Donika Gërvalla: Në dosjen e vrasjes së babait ka edhe emra të qeverisë aktuale

15 Janar 2014, 20:26Rajoni TEMA

Donika Gërvalla, vajza e Jusufit, i vrarë para 32 vitesh në Gjermani, ka thënë se në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ka emra edhe të qeverisë aktuale.

Ajo nuk ka përmendur emra, por ka thënë se shteti gjerman është duke u vazhduar hetimet.

“Emra të zyrtarëve të qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore”, ka thënë Donika në Rubikon të KTV-së.

“Përmenden në dosjen hetimore”, ka shtuar ajo.

Donika ka thënë se Jusuf e Bardhosh Gërvallën si dhe Kadri Zekën i ka vrarë UDB (Sigurimi Shtetëror i Serbisë).

“Atentati ishte kryer nga një grup profesionistësh nga struktura të UDB-së”, ka thënë ajo.

“Unë nuk kam njohuri për emra të tillë. Drejtësisë gjermane duhet të lihet t’i zbardhë faktet”.

Donika ka folur edhe për situatën politike.

Ajo ka kritikuar qeverinë e Kosovës e ka ccuar Kosovën në nivelin e shteteve afrikane.

“Qeveria e Kosovës i ka dyert e mbyllura në Gjermani”, ka deklaruar Donika.

Donika ka thënë po ashtu se veriu i Kosovës po shitet nga qeveria aktuale./EXPRESS

27 komente në “Donika Gërvalla: Në dosjen e vrasjes së babait ka edhe emra të qeverisë aktuale”

  1. Donika, ti sulmosh te gjithe te tjeret dhe te mbeshtesesh Isa Mustafen qe bente pjese ne qeverine e fundit qe Millosheviqi arriti ta ndertoj ne Kosove kjo nuk te bene nder. Ti je aq e vogel sa te te tem se po e korit emrin e babait. Ai ishte gjigant

  2. Berati says:

    DONIKA ME LEXO ME VEMENDJEKOSOVA PER 1OOVJET NUK BEN DOTE SHTET DUHET TE INTEGROJE NE TE JGITHA FUSHAT E JETES KINI MANGESI NE SHTJELLIMIN E FAKTEVE NEKAPJEN E TYRE DHE VENIEN NE PRAKTIK SE INI NJEREZ ME TIPARE QE VINI NGA ZONA RURALE DHE DONI SHUME KOHE QE TA NDRYSHONI KETE PAMJE QE TE VINI TEK KOHA ESOTME

    1. marin says:

      Ua mor berati! Po ti mor zog gomari nga vjen? Dhe po i na tregoke Donikes ti se sa vjet do i duhen Ksoves te rimbekembet se vine nga fshati. Po per Shqiperine tone cke per te thene qe na drejtoi si i deshi qefi fshatari i vicidolit dhe ne e duruam per 23 vjet? Ke ndonje koment per kete?

    2. Boletini says:

      Berat,nuk befasohem me thenjen tende,kur dihet se Berati,nese je nga ky vend,ishte nen Car Dushanin dhe eshte quajtur Belgrad.Je fare mbetjeje shoveniste serbe.Kosova,po i bene 6 vite shtet dhe ia kalon shume shteteve te Ballkanit.Mos genje si bajge Lazarati.E tera UCK ishte nga pjeset rurale,sepse tradhetaret si ti ishin veshur si femerat ose rrishin duke pire kafe me shovenistet serb ne Prishtine,Gjilan,Mitrovice,Gjakove etj.

  3. astrit jegeni says:

    Nw arkivin e ish Ministrisw sw brwndwshme tw Shqipwrisw ka njw dosje tw aktivitetit e vrasjes sw grupit tw Jsuf Gwrvallws.

  4. Drenicak says:

    E i mjer Jusufi kane ka lane pasardhes!
    Donika e din qe gazetari i gazetes Rilindja i derguari u UDB ne kryeqytetin e atehershem Bon ka qen Jusuf Buxhovi dhe ai ka pas oer detyr qe ta percjell aktivitetin e Jusuf Gervalles dhe dihet oerfundimi ky u avansu ne gazetari dhe politik.
    E kuotoi ne kend aludon Donika ne qeveritar ne Bexhet Pacollin mund te jet e vertet por Donika ka urrejtje te smur kunder UCK.

    1. Ymeri says:

      Po mire shume, atehere ti si pakse arritur ta dish, se te diheshin gjerast e tilla, nenkupton se edhe ti duhej te kishe qene i impkikuar ne UDB.

    2. Boletini says:

      Or drenicak me bisht,Jusuf Buxhovi,nuk ka qene fare ne at kohe ne Gjermani.Jusufin dhe te tjeret i vrau UDBA jugosllave dhe ajo kroate.Pritet qe se shpejti te deshmohet.Ndersa,z.Donika,nuk ka te drejt te njollos figurat e ndritura te kombit qe luftuan me pushke ne dore kunder shovenistve serb,derisa kjo dhe familja e saje merrte ndihma nga diktatori Enver Hoxha.Dihet se Jusufi ishte marksist leninist dhe kishte lidhje direkte me sigurimin shqiptare.Per te gjitha keto dine te flase edhe shoku i ti Ibrahim Kelmendi,pasi at nate kishte ardhe special nga Zvicrra ne Gjermani.

  5. Katoti says:

    Fatkeqsisht që nuk i kemi të tilla gra në pozicione udhëheqse, ku pas pak kohe do ndiheshim krenar gadi të gjith, me perjashtim të atyre që ia vran Babain.

  6. leona says:

    Kjo vajza ketu nuk ka lidhje me politik e ma se paktu me politiken ne Kosove. Mbeshtet Isa Mustave kur ai ishte ne at qeveri qe dha urdher per vrasjen e atyre.
    Rasti i Isufit Bardhoshit e Kadri Zekes jan te mbyllur qe moti ato jan ne aktet e e te pa zbardhs qe jan shkatuar nga sherimieve sekrete te shteteve te huja.
    Lum nana e e tyre qfar djemsh kan pas e kuku per ta qfar mbese ka len.

    1. Ymeri says:

      Edhe ke ngelur ti analfabet a analfabete cfre race qenke, ta mesosh Doniken, hahahahahaha injorant-e, . Vete shkrimi yt tregueka se cfare niveli paske.

  7. ismeti says:

    schwarz e ka mbiemrin jo gervalla .luci ja ka hup krejt patriotizmin e rrem

    1. Ymeri says:

      Ik opr truthare. Ani si thua ti, te martohet me sojin tend a? Injorant. Analfabet. Nuk ditke ta shkruash nje fjale te sakte shjqipe e do ta mesosh ate.

  8. babec says:

    Ore komentues fashist te ndyre!

    Donika Gervalla Schwarz eshte nder per shqiptaret!

    Pjesemarrese e greves se urise te studenteve te universitetit Enver Hoxha te Tiranes, per heqjen e emrit te diktatorit nacional komunist dhe revizionimin e figures se tij!

    Mbeshtetese qe ne 90 e luftes per çlirimin e Kosovës! Lufta nuk filloi ne 98! Shqiptaret e kosoves jane stervitur ushtarakisht qe ne 92 ne Shqiperi!

  9. toni says:

    Mire qe ka vdekur e nuk shikon ca ka lene mbrapa heroi Grevalla.Qe te kuptoj se cfare tipi eshte mjaft qe marr vesh se ka hyre ne greve per rrezimin e shtetit ne Shqiperi dhe hedh balte mbi shtetaret e Kosoves. Turp po te pakten te kish falenderuar ate sistem qe i afroi shtepi dhe i shkolloj ne Shqiperi.Ne Tirane njiheshin si femijet e te vrarit nga UDB dhe respektoheshin shume.Nje vella ne mos gaboj quhej Jeton punonte ne insitutin e kultures popullore.Nuk eshte e veshtire te kuptosh ndjenjat anti shqiptare qe ka.

    1. babec says:

      Prisni se do shikoni qe dhe sigurimi i Nexhit, se truri enverit tuaj debil ishte kthyer ne çaj, ka kontribuar jo pak ne kete vrasje politike…

      Trajtimi i familjes ketu duket si nje operacion diversiv banal, i SSH.

      1. babec says:

        Mos harroj; ky monstra juaj envua, ju shiste natedite! Nga 56 e ketej ju shkembente ne kufi me te arratisurit e ketej kufirit te diktatures!

        81 i korrespondon VVrasjes se Mehmetit!

        Mendohu!!!!!!!!

  10. lirimi says:

    leona ,nena e Jusufit dhe Bardhokut ka qene malsore e vertete ne kuptimin pozitiv.Ajo shume u merzit kur ne rivarrimin e djemeve te saje nuk u ftua TMK (mori pjese I.Rugova),ashtu si ndodhi me rivarrimin e Kadri Zekes i cili u rivarros me nderime ushtarake (TMK),I.R nuk mori pjese.Tre deshmoret qe u vrane bashke u varrosen bashke ne Gjermani ketu ne Kosove politika e LDK i ndau,per shkak te insistimit te I Rugoves.Une e kam pa nje interviste ne TV me nenen e Donikes ,sa vrere ka vjelle ajo kundra Shqiperis,lirisht munde te theme se eshte bukeshkelese.Donika me keta qka deklarone ketu eshte nje e manipuluar,ose shkurt kesaj i thuan PUNE SHTRIGASH.

  11. lal krosi says:

    Kete Doniken e mori shteti i Enver Hoxhes ne 1981 nga Gjermania bashke me te amen e vllaznit e vet, se ngelen rrugve kur i vran baben. I kan marr me porosi direkte te Enverit. Ju dhan shpi e katandi mu te blloku ne Tirane. Ne Gjermani do kishin ngel vetem me brek se na te gjith e dijm sa te ndihmon diaspora jon heroike kur te ka ngec kamba ne mut. Shteti i athershem ju ka dhan shkolle meqense ishin jetima e bij deshmori. Ne shkurt 1991 kjo bashke me vllaun e saj u futen te greva e uris se studentve kunder emnit te Enverit. Kaq per Doniken, karakterin e saj dhe te familjes se saj.

  12. kosovari X says:

    Lal Krosi nuk tè heq asnjè presje…!
    Kjo ,si dhe nèna e saj janè mosmirnjohès e theksoj MOOOSMIIIIIRËËËNJOHËËS!

  13. Luani says:

    Të vetmit banorë të Kosovës të cilët nuk flasin sot keq për njëri tjetrin në mjetet e informimit janë fundamentalist dhe nacionalistët e disa kombeve të huaja të cilët jetojnë aty dhe janë betuar kundër nesh. Shqiptarët sytë njëri tjetrin dëshirojnë të ja nxjerrin.

    A ka ndonjë shqiptar i cili me të vërtet ka qenë dhe është në gjendje të na udhëheq neve si komb pa qenë “shqiptar i ndyrë” dhe “spiun i huaj”.

    A mos është hedhur ndonjë helm biologjik i cili ka nxitur kaq shumë urrejtje tek shqiptarët për njëri tjetrin?

  14. Kacaki Junior says:

    Mbasi qe gazeta Express jua mbylli deren komentuesve, tani te njejtit e paskan vershue gazeten Tema. “Good luck” gazeta Tema!

  15. Ilirjan says:

    Te perpiqesh te dale e verteta e vrasjes se babes, eshte nje detyre qe po se e kryen, ke plotesuar, ndonese pak, kauzen per te cilen luftoi Josuf Gervalla.
    Por fakti i pjesmarrjes tende ne greven e urise se studenteve per heqjen e emrit Enver HOXHA nga Universiteti i Tiranes, eshte nje mungese teper e rende, e stermadhe, e karakterit tend, qe i ka levizur eshtrat babes tend Josuf dhe te shokeve te tij, Bardhosh dhe Kadri. Duket sikur ke reflektuar me angazhimin tend per zbardhjen e se vertetes se asaj ngjarjeje teper te rende, per familjen tuaj por edhe per ceshtjen shqiptare, per Kosoven.

  16. Arjana says:

    Nje zemëre të ciles i mungon mirënjohja ështe si llampa e vajit pa fitil, nuk ndizet! Në fillim te viteve 80-te familja e patriotit të nderuar , dëshmorit Jusuf Gërvalla u mor nga autoritetet shqiptare të asaj kohe nga kampet e refugjatëve ne Gjermani dhe u vendos në Tirane në nje apartament te madh luksoz në zonen e bllokut! Kujdesi per këte familje ishte shume i vecantë nga zyrtarët më te larte te shtetit ! Në atë kohe kishin filluar të mungonin artikujt ushqimorë , ndersa kjo familje me porosine e vete Nexhmije Hoxhes furnizohej cdo dite rregullisht nga magazina e ushqimeve te bllokut me cdo gje që mungonte në treg! Familja Gërvalla trajtohej me nje pension shume te larte me vendim te vecante qeveritar! Bashkeshortja e Jusufit Suzana erdhi me shkolle fillore dhe në nje kohe shume te shkurter ju mundesua perfundimi i universitetit për histori! Fëmijet gjithashtu u arësimuan ne deget që ata dëshironin!Gjatë kesaj kohe kur popullata e Tiranës levizte me mjetet e sherbimt urban, kesaj familje i sigurohej kjo levizje me veturat e parkut të delegacioneve! Pjese e ketij kujdesi ishin dhe vizitat e Nexhmije Hoxhes dhe zyrtareve te tjere të larte ne shtëpinë e saj. Me rastin e dites së 1 majit të vitit 1982 , Donika u ngjit në tribunën e udheheqjes së lartë të vendit dhe i dhuroi Enver Hoxhes nje tufe me 75 karafila të kuq! Trajtimi i kësaj familje nuk kishte asnje ndryshim prej familjeve të bllokëmeneve në të gjitha drejtimet! Kjo familje ishte pjese e sundimit komunist dhe shfrytëzoi në maksimum të gjitha privilegjet e dhuruara nga udheheqja e lartë komuniste! Qendrimet e bashkeshortes së Jusuf Grevalles, Zanes dhe fëmijeve të saj ishin tejet negative kunder UCK-se dhe luftes së saj! Deklaratat e tyre per këte luftë sikur dilnin nga goja e zyrtarëve dhe ushtarakeve serbe te Milloshevicit dhe jo nga goja e familjarëve të patriotit dhe deshmorit të lirisë Jusuf Gërvalla! Kjo familje u shfrytëzua nga regjimi “demokratik” edhe me deshirën e tyre të plote për të ushqyer nje politikë percarëse në Shqiperi dhe Kosovë!

  17. mali says:

    Kosova nuk ka pas kurr qeveri ma kriminale e banditeske se sot. Shqipnia nuk ka pas kurr qeveri ma vizionare e te pergjegjshme se sot!

  18. Musa says:

    Sa për vrasjen e të madhit Jusuf Gervalla dhe shokve të tij do të zbardhen heret apo vonë por ndoshta do të jetë vonë dinimin e merituar të kriminelve, Për hirrë të Jusufit, Donika e ka vendin në Kryesinë e Partisë Republikane të Kosovës (PRK), kuptohet nese ajo e pranon programin dhe statutin e PRK-së une i kam pëcjellë me kujdesë prononcimet e saja në TV-të Gjermani dhe gjithnje ka shkelqyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje