Bushati: Më 11 janar Rama dhe Thaçi nënshkruajnë deklaratën e partneritetit strategjik

7 Janar 2014, 09:49Rajoni TEMA

Në mbledhjen e përbashkët të 11 janarit, që do të zhvillohet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, do të nënshkruhet deklarata e partneritetit strategjik mes dy kryeministrave, sikundër do të diskutohet për çështjet e integrimit ekonomik dhe për një qasje sa më të rakorduar për sa i përket situatës në Preshevë.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, sipas të cilit “me Kosovën do të ulemi për të jetësuar partneritetin strategjik, përmes një bashkëqeverisje strategjike”.

I ftuar në emisionin ‘Tonight Ilva Tare’, Bushati theksoi se në 100 ditët e para të qeverisë Rama prioritet i diplomacisë shqiptare ka qenë ripozicionimi i Shqipërisë në rajon, në Europë dhe në botë.

Po sipas tij, dy prioritete të tjera të rëndësishme janë hapja e shërbimit të jashtëm dhe diplomacia ekonomike.

I pyetur në lidhje me shkrirjen apo bashkimin e disa selive diplomatike, Bushati tha se do të ketë ambasada që do të mbyllen por kjo nuk do të vijë në mënyrë të shpejtë dhe arbitrare dhe pa u shoqëruar me një studim.

“Në rast se do t’u referohemi letrave kemi vendime të Këshillit të Ministrave të qeverisë Berisha, ku supozohet të kemi ambasada në Norvegji, Estoni, Pakistan, Afrikën e Jugut, etj. Këto ambasada nuk ekzistojnë. Kanë dalë vendimet e Këshillit të Ministrave, janë njoftuar këto shtete për hapjen e ambasadave nga ana e Shqipërisë, por ato nuk janë hapur kurrë”, tha ai.

3 komente në “Bushati: Më 11 janar Rama dhe Thaçi nënshkruajnë deklaratën e partneritetit strategjik”

  1. Lom Deliu i says:

    A mund te me thote kush pse eshte zgjedhur kjo date takimi nga keto dy qeveri te majta, 11 Janari festa e Republikes per komunistet si dite e kesaj “mbledhje “, se qe takohen delegacionet qeveritare apo ministeriale dihet por Qeverite asnjehere nuk kemi degjuar.

  2. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Ehh na e befte Zoti mbare!
    Vecse mos e leni vetem ne leter? Ne duam pune konkrete

  3. shqipetaret e vertete says:

    Bashkimi i trojeve shqipetare ka kuptim PA roberine eislamizmit dhe pa fashizmin e korrupsionit.Cdo menyre tjeter eshte roberi dhe fashizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje