Shqipëria: NATO nuk duhet t’i lutet Serbisë për anëtarësimin

26 Dhjetor 2013, 10:11Rajoni TEMA

Ministria e Jashtme ka raportuar në Kuvend për qëndrimin që mban si vend anëtar i NATO-s në lidhje me zgjerimin e kësaj organizate me vendet e rajonit.

Sipas Panoramës, raportimin e ka bërë në Kuvend Albana Dautllari, specialiste në Drejtorinë e NATO-s në Ministrinë e Jashtme.

Ajo thotë se NATO nuk duhet t’i lutet Serbisë për anëtarësimin.

“Imazhi negativ i Aleancës në Serbi përbën ende një problematikë të madhe në marrëdhëniet NATO- Serbi, prandaj kemi mbështetur idenë e zhvillimit të diplomacisë publike dhe ndërtimin e bashkëpunimit praktik me Serbinë, por Aleanca nuk duhet të marrë role ose pozicione që t’i lutet Serbisë. Është Serbia ajo që do të vendosë sa do të avancojë marrëdhënia NATO- Serbi,” tha Dautllari./ep

12 komente në “Shqipëria: NATO nuk duhet t’i lutet Serbisë për anëtarësimin”

  1. Cen Cibuku says:

    Uf moj Albana me shkule gazit.

    Pse do na pyesi ne NATO nese do fusi Serbine apo jo.

    1. Sali=Geddaf says:

      Do te na pyesi se jemi antar te NATO-s dhe asnje vendim ne NATO nuk mund te merret pa aprovimin dhe te Shqiperis, sado te vegjel te jemi, vota jone eshte e barabarte aty.

    2. Vlora says:

      Neqoftese nje anetar i Natos vendos veton per nje vend kanditat per ne Nato, atehere ai vend nuk mund qe te antaresohet aty. Merrni pershembull rastin e Maqedonine. Te gjitha vendet anetare te Natos ishin dakord me antaresimin e Maqedonise, pervecese Greqise. Greqia vendosi veton dhe per kete arsye Maqedonia nuk mundi qe te behet anetare e Natos.

    3. Ilir Hoti says:

      Nuk ke marre vesh asgja nga demokracia perendimore,vec demokradhise Salihit e kopese tij

  2. iliri says:

    Ne fakt kjo nuk thote asgje me shume,se sa patjeter duhet te thote diçka…..sipas kesaj,NATO duhet te prese derisa Rusia te hyje mire ne kete vend dhe pastaj….. ta luse te hyje ne NATO

  3. Liridon says:

    Keta jane raportime per tja larguar mendjen shqiptarve nga cpo ndodh ne te vertete.Sllavofilet jo te pakte ne administraten shteterore dhe kuvend,jane te angazhuar per te armiqesuar maksimalisht SHBA dhe NATO-n me Shqiperine.Pra ata ja vene fajin Amerikes apo NATO-s qe po e afron Serbine prane organizmave ushtarake te tyre.Nga ana tjeter keta po punojne intesivisht per ta futur Shqiperine ne nje aleance me shtetet e Serbise,Malit te Zi dhe Maqedonise,deshire e vjeter ruse,e cila sot paraqitet me nje amballazh tjeter si Unioni i Ballkanit Perendimor.Ky Union po reklamohet fort edhe nga ceku Fyle i dipllomuar ne Moske kur Rusia ishte BRSS.

  4. Landi- Sverige says:

    Me te vertete nje deklarate qesharake!!!! Cfare do te deshironte Shqiperia, nje Serbi ne NATO apo nje Serbi ne kualicion ushtarak me Rusine??!! Ne qoftese NATO do te fuste ne gjirin e saj Serbine atehere kjo do te ishte nje nga fitoret gjeo-strategjike me te medha te kesaj organizate ndaj Rusise. Serbia eshte nje nga vendet me forcen ushtarake me te fuqishme ne Ballkan, nje vend tradicionalisht armik i NATO-s dhe mik i Rusise si dhe mos te harrojme se eshte i vetmi vend europian qe eshte sulmuar, bombarduar dhe demtuar rende nga NATO.
    Mbas fitoreve te diplomacise ruse ne Siri, mbas marveshjes se saj me ish republikat sovjetike per nje bashkepunim gjeo-ekonomiko-politik euro-aziatik si nje kunderpergjigje e BE-se, mbas dorrezimit pa kushte te qeverise ukrainese ndaj Moskes, mbas vendosjes se raketave ruse ne brigjet e Baltikut duke treguar dhembet republikave baltike te Europes veri-lindore, nje marveshje NATO- Serbi do te ishte si nje “kal i Trojes” ne mes te Kremlinit, nje goditje e rende ne mardheniet shekullore tradicionalisht vellezerore Rusi- Serbi duke afruar si asnjehere tjeter Serbine me Perendimin dhe BE-ne.
    Nje Serbi ne NATO dhe kandidate ne BE eshte nje garanci me shume per paqen ne Ballkan dhe sigurisht per Shqiperine e Kosoven.

  5. shpatar says:

    Nese dipllomacia Evropjane kerkon qe Sebria te futet ne NATO kete nuk e ndalon askush .Jo Shqiperia por dhe Amerika nuk kane per te dale kundra.Me Ruset ishin shume vende qe sote jane ne NATO dhe Evrope.Dgjoni me shume te tjeret e mos te guzojme te bejme rolin e te fortit.Eshte e vertete qe vota jone eshte e barazvlefshme por nuk imponojme ne qe perfaqsohemi me 5 dyfeqe ne NATO.Do na qeshin nese duam te nxjerrim dhembet.

  6. Albnr1 says:

    Ata le te qeshin. Nese ne dhembet i nxjerrim ne momentin e duhur, ata do te bejne nje hap prapa mesiguri matematike.Ama varet kur i nxjer dhembet e sa fort i shtrengon.

  7. festim hyka says:

    parlamenti jone do beje mire te shohi problemet e perditshme te shqipetareve qe s kane buke ne darke mbushin listen neper dyqane pastaj te dali ke problemet e medhaja si puna e serbise ne nato….

  8. kuq e zi says:

    serbia nuk duhet dhe as ka per te bere pjese ne nato per te pakten nje brez… kjo per vullnetin serb.
    mbas kesaj shqyrtohet lidhja qe do kete me rusine se nato ska nevoje per spiune te deklaruar ne gjirin e saj

  9. polisi. says:

    nuk dun serbet se potedun ata na nxjerin neve lle hyjn vet ne nato lle jo te festoi serbia sic bem ne po do festoi nato qe serbia dote hyj ne aleanc car presim ne nuk kemi politik po vetem hajdut menje popull mbi 80 perqind ne varferi te skaishme lle 20 perqind lle ma pak hajdut po nuk jan lle shqiptar nuk po meret vesh car orgjine kan keto njerez..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje