Takimi Rama-Thaçi/ Harito: Në Prizren do të nënshkruhen disa marrëveshje (VIDEO)

9 Janar 2014, 14:22Rajoni TEMA

Ministrja për Inovacionin e Administratën Publike Milena Harito bëri publike sot detaje lidhur me mbledhjen e përbashkët të Qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës që do të mbahet në Prizren më 11 Janar. Përmes një deklarate për mediat Harito tha se në Prizren do të nënshkruhen disa marrëveshje nga Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës.

“Do nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti mes dy qeverive. Do të nënshkruhet dokumenti për partneritet strategjik, do të nënshkruhen marrëveshje në fushat e transportit dhe infrastrukturës, si dhe thellim të bashkëpunimit në fushën e integrimit evropian”, tha Harito.

Në vijim ajo shtoi se ka edhe dy projekte për Preshevën. Në këtë kuadër ministrja e Inovacionit sqaroi se një projekt është për bashkëfinancim për pajisjet mjekësore në maternitetin e Preshevës si dhe të një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës. “Do bëhet nënshkrimi formal i këtyre marrëveshjeve dhe dy kryeministrat do u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve”, deklaroi Harito.

5 komente në “Takimi Rama-Thaçi/ Harito: Në Prizren do të nënshkruhen disa marrëveshje (VIDEO)”

  1. maksi says:

    le te jete ky vit i ri nje vit me risi te bukra !! sa me pran te gjithe se bashku dhe me kosoven!! ju pergezoj per kete arritje

    1. turi says:

      bravo..ky eshte bashkim..jo ai me fjale qe thoshte katragjyshi

  2. shkodrani says:

    me ju thane te drejten kjo mbledhja e dy qeverive ne Prizeren me tane kyt publicitet me duket shume tallese, tek e fundja nuk besoj se asht ndonji takim qe mund te perafrohet me Lidhjen e Prizerenit qe me pase tane kyt tam tam prej qeverise tone. Ne fund te fundit po mblidhen dy qeveri qyqare qi prite zot me ja hjek doren SHBA-aja me nji pordhe i trembe serbi.

  3. Zhapini says:

    Shkodran, “ajde popusi mi malo” a more vesh?

  4. Zhapini says:

    Sa emen te bukur paska Milena, a oshte kjo nga Shumadia apo nga Mali i zi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje