptaresh ketej dhe andej kufirit.Te jete i sigurt qe po shpenzon kot energji,e mos kujtoj se do tja fale kush,oret e shpenzuara te shqiptarve per te kundershtuar jo projektin,por zbatimin e ketij projekti antishqiptar.Ministrat shqiptare te FYROM-it thane :Nqs Tirana zyrtare thote “Jo”,atehere ky projekt nuk mund te perfundoje ndertimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje