Vdiq vajza që u godit me plumb qorr natën e Vitit të Ri

17 Janar 2014, 17:04Rajoni TEMA

Ka vdekur Shpresa Kastrati nga Peja, e cila u plagos me një plumb qorr natën e ndërrimit të moteve.

Kjo është bërë e ditur nga burime te Kosovapress-it, sipas të cilëve thuhet se pas disa javësh në gjendje kritike, vajza në orët e para të mëngjesit kishte ndërruar jetë.

Shpresa Kastrati, u godit me një plumb qorr teksa qëndronte në ballkonin e shtëpisë së saj, pas orës 24:00, ku plumbi preku pjesën e kokës, përkatësisht trurin.

Ajo ishte dërguar menjëherë drejt Qendrës Emergjente të Prishtinës, por gjendja e saj kritike nga marrja e plumbit qorr ia shkaktoi vdekjen.

Ky është një ndër rastet e shumta që sjellë viktima nga festimet e pakontrolluara në vendin tonë.

4 komente në “Vdiq vajza që u godit me plumb qorr natën e Vitit të Ri”

  1. sazan says:

    Plehrat qe marrin jete njerezish kot

  2. skype2 says:

    o tema …
    ju jini dhe gazetare dhe duhet te dini vete keto gjera.
    Ne vend te fjales VDIQ mund te perdorni edhe shprehjen “eshte ndare nga jeta”
    e pra, behuni pak me shum profesionale

  3. TASO says:

    Me peqen sygjerimi me larte,gazetaret duhet te dalin nga terminologjia e vjeter.DHe shtoje qe injoranca vret diten e festes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje