Një projekt energjitik i qeverisë së Maqedonisë mbi kaskadën e Mavrovës, që synon përmirësimin e punës së tre hidroçentraleve ekzistuese dhe ndërtimin e një hidrocentrali të ri, ka ngjallur debate kohët e fundit si në Maqedoni edhe në Shqipëri. Kundërshtimet në Maqedoni vijnë nga banorët që jetojnë përeth zonës së prekur si dhe për shkak të shqetësimeve mjedisore, meqë hidroçentrali pritet të ndërtohet në një park kombëtar. Në Shqipëri, shqetësimet janë shkaktuar nga mundësia e prekjes së ujërave të kaskadës së Drinit. Në projekt është përfshirë edhe Banka Botërore, e cila po ndihmon qeverinë e Maqedonisë me kërkesë të kësaj të fundit.
Zyrtarët e Bankës Botërore, i thanë Zërit të Amerikës se përgatitjet, si për projektin teknik, ashtu edhe për studimin mjedisor, janë në faza të avancuara, ndonëse ende në nivel kunsulentësh.
Projekti drejtohet nga Kompania Hidro-Energjitike e Maqedonisë.
Banka Botërore thotë se do të merren të gjitha masat, që në se projekti realizohet, të respektohen standartet më të larta mjedisore në përputhje me politikat e Bankës Botërore dhe të Bashkimit Evropian.
Pasi të merret propozimi i konsulentëve për projektin përfundimtar, ai do të rishikohet nga Kompania Hidro-Energjitike, nga një panel ekspertësh të pavarur dhe nga Banka Botërore.
Më pas, projekti do t’i nënshtrohet një diskutimi publik. Ky diskutim, sipas zyrtarëve të Bankës, do t’u shtohet konsultimeve që janë duke u kryer aktualisht me komunitetet e prekura në Maqedoni, si pjesë e punës përgatitore.
Përsa i përket shqetësimeve në Shqipëri lidhur me devijimin e lumit Radika dhe ndikimin në kaskadën e Drinit, zyrtarët e Bankës Botërore thonë se në bazë të informacionit që kanë ata, Shqipëria dhe Maqedonia kanë një marrëveshje për administrimin e ujrave, në bazë të së cilës Shqipëria ka rënë dakort që Maqedonia mund të devijojë një sasi ujrash deri në 8 metra kub për sekondë, nga lumi Radika, për në lumin Vardar, dhe sipas Bankës, ndonëse projekti nuk është finalizuar, me ato që dihen deri tani, devijimi do të jetë shumë më i ulët se kaq.
Banka Botërore thotë se gjatë viteve të kaluara ajo ka marrë kontakte me banorët e Dibrës rreth hidrocentralit të Fushës së Lukovës, do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen. Për momentin Banka Botërore ka ofruar 3 milion dollarë për studimet teknike, mjedisore dhe sociale të projektit.
Kur na qenka bere BANKA BOTERORE,qeveri mbi qeverite???
Aha dmth paska projekt sepse Rama na tha qe nuk kishte asnje projekt – furtune ne gote uji
Per Shqiperine behet fjale per nje burim jetik jo per sot por per mijera vjet qe vijne, per kete nepunese behet fjale per nje arritje ne CV e saj. A mos ka ardhur rasti qe te shihet ekzistenca e Maqedonise jo vetem nen prizmin nacional dhe ate te paqes por edhe ne spektrin e respektimit te te drejtave nderkombetare dhe ate ekonomik. Nese Shqiperise i priten edhe burimet ujore, po ti shtojme dhe managimin po ashtu tragjik te te gjitha burimive natyrore dhe njerezore atehere Shqiperia gjendet perball nje krize atrificialisht te sajuar, me qellim provikimi.
.ASNJE RREZIK PER INTERESAT E VENDIT
Banka Botërore nxjerr mashtrues Kryeministrin Rama në lidhje me projektin e Maqedonisë për devijimin e lumit Radika. Ndërsa Rama ka mohuar për të disatën herë, madje edhe dje nga foltorja e Parlamentit se nuk ekziston një projekt i tillë, Banka Botërore ka konfirmuar mbrëmë se po, ka një projekt dhe se ajo është duke diskutuar me palën maqedonase mbi realizimin e tij. Zyrtarët e Bankës Botërore në Shkup i thanë Zërit të Amerikës se, me kërkesë të qeverisë së Maqedonisë, Banka Botërore po punon për projektin energjitik të “Fushë Lukovës”, i cili synon përmirësimin e punës së hidrocentraleve egzistuese dhe ndërtimin e një hidrocentrali të ri. Banka Botërore është duke bërë ende vleresime për projektin e paraqitur që prej vitit 2011, e sipas të cilit, sasia e ujrave që parashikohet të devijohen në kaskadën e Mavrovës do të jetë më e vogël se 2 metra kub për sekondë
Zoti/zonja kot fare (?) Ju lutem si bashkëqytetar: lexojeni mirë fjalën e BB e mos jepni gjykime të shpejtuara e të pa baza, nëse doni ta “akuzoni” Ramën gjeni ndonjë argument që qëndron, se kështu nuk ngjit akuza. Nëse jeni kot fare (sipas pseudonimit) pastaj është punë tjetër, por nuk e keni vendin mes atyre që janë plot fare.
Sapo qeverria Shqiptare e deklaroj te paqen nji “Projekt” te tille ,
por si per cudi gazeta tema ,mesa duket kerkon qe ajo shashke hedhur mbi lume te vazhdoj te degjohet gjate per veshet e shqiptareve !
Natyrishte te tilla shashka ka patur e do vazhdojn te jene prezente ne mendjet e qytetrit shqiptare ,per te bere qe ai mos te shikoj cfar ka per te rregulluar ne jeten e vet ,ne te perditeshmen dhe shikoj perpara ne te ardhmen ,por te mebetet perng e idiotesirave pa vler qe dikush i furnizon panderprer dhe jo rastesishte.
Mua s’do me vinte keq nese qytetaret shqiptare do binin ne te tilla ,
lojra qesharake ,por me ka cuditur fakti qe edhe vet qeverritaret tane i dhane gjithe kto dite nji rendesi te madhe nji lajmi te tille ,i cili ndoshta sdo duhej aspk te perbente ndonji shqetesim e interesim kaq te madhe per te ,por ta trajtonte si dicka te thjeshte duke vepruar pa sh zhurme . A thua ska pune me te rendesihme nji qeverri ,sesa te merret disa dite me nji Gure Hedhur ne Lume qellimishte per tu tallur me shqiptaret !
Mjaft me BANKAT!
Jane keto institucione, shkaktaret e KRIZES BOTERORE!
Dhenia e kredive nga ana e tyre, synon te pastroje arkat dhe kredite e tyre nga MILIARDERET E FSHEHUR…
Nuk jane te pakte politikanet bellkanas qe kane fshehur leket dhe tani BB kerkon tua pastroje.
Banka Boterore mund edhe te kete KREDI TE PISTA, per te cilat duhet te jaspin llogari QEVERITARET E RENE NGA PUSHTETI, dhe jo TE PAGUAJNE POPUJT DUKE PRISHUR EKOSISTEMET E SHTETEVE TE TYRE.
Banka Boterore me keto replika, po provokon PAQEN DHE MIRKUPTIMIN NDERSHTETEROR.
Qeverite e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise e Greqise DUHET TE BEJNE TRANSPARENCEN E KESAJ QE PO NDODH ME RADIKEN
Ka një projekt-propozim, por jo një projekt të vendosur, duhen kuptuar mirë gjërat, jo duke hedhur shashka që i interesojnë Saliut.
Nëse miratohet ai HEC në kundërshtim me in teresat e Shqipërisë, atëherë do na japin një argument që në bashkëpunim me Kosovën ta kthejmë këtej që në burim Radikën, duke e bërë të mos ketë fare Radikë.
Po kjo vete eshte maqedonase,per c’fare BB flisni?Kjo shef dhe mbron interesin e Maqedonise
Kjo qenka kurv tjeter beogradi
Or populle po punon per prijektin jo per ndertimin. Do mbaroj projektin do ja paraqesi qeveris maqedonase pastai qeveris shqiptare po nuk qe i pranushem per palen shqiptare duhet te thoj JO pala maqedonse thot ne è bejm JO se beni Jo e bejm pastaj ne gjykate etj etj. Po kjo normal qe qeveria e maqedonis esht ne toke te saj prijekte do bej nqs jan ne konflikt me marveshjet nder kombetare ateher qeveria shqiptare duhet te reagoj po jo keshtu hidh ca politik nje gur ne lume e njerzit ne protesta.
Po qe nuk e ke keq ti?
A shkojme bashke te na japi Banka Boterore ca leke?
Kam nje projekt per te thare Liqenin e Prespes e ta mbjell me rrush.
Ngaqe aty sk ame peshk…pse mos pime vere??? Si thu do e miratojne?
Po ca thu me lale???
Jo cdo budallallek mund te pranohet kaq kollaj, aq me teper tani qe u be ceshtje ndershteterore….
Perderisa Rama ka thene qe ska projekt nuk e kuptoj pse vazhdoni e merreni me kete lajm. I harruat armet kimike? Deri ne fund sipas Rames nuk kishte asgje te vertete.
Po ngrijeni nivelin e arsyetimit o shqiptare – te besj nje projekt propozim ne leter, qe mund ti interesoje disave ne shkup dhe ca kredi-dhenesve te zyra rajonale e BBse nuk do te thote qe do te implementohet. sa projekte te tilla ka qe hidhen ne leter e nuk e shohin driten. psh. Sala i beni ca projekt dokumente per central berthamore ne shkoder dhe vlore po nuk e pane driten kurre.
Rroft partia komuniste dhe shoku enver hoxha.Te Gjithe keta dylbere qe sot cirren per atdheun kane 24 vjet qe e kane shitur .Vetem pksh e ka mbrojtur dhe do ta mbroje gjithmone atdheun.
POSHTE PROJEKTETE QE VJEDHIN LUMENJTE MALET FUSHAT BREGDETET DHE DETET SHQIPTARE . POSHTE PUSHTUSIT E e formave te reja 1
Ne Maj te 2010 projektin ,Fusha e Llukoves,e ka nenshkruar ministri i ekologjise Nexhati Jakupi dhe ish kryetari i Dibres Dr Argetim Fida(doktoraturen e ka blere 15.ooo euro te Petrit Bare ne Tirane).
Projekti eshte i kohes se Sali By.. ketij ti kerkohet llogari nga Aldo By dhe gjith ata qe hiqen se u dhimsen intrresat e vendit.