Rama: Bashkimi ka ndodhur, tani duhet ta materializojmë

13 Janar 2014, 19:51Rajoni TEMA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e vlerëson takimin e dy ditëve më parë në Prizren gurthemel i cili shumë shpejt me angazhimin e dy qeverive do ta bëjë Shqipërinë dhe Kosovën hapësirë të integruar shqiptare në ekonomi, jetë sociale, kulturore etj. Kështu ka deklaruara në intervistën dhënë për emisionin “Zona B” të “Klan Kosovës”, kryeministri Rama, menjëherë pas përfundimit të takimit të dy qeverive.

“Bashkimi ka ndodhur dhe na takon neve ta materializojmë me strategji të përbashkët kombëtare. Ky është një moment ku hapet një faqe e re në marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri”, ka thënë Rama.

Ai konsideron se vite më parë ky takim do të ishte i pamundur.

“Ka pasur shumë rrugë për të bërë, shumë dhimbje, dhe shumë zhgënjime, dhe sot është dita për të thënë se jemi përpara një rruge të re”, ka shtuar Rama.

Ai vlerëson se do të ketë njerëz që do t’i akuzojnë pse nuk po e heqin kufirin, ta bëjnë Shqipërinë edhe Kosovën një republikë.

“Por të dyja këto qasje janë larg qasjes sonë, qasja jonë është realiste dhe strategjike me një frymëmarrje afatgjate dhe jo me një frymëmarrje të shkurtër për konsumin e frikës apo të pasionit nacionalist të momentit”, ka thënë Rama.

I pyetur pse ky takim nuk u realizua në nëntor të vitit të kaluar, ashtu siç ishte planifikuar, ai tha se takimi është shtyrë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, në mënyrë që të mos kishte ndikim të mundshëm elektoral. Për këtë takim, Rama tha se ka hapur një rrugë që nuk është as e Hashim Thaçit e as e Edi Ramës. “Por është rrugë e të gjithëve e cila do të vazhdojë”.

Në pyetjen se marrëveshjet e arritura në këtë takim në Prizren a do të mbesin vetëm në letër, Rama tha se “kanë të drejtë skeptikët të mendojnë ashtu për arsyen e thjeshtë, sepse nuk nisen nga hiçi, por nga një traditë e cila rrezikonte të kthente në rutina takimet tona ku flitet për atdhe, Skënderbe dhe asgjë tjetër”.

“Por sot kemi bërë një mbledhje pune që ka zgjatur thuajse 3 orë ku ka pasur një sërë pikash në agjendë me 12 çështje, dhe kemi pasur ministrat e ngarkuar për të folur, dhe mbledhja e ardhshme në Vlorë ku do të jetë vazhdim i kësaj pune të dy qeverive si një qeveri”.

Rama tha se ky është synim për një hapësirë strategjike që e konsiderojnë të përbashkët ku ka dy shtete dhe një komb. “Kemi marrë një vendim për linjën 110 kilovolt për zhbllokimin e punës për interkonjeksionin, që ishte katastrofë e dëmshme, s’dua ta them antikombëtare, sepse s’dua të besoj që ishte e tillë”, ka shtuar Rama.

Sa i përket problemit të sigurisë energjetike, sipas tij, vetë tregu është kompleks. Ai foli për potencialin hidrik, projektin e gazifikimit që të përfshihet edhe Kosova.

“Një autoritet i përbashkët do të na ndihmonte shumë, ju keni thëngjillin ne kemi ujin, lidhja e përbashkët na jep shumë avantazhe dhe është një sfidë që jam i bindur që do ta fitojmë”, ka thënë Rama.

Ai është i bindur se janë hapur disa perspektiva të tjera dhe shumë të tjera që mund të hapen.

“Ka ndryshuar qasja dhe sot ka pasur afrim këtij ndryshimi rrënjësor. Do të shkojmë përtej lehtësimeve tregtare dhe do të shkojmë drejt bashkimit doganor hap pas hapit”, ka shtuar Rama.

Ai përmendi edhe ofertën e njësuar turistike, me mundësitë detare që ka Shqipëria dhe hapësirat malore që ka Kosova, sipas Ramës, ka potencial shumë.

Në pyetjen pse nuk kemi një zonë të lirë doganore, Rama tha se janë të gjitha çështjet në diskutim, puna është konkrete, ka objektiva, faza etj.

“Në mbledhjen e Vlorës do të bëjmë bilancin e punës që është bërë dhe asaj që do të mbetet të bëhet nga të dyja qeveritë”, ka shtuar tutje Rama.

Sa i përket vizitës së tij të mundshme në Beograd, Rama tha: “Do të shkoj në Beograd me dorën e shtrirë të bashkëpunimit mbi rrugën e shtruar të paqes. Dhe ne duhet vetëm që mbi këtë rrugë të ndërtojmë bashkëpunim të krijojmë marrëdhënie për mirëqenien e dyanshme të popujve tanë, të prodhojmë më shumë Evropë brenda nesh dhe mes nesh, të mos u përcjellim gjeneratave tjera atë që boll u përcoll gjeneratë pas gjenerate në formën e një ndasie që prodhoi shumë padrejtësi dhe prodhoi shumë gjak, fatkeqësisht për shqiptarët”.

Dhe, sipas tij, arsye për të qenë krenarë me Kosovën është kjo, që pavarësisht asaj që kaloi kur u trajtua si pakicë për t’u shtypur dhe spastruar në momentin që Kosova e fitoi pavarësinë u vu në dispozicion të forcës që mbron dhe promovon paqen.

24 komente në “Rama: Bashkimi ka ndodhur, tani duhet ta materializojmë”

  1. kaurri says:

    Bashkim…po
    Njisim…..JO.

  2. ore le te thone cte done, por keta nuk po bejne asgje per armet kimike
    http://dielli.al/lajme.php?id=33544&k=71

  3. A LESHI says:

    Ksaj i thone?Bashkim pa zhurme.Ashtu qe komshijte si qente e qartur,me par ti vaksinojme…….

    1. raimond vlonjati says:

      Kjo ishte levizja me e bukur politike qe eshte bere ne favor te Bashkimit me Kosoven ne keto 23 vjet…..dhe Sala ngeli si mut tani qe na hiqej si patriot.

      Pavaresisht ca thote Edi ,ky takim vuri themelet e te ardhmes se perbashket me Kosoven….

  4. ganiu says:

    Ik o edo se ta liruan xhelalin e zi sot ai soolaku me bashkeshorten e tij qe ka ore 15 mije euro!!! Mos u merr me politike se nuk paske kellqe. Te dhame 1 milion vota per te cuar ne burg rracen e ndyre kriminale te sali berishes dhe te zagareve dhe krimineleve te tij ti merresh me lloqe, per me teper vjedhjen e hajduteve te saliut ne vend qe tua marresh atyre leket po na detyron te paguajme gjoba te paqena. edvini e ke humbur davane me popullin. Kaq e pati rilindja jote, helbete ajo vdiq qe kur u bashkove me lirken e floririt me 1 prill. Moderatori nxirre kete komentin dhe mos mbani edhe ju anen e edvinit????

  5. toni says:

    Zoteri ne duam drejtesi ne shqiperi,car dreqi don ti me kosove,leri rehat,e fillo reformat ne ddrejtesi ti ate bej

    1. Tironsi2 says:

      Prizreni nuk ishte kurrfare bashkimi.Ky takim ishte nje detyre qe duhet kryere nga Brukseli,per te marre statusin kandidat.Tani do vazhdojne takimet tjera me Maqedonine,Malin e Zi dhe me vone edhe me Serbine.Asnjehere e majta bolshevike nuk ka bere bashkim te trojeve etnike.Ka bere vetem ndarje,percarje,vrasje,persekutime,arrestime dhe traumatizime te atdhetareve te devotshem.Reformat jane kusht per ne BE>Ku na mbeti Lazarati,Kolumbiae vogel ballkanike?Po krimet e perditshme,trafikimet e droges,klandestinve,gjakmarrjet,mbylljet neper burgjet shtepiake!Per keto jemi te paret ne Europe.Nuk na dojne keshtu sic jemi,duhet bere shume,akoma edhe me shume.Ti lajme ato euforia bashkimi,sepse as Kosova nuk don bashkim.Hajnat shqiptare cdo dite vjedhin kabllo nga Rruga e kombit ne Kosove.Nuk jemi ne te gatshem te bashkohemi me askend.Jemi prapa te gjithve.Ka kater vite qe ne vet bllokojme statusin kandidat!

  6. Shqiptari says:

    Na cate trapin me Kosoven.

  7. Gjergji says:

    Cfare lesh bashkimi!

    Ky Rama ngaqe nuk eshte ne gjendje te punoje per ekonomine se aq e ka kapacitetin intelektuar dhe krimin e korrupsionin nuk po i lufton se ska interes po mundohet tiu terheqi vemendjen njerezve me tema kosove e patriotizmi fiks si ajo sorra kuq e zi.

    Jepju njerezve pune e lufto korrupsionin se kufijte e turqit e kosoves nuk hahen dhe nuk i hyjne njeriu ne pune.

    1. Karatafutis Pashas Bushates says:

      @Gjergji. O Gjergj, ke selame nga Lep*idhka e Spartes!

  8. Coni/Jug says:

    Bravo per komentet e mesiperme.Cdo serb do ti kishte zili!

  9. kolonjari says:

    E gjergji korofillaku u prish shume pune bashkimi ju grekerv por per fatin tuaj te keq po KRYET BAC Sipas studimeve te KGBse ruse brenda vitit 2025 behet shqiperia e madhe,maqedonia na puth doren,e greqia behet 2 shtete ,grekerit me qender athinen,e shteti vllah me qender selanikun.Me nuk do kete emer ellada por do quhet arvanitogrecia. P E R I S T I K A qirio gjergji.

  10. dashamiri says:

    Edvino keshtu si po vazhdon shume shpejt do te veme hune,per kete te jesh i bindur se nuk ka me budallenj sot.Ty ketej dhe atij andej ju ka ngel populli pa buk e ju doni dhe bashkim,nuk ecin me demagogjite po shtroju punes se nuk i ha njeri keto gjera sot.

    1. Zigur Qarri says:

      Pikerisht bashkimi sjell me shume pune dhe buk,bashkimi nuk e men buken,por e shton,si puna klienteles.Ekonomia e vogel mbetet shtojce e ekonomive rajonale.Nje treg i madh esht me i sigurt dhe terheqes per investitore serioze.Problemi me i madh i ekonomise esht baza per te ardhmen dhe jo te kthehemi dhe te sterkthehemi perseri nga e para.
      Bashkimi me Kosoven nuk esht vetem nje enderr nacionaliste por edhe nje qellim per sa me shum te mira materiale dhe kete ta mundeson tregu i madh,pasurite natyrore te shumta dhe potenciali i madh njerezor.
      Gjithesesi gjerat nuk behen me sot dhe neser,por te pakten te vihen ne vije gjerat.Mendoj se ky esht nje fillim i mbare dhe per tu pershendetur.

  11. MC says:

    Me buk o pa buk, bashkimi duhet te behet.Reagimet e Serbeve sot ishin se kjo mbledheje e dy qeverive don te thote Shqiperi e madhe,kurse javen e kaluar per mbledhjet e dy qeverive serbe dhe maqedonase askush nuk tha se sjo i ngjan nje Serbije te madhe,prandaj me habisin disa komentues se si shprehen ne kete forum.Une per vete uroj dhe deshiroj qe bashkepunimi te vazhdoje dhe me nje intensitet edhe me te madh qe armiqt tane mos te flene tere naten nga frika.Per cdo gje duhet te kete nje fillim,prandaj urojme qe te kete nje fillim te mbare.

  12. pr_ks says:

    Secili ne shtepi te vet, ne jemi turkoshake, islamiste dhe koqevare per ju dhe them se nuk pershtatemi,bashkohuni me arvanitasit e greqise pasi qe ata jane te krishtere.

    1. Shqiptari says:

      Sakte pr-ks. Secili ne shtepi te vet. Biles edhe ato pashaporta qe ju dha Sali Berisha t´i ktheni. Shqiperia nuk ka nevoje per votues nga vendet e tjera.Sa per fe, ne Shqiperi nuk i plas trapi njeriu per fe. Feja jone eshte Shqiptaria.

    2. Karatafutis Pashas Bushates says:

      @pr_ks, ti nuk je turkoshak, por grkljanos apo kobillovic, pra provokator i flliqur. Ne do bashkohemi njashtu si qe e beri Gjermania, kurse ti do cofish nga zilia!

  13. emigranti says:

    kush u bashkua .. Rama dhe Thaçi … tani do e materjalizojn bashkimin .. urrraaaaaa

  14. kosovari X says:

    Pèr Gjergjin,emigrantin dhe pèr ndonjé tjetèr…!
    Ky èshtè hapi mè i rèndèsishèm dhe mè domethènès i kètyrè 23 viteve.!
    Tani erdhi momenti i shumèpritur qè qeveritè tè lèvizin…! Boll me retorika boshe e bombastike pa bereqet si :ATDHEU, SHQIPONJA,SKENDERBEU,UÇK,ADEM JASHARI ,etj,etj.,qè nè shumè raste pèrdoren nga njerèz pa vlera, dembelèr ,imoral e gangster politik (qè kemi me shumicè)gjè qè devalvojnè nè masè tè madhe dèshirèn e shqiptarève pèr bashkimin e vèrtet tè tyre.
    Populli i shkretè, pèr 23 vjet u bombardua nga fjalimè populiste pèr atdhedashurinè e patriotizmin ,ndèrsa nè anèn tjetè ai vuan pèr kafshatèn e bukès e pèr mungesa nga mè tè ndryshmet. Ti pèrmendim disa: spitale e shèrbime shèndetsore katastrofale,shkolla ,qè mjafton tè kesh njè grusht lek e tè bèhesh ,mèsues,profesor,magjistèr,doktorr e deri nè akademik dhe kur mendon pastaj se kèta do na arsimojnè fèmijèt e do merren me shkencè ,èshtè mè shumè se alarm èshtè mè shumè se gjèmè. Shkatrrim mjedisorè (pyje e lumenjè). Qytete me ndèrtimè kuturu e pa asnjè kriter. Fshatra tè lèna nè harresè qè ja kalon edhe mesjetès(shikojeni emisionin “Shqipèria tjetèr” tè Marin Memès). Krimi, qè po bèn kèrdinè,qè as lufta nuk na e kishte bèrè kètè gjèmè! Hakmarrje primitive qè pèr njè gèrvishtje tè makinès bèhet nami! Pèr njè sinor(nè Kosovè mezhdè i themi) vritet fqiu me fqiun,vèllau me vèllaun dhe e keqja pastaj shkon zingjirè me hakmarrje e me ngujim deri edhe tè fèmijève tè pafajshèm qè duhet tè lajnè haraçin e prindit primitiv !
    Kèto plagè tè shèrojmè ! Tè kthejmè normalitetin! Kjo kèrkohet nga ne ! Njè shoqèri e shèndosh e bèn mè tè lehtè bashkimin.

  15. Coni/Jug says:

    Jam dakort me Kosovarin X.Dhe pro bashkimit eshte shumica e popullit ne Shqiperi.Kete kuptoj une nga kontaktet me njerezit.

  16. ANALISTI ZVICER. says:

    RRENAT e MASHTRIMET e RAMA-THAQIT jane ber te PA DURUESHME per NE SHQIPTARET.
    PARADITE ulurojne me ze te madhe se kurre nuk ka ndryshim te KUFIJVE dhe BASHKIM KOMBETAR,mbas dite me rrenat e tyre te ZAKONSHME thoje se BASHKIMI u BE.
    po cili bashim OFFICIEL JURIDIK qka na bejme te QESHIME kta 2 voglusha ,ndryshe thene VLLEZRIT e ERDOGANIT apo KIM JUNG-ut koreane.

  17. Coni/Jug says:

    Analisti zvicer,behu I durueshem se nuk mund ta thone hapur at,perderisa Kosova nuk eshte njohur nga OKB.Ata e dine mire qe po te thone hapur,prishin pune.Megjithate po shkojme drejt nje bashkimi real dhe pastaj juridik.Hap mbas hapi.

  18. kosovari X says:

    Pèr ANALISTI ZVICÈR! Ti analist nuk kuptuake fare nga kèto qè shtrohen nga komentuesit apo nga vet artikulli ! Rama e Thaçi thonè ja ujku ndèrsa ti kèrkon gjurmèn. Bèhu içik realist,apo nuk kupton realitetin. Nèse je naiv edhe mund tè tè falet! Nèse e bèn me qèllim pèr tè fyer kjo nuk tè falet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje