Arrestohet shqiptarja, iu gjetën në trup 2 kg heroinë

7 Janar 2014, 11:03Rajoni TEMA

Një shtetase shqiptare u arrestua nga policia maqedonase në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë mes Maqedonisë dhe Greqisë. Arrestimi i shtetases me inicialet A.K erdhi pasi iu gjetën në trup rreth 7 qese me lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.

Sipas policisë maqedonase, sasia e bllokuar e lëndës narkotike është 2 kg. Autoritetet doganore të Maqedonisë bënë të ditur se ushtruan kontroll në autobuzin e linjës Stamboll-Shkup, në të cilin udhëtonte edhe shtetësja shqiptare. Mësohet se shtetasja shqiptare ka pranuar se kishte arritur marrëveshje për transportin e drogës për vetëm 300 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje