Takimi ndërmjet dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, i paralajmëruar për 11 janar në Prizren, është veç një bombë mediatike, që nuk sjellë asnjë dobi për Kosovën.
Takimi do të përfundojë me një fotografi dhe një kafe, të cilën do ta pijë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama në ndonjë kafe të qytetit të Prizrenit.
Ky është vlerësimi që japin analistët politikë dhe njohësit e ekonomisë rreth përfitimeve që do të arrihen pas takimit të lajmëruar tashmë disa herë me radhë.
Dukagjin Gorani, sociolog nga Qendra Liberale Demokrate, thotë se mbledhja e përbashkët e qeverive mund të ketë vetëm efekt mediatik, e që sipas tij është edhe qëllimi i vetëm i mbajtjes së saj.
“Po të ekzistonte vërtet vullnet për bashkëpunim domethënës, ai do të mund të zhvillohej në nivele fare më të rëndomta, por me efekt shumë më të madh. Shembull, organizimi i punës së përbashkët nëpër ambasada, nën një kulm, dhe nëpër përfaqësi diplomatike do t’i zvogëlonte shumë shpenzimet e panevojshme si për Prishtinën ashtu edhe për Tiranën”, tha Gorani për Express.
Takimi, sipas Goranit, po ndodh vetëm për të shpenzuar para.
“Edhe Serbia e Maqedonia arritën që, në emër të kursimit financiar, ta fillojnë një bashkëpunim të ngushtë diplomatik, përmes akomodimit nëpër ambasada të përbashkëta. Personalisht mendoj se Beogradi dhe Shkupi kanë shumë më pak afërsi politike e kulturore, se sa Prishtina e Tirana. Mirëpo, si zakonisht, këtu nuk bëhet fjalë për afërsi, por për mençuri. E atë, me gjasë ende nuk e kemi, as në Kosovë as në Shqipëri. Qeverive tona nuk i konvenon kursimi, por shpenzimi”.
Për analistin Halil Matoshi, takimi i dy qeverive është veç një flluskë politike, një bombë mediatike që kinse dy qeveritë po takohen për të mirën e të dyja vendeve.
“Mirëpo aty do të jetë një takim veç sa për të pirë një kafe dy kryeministrat bashkë dhe për ta bërë një fotografi sepse sa i përket shkëmbimeve tregtare, dihet se Kosova është e fundit të bëjë shkëmbime tregtare me Shqipërinë”, tha Matoshi për Express.
Ai thotë se “mes dy shteteve fqinje janë veç 10 milion euro shkëmbime tregtare në vit”.
“Më shumë takimi do të ndodh që kryeministrat të shesin patriotizëm anakronik të shekullit të 19’të”.
Sipas Matoshit, dy qeveritë do të ishte më mirë të gjenin një formë tjetër të bashkëpunimit e jo të organizojnë takim folklorik në Lidhje të Prizrenit.
“Ka shkëmbime kulturore, humane, ndihmë politike në strukturat e mëdha botërore si është OKB e OSBE apo NATO në të cilat Kosova nuk merr pjesë, e pse jo edhe në caktimin e një përfaqësuesi në rajonet ku Kosova nuk ka kapacitete apo mundësi të merr pjesë”.
“Ndoshta e mira e krejt këtij takimi është që të dy qeveritë të dakordohen për krijimin e një fondi për Luginën e Preshevës. Kjo do të ishte një punë e mirë e këtij takimi”.
Dy qeveritë me këtë takim kanë thënë se do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike, sociale e kulturore për qytetarët tanë. Kjo mbledhje do të zhvillohet edhe në shenjën e solidaritetit me bashkësinë shqiptare të Preshevës, të cilës të dyja qeveritë do t’i akordojnë një fond të posaçëm ndihme për ngritjen e maternitetit të ri.
Ditë më parë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës i bëri thirrje urgjente qeverisë së Shqipërisë që të shqyrtojë pakon e re fiskale që ka të bëjë me eksportin e produkteve kosovare në tregun shqiptar. Pakoja e re fiskale, tha ai, e bën të pamundur zhvillimin e tregut kosovar në shtetin shqiptar, ndërkohë që pala kosovare është fleksibël ndaj mallit shqiptar në tregun kosovar.
Sipas kryetarit te OEK-ut, Safet Gërxhaliu, taksat me pakon e re kanë një kosto të papërballueshme. Gërxhaliu ka theksuar se ka ardhur koha kur duhet mënjanuar patriotizmi folklorik./EXPRESS
keq kur takohen, dhe keq kur nuk takohen, ose, hip se të vrava , zbrit se të vrava, analista leshi
E ke gabim, nuk jane analista ashti i perkufizon ti, jane kapur gafil, nuk u merrte mendja partizanve te kombit kosovar, qe proceset integruese do te ecnin kaq shpejt, nuk besonin se nje shqiptar Shqiperie dhe nje shqiptar Kosove do te arrinin deri ketu pa marre pelqimin e nepunesve te vegjel te ambasadave, por do te tregoheshin vizionare. Matoshi, Kelmendi dhe te tjeret jane ne siklet pasi Tirana nuk po e ben ne menyren qe ata kishin menduar, por shume butesisht dhe me pergjegjesi qytetare dhe kombetare, Prishtina po tregohet e pjekur dhe jo narciste. Dy duar lajne njera tjetren dhe te dyja bashke fytyren. Ky eshte patriotizem qytetar dhe i shendetshem. Le ta gezoje Presheva maternitetin, sinjali eshte i qarte dhe evropian, kujdes shendetsor per njerezit dhe koken drejt arsimit shqip.Askush nuk i frikesohet nje xhamie, nje kishe, por i frikesohen nje femije te shendetshem qe lind, mendon dhe jeton si shqiptar evropian.
Rrofte Kina Popullore!
te gjith keto plehra jane agjente te udb le te plasin nga inati……perpara rilindja
p.m.Rama duhet te shikoje punet e veta,ketij Thaqi i eshte futur ujt ke bytha,
Eshte njoftuar dhe do te kryhet nje takim i perbashket i dy Qeverive,te Shqiperise dhe Kosoves,dicka qe kurre me pare nuk ka ndodhur.Se pari,kjo duhet pershendetur dhe pastaj uruar qe vertet te hape nje kapitull bashkepunimi real……po nuk u takove,po nuk bisedove,po nuk programove,asgje nuk mund te ndodhe dhe as te shpresosh nje gje te tille.Pra komentet e te ashtuquajturve analiste,jane shume larg te qenit realiste,jane thjesht nihiliste ! iliri
More po si shume u bene keta ANAL- listet ! Mire o gjithemendet, si Cili dhe ai nipi shokut Husni bashke me cunin e Todit dhe Zhejin e artan fuksin, si u thone ato ” menderet shoshe ” tuajat, te mos piqen fare do jete me mire? qofte edhe qe ti thone serbit, jemi bashke na, nuk do jete dem apo jo MO! Shkoni more derdimene se na cate tr..me analiza
Takimi duhet te behet.KM i ka qef shfaqet,duket edhe Thaci ka nevoje per to.Sidoqofte me te sqaruar do te jeme mbas ketij takimi.
-Tirana dhe Prishtina duhet te marrin nje vendim qe ti bejne presion Beogradit per te financuar ndertimin e maternitetit,kthimin e abetareve te sekuestruara nga policia serbe..etj.
-Nje vendim tjeter eshte qe te gjithe mallrave serbe qe hyjne ne Kosove dhe Shqiperi tju dyfishohen taksat dhe gjyma e vleres te tyre ti shkoje Lugines te Presheves.
-Pikat e kalimeve kufitare(nuk mund te ri pa e thene fare idiote qe ekzistojne)te unifikohen.
-Te zhvillohen kampionate per fusha te ndryshme te sportit.
-Te organizohen spartakiada ndermjet shkollave ne fushat e dijes.
-Te stimulohet korrespondenca(nepermjet letrave apo elektronikes) ndermjet personave te te gjithe moshave.
-….etj.
Antishqiptare dhe Serb jo analiste. Shikoni sa pasuri kane, ka investuar Serbi per keto plera!
hahahaha o iliri-ky takim ,si kufiri mbas te vjelave,mer jahu,populli eshte takuar dhe eshte bashkuar qe moti mer bal.
Po jena taku, sidomos ketu te Tema, miq per koke jena bere. ?
Udhëheqësit e vërtetë të një kombi nuk rrahin gjoks para se të takohen me njëri tjetrin. Këta presin rezultatin e bisedimit, pa bërë zhurmë dhe pa kërkuar famë tek lajmëtarët. Nëse këta kanë bërë diçka të mirë, populli e sheh vet punën e tyre dhe i respekton sipas meritës.
Duke e parë pozitën e kombit shqiptar sot, e pyes veten: “A ju mungon me të vërtetë udhëheqësve tanë dituria, apo paraqiten si të tillë.”
analist matoshi??????????
ai qe thonte kosovaret duhet te quhen kosovare dhe jo shqiptare po e kishte problem ti vinte emrin gjuhes qe flisnin shqiptaret e kosoves pra donte te shpikte nje gjuhe kosovare si ajo labe shkodrane apo korcare kto jane krejt njerez te shitur dhe jo analiste
Ky takim,as me pake e as me shume,se terheqje e vemendjes nga shpallja e nje republike serrbe ne Kosove.po a eshte kjo shqiperi qe hape shkolla serrbe ,per hater te miqesise e i ndrron emrat e fshatrave nga shqipe ne sllavishte,e ne kisha mbahen mesha ne gjuhen greke,ne Shqiperi vrahen e prehen per çdo dite,si ne kohen e mesjetes.ne SHtetet shqipetare proritet duhet te jete sundimi i ligjit,zhvillimi ekonomik etj.pastaj vine edhe keto takime.por kjo thjesht i duhet THaqit per mbijetes,por perse SHqiperia hyne ne keto ujra te turbullta?