Ali Ahmeti përshëndet mbledhjen e dy qeverive shqiptare dhe paralajmëron një mbledhje tre-palëshe me Maqedoninë

11 Janar 2014, 16:45Rajoni TEMA

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përshëndetur takimin e sotëm të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës të mbajtur në Prizren.

Në një pronocim, shefi i Kabinetit të kryetarit Ali Ahmeti, Artan Grubi, ka përshëndetur takimin e përbashkët të dy qeverive shqiptare në Prizren dhe ka uruar që sa më shpejtë të realizohen në praktikë të gjitha pikat e bashkëpunimit si dhe shumë të tjera që do të lindin si nevojë në përpjekjet për ta lehtësuar unifikimin e hapësirës shqiptare.

Grubi gjithashtu ka folur edhe për mbledhjet e qeverisë së Maqedonisë me ato të Shqipërisë dhe Kosovës.

Mbledhjet midis qeverisë së Maqedonisë më atë të Kosovës dhe të Shqipërisë u shtyen për arsye të zgjedhjeve në Tiranë dhe Prishtinë, por jam i bindur që do të mbahen shumë shpejt dhe që do të kontribuojnë në përafrimin edhe më të madh të marrëdhënieve tona”, shtoi Grubi.

Edhe zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, ka mirëpritur këtë mbledhje duke e quajtur historike dhe duke shprehur bindjen që takime të tilla do të mbahen së shpejti edhe me Qeverinë e Maqedonisë.

8 komente në “Ali Ahmeti përshëndet mbledhjen e dy qeverive shqiptare dhe paralajmëron një mbledhje tre-palëshe me Maqedoninë”

  1. Aurenc says:

    Do te jete nje tjeter hap i madh per Kombin Shqipetar, por duhet bere kujdes qe te mos krijohen tensione gjeopolitike per momentin, se besoj se nuk jemi akoma ne gjendje te perballemi ashtu siç duhet…AB : http://darsiani.jimdo.com/the-promotion-of-the-albanian-diaspora/

    1. turi says:

      MBESHTETJE MAKSIMALE PER TE GJITHE VELLEZERIT TANE! RAMA E NISI LEVIZJEN PROSHQIPTARE NE BALLKAN! ESHTE KOHA E SHQIPTARVE TA NDJEKIN DHE TA NDIHMOJNE KETE LEVIZJE!

      1. Goni says:

        Bravo shyqyr po behen nje here bashk shqipetaret e po punojn per interesat e perbashketa bravo Rama qe e iniciove kete

  2. Arjan says:

    Zoti Ahmeti, fillimisht bashkohuni si shqiptare brenda te ashtuquajtur shtet FYROM dhe kerkoju ministrave kukulla te BDI ne qeverine sllavo-maqedonase qe te kene “miresisnë” te paketen ne takimet me njeri-tjetrin te flasin gjuhen e bukur shqipe dhe jo ate te te ashtequajtur gjuhen e jevgjiterve maqedonase … pastaj mund te kesh nderin te kerkosh takime tre paleshe….

  3. MUSA SHEGA says:

    Po origjinal ASIM THACI+EDI RAMA JAKUP KRASNIQI ILIR META krejte si ENVER HOXHA-RAMIS ALIA-SIMON STEFANI-SPIRO KOLEKA. Keta burra te shqipris-KOSOVE jane Burrat komuniste DIKTATORT trashigues 70 viecare komunista pksh-ppsh PS-Lsi tera partive majtiste dhe LDK te gjarprit Asim THaci keta. Na i nenshtrohen si lepuj beogradit dhe. Athines keta jkane origjina pksh-ppsh besnikt e betume qe trashigjne ppsh ENVERIste Ramiste keta jane politika me e poshtur.komuniste ppsh qe shqiprin dhe kosoven e bllokuan nga transfarenca politike 14 viecare ku kane demtuar tepere Rende imazhin me mosperfidhje mos bashkepunim me. Demokratet Djathtiste. Shqipria me trojet Etnike po paguan kosuren e ppsh Ps-lsi me krejte majtista. Rama GJINUsHI-meta. Kosova LDK THACI KRASNIQI. Keta jane te gjithe si pksh-ppsh s ENVER HOXHA-RAMIS Alia poshte idhet dhe vija komuniste e ppsh poshte tere komunistat diktator ne shqipri kosov e tere bote. Rrofte. Demokracia ne shqipri kosov me trojet Etnike dhe krejte Bote rrofte usa canada. Atje eshte demokracia e vertet

  4. pergjegjesia says:

    Te pa nderuar politikane idiot.As me shume e as me pak ju kerkoni te realizoni federaten ballkanike te Jugosllavise.Jeni vertete sherbetore te pansllavizmit por deri ketu nuk ju lejojme qe me te tilla mutesirash si mbledhjet tre kater paleshe te realizoni bashkimin aq te kerkuar te kesaj federate te re.

  5. elbasani says:

    I nderum z.Ahmeti nuk i paragjukoj lideret e partipe shqiptare ne maqedoni por qe kendej shikojm se nuk i keni te mira mardheniet brenda ne shtepi ose si i thoni ju ndermjet veti dhe kur te flisni me nje ze athere mund te kerkoni bashkpunim. Mendoj se pergjegjsi keni ju ne vecanti per keto mardhenje mbasi ju jeni ne qeveri per te afruar gjithmon bashkpunim.

  6. -sigurisht,qe duhet te punoni fort mes shqiptareve,pasi mendimi “bajraktar” duhet hequr nga mentaliteti,se dikush tjeter do vije t’ju rregulloje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje