“Integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike është përparësi e institucioneve të vendit dhe ndërtimi i marrëdhënieve kontraktuale me NATO-n, përmes Partneritetit për Paqe, do të ndihmonte edhe në ruajtjen e stabilitetit të vendit dhe gjithë rajonit”, deklaroi sot Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë takimit me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli. Gjatë bashkëbisedimit Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe theksoi nevojën e thellimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat, në veçanti në procesin e integrimeve evropiane. Jahjaga, sipas zyrës së Presidencës, tha se Kosova ka shënuar përparime të theksuara në konsolidimin e shtetësisë, në krijimin e shtetit ligjor dhe gjithëpërfshirës, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje, në veçanti me Republikën e Serbisë. “Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën në arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Aleanca Veriatlantike” tha ajo, ndërsa vlerësoi se “arritjet e FSK-së vitin e kaluar kanë marrë një dimension të ri dhe një trajtë konkrete të suksesit me zyrtarizimin e vendimit të NATO-s për të deklaruar kapacitetet e plota të FSK-së”.Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit midis dy vendeve. Ministrja Kodheli shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të ndihmuar në përfshirjen e Kosovës në iniciativat rajonale dhe ato ndërkombëtare të sigurisë, si dhe për shkëmbim të përvojave në procesin e integrimit të Kosovës në NATO.
Bravo Mrika…si oficere e pregaditur ne shpal te mirdites tregoi dhe Atifete Jahkakes si hyhet ne nato….
Hej Lali, mori zhabe, si duket perseri te pickoje miza Ce-Ce, hehe, sa gjynaf po m´vjene, do te cofish nga malarja mor “Kanacke”!
Na e meso ate Presidente te flasi nje qik Shqip se e flet me keq se Ambasdorja Amerikane Jakobson.
Debati ne OPINION i pacensuruar
http://dielli.al/lajme.php?id=32879&k=177
po po do ndihmoni ju dhe do jepni shembull si te arrijne kosovaret standartin me te larte te korrupsionit.
Kosova ka 5 vjet shtet dhe nuk krahasohet me kete shtetin e qelbur shqiptar, qe gjoja ka 100 vjet qe eshte shtet.
Ik o Mimi, futi ndonje kafe me Jahjagen si komshije qe jeni, se vetem keto vizita te njera-tjetra ju kan ngel, pasi bota s’po ju pjerdh shume…. me ju ftu
Ti LALI qenke katunar fare. sa erdhe ne Tirane e quajte veten LALI se atje ku ishe edhe dhite shkruanin me mire se ti. Ju ka lene shme mbrapa SALA ju.