Në Bruksel ka filluar shqyrtimi i kapitullit të 35-të për Kosovën, si pjesë e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Ky kapitull është i rezervuar për procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, raporton KTV.
Qëllimi i këtij takimi është që të bëhet analiza e përparimit të deritanishëm të dialogut dhe të përcaktohen sfidat e ardhshme në këtë rrugë.
Ministri pa portofol i Qeverisë së Serbisë, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandër Vulin ka thënë se pret që në këto bisedime të vlerësohen interesat legjitime të Serbisë.
I pyetur që të zbulojë ndonjë detaj lidhur me kapitullin 35, Vulin tha se kjo s’do të ishte korrekte.