Shpend Ahmeti: Asnjë ligj nuk e ndalon flamurin kombëtar

28 Dhjetor 2013, 13:10Rajoni TEMA

Shpend Ahmeti, kryetari i ri i Prishtinës, deklaroi se flamuri dhe simbolet shtetërore do të jenë në të gjitha vendet dhe dokumentet ku e kërkon ligji, duke shtuar se asnjë ligj nuk e ndalon flamurin kombëtar.

“E kam thënë edhe shumë herë më parë dhe do ta përsëris edhe njëherë. Flamuri dhe simbolet shtetërore do të jenë në të gjitha vendet dhe dokumentet ku e kërkon ligji. Politikisht nuk pajtohemi, por kjo çështje nuk zgjidhet në nivel komune, por në nivel qendror. Megjithatë, asnjë ligj nuk e ndalon flamurin kombëtar”, shkruan Ahmeti në rrjetin Facebook.

Ai thekson se nuk është marrë as nuk e ka në plan të merret me fotografitë, duke iu përgjigjur shkrimeve se Ahmeti do të heqë fotografinë e ish- presidentit Ibrahim Rugova.

“E dyta, nuk jam marrë e as që e kam pas plan të merrem me fotografitë. Edhe kjo çështje rregullohet në nivel qendror. Nuk mendoj se kryetarët e komunave do të duhej të vendosnin fotografi sipas preferencave në çdo zyre të Komunës. Tematizimi i këtyre çështjeve na largon nga problemet që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës në komunën tonë. Edhe njëherë, sot filluam punën dhe e prezantuam ekipin. Do të punojmë sipas programit dhe parimeve të cilat i kemi prezantuar në fushatë dhe që i kemi prezantuar si organizatë”, u shpreh kreu i Komunës së Prishtinës./KD

13 komente në “Shpend Ahmeti: Asnjë ligj nuk e ndalon flamurin kombëtar”

  1. alban says:

    Ahmeti nuk do te gjykohet nga ata qe e zgjodhem se cfare menyre zgjedh per te shkuar ne pune, por se si do te qeverise Prishtinen. Optimizmi im eshte teper i kufizuar, per te mos thene se jam skeptik shume qe ky njeri do te sjelle dicka te re ne qeverisje.

  2. Luani says:

    Flamuri është pamje e krijuar për të dalluar një komb nga një tjetër. Krijimi i flamujve të rinj do të thotë krijimi i kombeve të reja.

    Hajt e pyete veten. A mund të krijosh një komb të ri, si pjesë e ndarë e një kombi tjetër, vetëm me një vizatim të një flamuri të ri!

    A është kombi sikur firmat. Ndoshta po për kryesinë tonë të marrë!

  3. bumsi says:

    Luano! flamuri nuk perfaqeson Kombin …por shtetin,ndersa Kombin e perfaqsojne …Gjuha,Rrenjet,Traditat,Idete,…dhe Toka

    1. Shqiptari says:

      E ke shume gabim shoku, flamuri mbi te gjitha eshte simbol kombetar. Eshte krijuar qe ne koherat kur koncepti i shtetit modern nuk ekzistonte fare. E gjithe bota sot perdor termin flamur kombetar (national flag), nuk ka term flamur shteteror.

    2. Luani says:

      I dashuri Bumsi,

      Më vjen shumë mirë që ju si shqiptar dëshironi që të quheni me këtë pseudonim të ëmbël nga gjuha angleze, në vend të emrit të tij të vërtetë.

      Nëse ju kam ofenduar juve dhe miqve tuaj, kërkoj falje.

      Unë nuk besoj se jam gabim. Të gjitha shtetet e Ballkanit e përfaqësojnë një komb. Ne shqiptarët gjashtë të ndryshëm. Ose ne jemi budallenj, ose të gjitha kombet tjera fqinje.

      1. arjana says:

        oh sa te drejte qe ke Luan…me bukur nuk ka si thuhet..te lumte goja

  4. astrit jegeni says:

    I uroj z Shpendi Hametit suksese ne drejtimin e Prishtines. Te drejtosh nje qytet te madh si Prishtina do shume pune e ndershmeri.Lloqet e miletit fotografija po ose jo nuk sjellin asgje te mire vetem humbet kohe.Flamuri kombetar i yni per tu valvitur i lire ne keto troje e ka paguar me gjak e sakrifica te panumerta. Kan tentuar ne vite qe kete flamur ta korigjojne e t’a skicojne siç ja ka dashur qefi dikujt.Ai vazhdon te jete i bukur, frymezues, e krenar te valvitet ne tokat e shqiptareve

  5. salvator says:

    kombi ka flamur dhe flamuri perfaqson nje komb.shpendi qe ka nje kulture te larte perendimore mbasi ka studjuar ne amerike e di mire kete dhe nuk ben leshime per kombin.nuk mund te kete dy shtete kombetare shqiptare shqiperi dhe kosove.edhe dy gjermanite kishin flamur shtetror te ndryshem po ate kombetar njejte.kjo eshte rruga e bashkimit dhe nje dite ai do behet si nga te huajet ashtu dhe shqiptaret.

  6. arjana says:

    Bravo Shpendit dhe urime

  7. Liridon says:

    Cfare flamuri djegin tifozat serbe neper stadiume ai eshte dhe duhet te jete flamuri,qe duhet te mbajne neper zyra.Flamuri shteteror i Kosoves eshte bere simbas shijes te Europes historikisht prosllave dhe pelqyer edhe nga disa shqiptare gjakprishur te cilet per pak pushtet jane te gatshem te gelltisin edhe te pagelltitshme.Sidoqofte z.Ahmeti s’duhet te shpenzoje shume energji per kete ceshtje.Ai duhet ti tregoje shqiptarve dhe miqve tane natyral qe di te udheheqe duke mos u korruptuar moralisht e finciarisht.

  8. Kosovari says:

    Shpendi po fluturon ne dimer!

    Mos ia zini per te madhe sepse e dime se shpezet e kane trurin e tredhur (kastruar) ne dimer.

    Sipas kesaj logjike as flamuri i serbise nuk eshte i ndaluar ne Kosove.

    Ky eshte Kreshnik Spahiu i Kosoves.

  9. mirel says:

    E ndalon servi mor Ahmet…dhe po nuk e deshi servi, nuk e le Thaci te shpaloset Flamuri Kombetar.
    Do bejme Paqe apo jo?

  10. tarzan says:

    Ka shumete drejte zoti Ahmeti qe flamuri kombetar te mos ndalohet te vendoset ne cdo komune dhe qytet Kosoves,ashtu si serbet e veriut te Kosoves qe nuk e duan flamurin e Kosoves por vendosi flamurin Serb.E pershendes zotin Ahmeti per patriotizmin e madh qe ka,komplimentet e mia per te dhe Vetvendosjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje