Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut të mbahen më 23 shkurt.
“Shpalla 23 shkurtin datë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka shkruar Presidentja në Twitter.
Zgjedhjet në komunën e Mitrovicës së Veriut mbahen pasi kryetari i zgjedhur nuk pranoi ta nënshkruajë betimin në një fletë që mbante stemën e Republikës së Kosovës.