Befasia e fundvitit ka qenë pika kufitare e Morinës

4 Janar 2014, 17:44Rajoni TEMA

Rreth 130 mijë shtetas shqiptarë raportohet të kenë hyrë në Shqipëri për festat e fundvitit, nga data 24 dhjetor deri në natën e ndërrimit të vitit më 31 dhjetor.

Por ndërsa pikat kufitare me Greqinë, Kapshticë e Kakavijë, ishin brenda parashikimeve për fluksin e hyrje-daljeve nëpërmjet tyre, sikurse edhe pikat e Rinasit dhe të Durrësit, risia për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri raportohet të kenë qenë qytetarët e Kosovës.

Statistikat tregojnë se nëpërmjet pikës kufitare të Morinës kanë hyrë për këtë periudhë gati 13 mijë shtetas kosovarë e po ashtu shifrat flasin për një trend të daljeve të shtetasve nga drejt Kosovës, me një numër prej gati 14 mijë shqiptarë.

Pikat kufitare në Shkodër me destinacion Malin e Zi kanë shënuar një rritje të daljeve të shqiptarëve për festat e fundvitit me një numër prej 8.620 personash.

Shqipëria ka qenë destinacion për hyrjet e shtetasve kosovarë në pikat kufitare me Kukësin edhe për datat 1 dhe 2 janar, me një shifër prej gati 5 mijë personash, ndërkohë që 2.050 shqiptarë kanë udhëtuar drejt Malit të Zi në dy ditët e para të këtij viti.

 

Durrës, fluks lëvizjesh drejt BE-së

Pasi kaluan festat e fundvitit në Shqipëri dhe Kosovë, disa mijëra emigrantë shqiptarë po kthehen në Itali, Gjermani dhe Zvicër përmes pikës më të madhe kufitare detare në vend, asaj të Durrësit.

Kompanitë lundruese shtuan lëvizjet e trageteve mes dy brigjeve për të përballuar fluksin në rritje të kësaj periudhe. Vetëm mesnatën e kaluar u nisën drejt porteve italiane 5 tragete, 4 prej të cilëve të linjës Durrës-Bari dhe 1 i linjës me Brindizin.

Autoritetet portuale bëjnë të ditur se ditët e fundit janë larguar nga porti i Durrësit afro 7 mijë udhëtarë dhe 2.800 automjete. Në krahasim me një vit më parë, ritmi i lëvizjeve nga kjo pikë kufitare ka shënuar rënie, ndërsa fluksi është përballuar pa probleme nga shërbimet e policisë kufitare dhe dogana.

Fluks ka edhe në pikat tokësore, veçanërisht në Kapshticë dhe Kakavijë, por që sipas informacioneve nuk ka radhë të gjata dhe probleme për emigrantët./TCH

3 komente në “Befasia e fundvitit ka qenë pika kufitare e Morinës”

  1. Dervish Malluta says:

    Mbrenda nji kohe te shkurter 13.000 shqiptar kosovar kane hy, 14.000 kane
    dale, po e bojme “hesapin” 13.000 + 14.000 = 27.000, secili ka konzumua se paku 100 Eurona, bilanci del: 27.000 X 100 = 2.700.000, po ne kohen e Enver Oxes sa lek ishin grumbullu per kete kohe te shkurt?

  2. Erald says:

    Vertet ??? Kur Berisha e ndertonte, kryeministri i sotem e quante rruga e asgjekundit .

    1. Dervish Malluta says:

      Nese kryministri i sotem e quante ashtu, i paska ike edhe mendja e jo vetem floket!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje