Mbledhja e dy qeverive, më 11 janar/ Do jepen fonde për Luginën e Preshevës

6 Janar 2014, 11:41Rajoni TEMA

(E PERDITESUAR)- Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, do zhvillohet më 11 janar në Prizren.

Lajmin e bëri të ditur në Facebook vetë kryeministri kosovar, Hashim Thaçi.

Ai thotë se në mbledhje do vendoset themelimi i një fondi për Luginën e Preshevës.

“Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë do të mbahet më 11 Janar 2014 në Prizren!

Në mbledhjen e parë do te marrim disa vendime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe atë në fushën e integrimit evropian!

Po ashtu, do të vendosim modalitetet për themelimin e një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës!

Bashkëpunimi mes nesh tani e tutje do të jetë edhe më i strukturuar. Synojmë një qasje të përbashkët dhe strategjike për interesat tona vitale.

Fillimi i një rrugëtimi të ri!” shkruan Thaçi.

Mbledhjen e qeverive e ka komentuar edhe Edi Rama.

“Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës do të mbahet në 11 janar në Prizren. Do të çelim një faqe krejt të re bashkëpunimi mes dy qeverive që kanë sfidën e njëjtë të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Europian. Me vetëdijen e lartë për potencialet e zhvillimit dhe nevojat për zhvillim të popullit shqiptar në të dy anët e kufirit, dy qeveritë do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike, sociale e kulturore për qytetarët tanë. Kjo mbledhje do të zhvillohet edhe në shenjën e solidaritetit me bashkësinë shqiptare të Preshevës, të cilës të dyja qeveritë do t’i akordojnë një fond të posaçëm ndihme për ngritjen e maternitetit të ri,” shkruan kryeministri Rama në Facebook./ep

4 komente në “Mbledhja e dy qeverive, më 11 janar/ Do jepen fonde për Luginën e Preshevës”

  1. viktor hoti says:

    O Tema ! Lajmi jepet per Thacin e Kosoves por ne fotografi jepet Thaci i Maqedonise ! viktor Hoti

  2. Shala Bardhyl says:

    Sa pa pergjegjesi te postoni takimin Edi – Menduh Thaçi e te flisni per takimin Edi Hashim Thaçi

    Permiresojeni lapsusin ose profesionalizmin ju lutem !

    Pershendetje

  3. MUSA SHEGA says:

    Brravo Edi Rama te mbeshtes jame pro hadhall vlla vazhdo ti vertet po punon po veshtersit i ke te medha ke 58/100 te shqiparvet pa punsim po ajo qe po ben ti eshte vertet patriotizem me mire te ndimohen vllezrit se sa te blehen bileta avionash dhe makina luksoze apo piknike. Kuadrosh qeveritar. Brravo sesjte ide e keqe po ndimon vllezer e motra gjakun shqiptar hadhall po mire qe u kujtove. Rama se Thaci sishte kujtu kurr po brravo te kjofre. Zoti. Rama se ti je shume patriot hadhall po punso edhe dhe jepu kredi te buta pere strehim fukarejve shqiptar te verilindjes se teritorit shqipris se i ke me kewq se presheven faleminderit

  4. elsa says:

    ku jane parshikuar fonde ne zerat per buxhet qe te paguaje taksa qytetari shqiptar per presheve? neser do na kerkoni per partite komuniste te Hoxhes, pasneser per Al Kaden se je mi musulman? i paskeni thene vetes i pirdhru..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje