Thaçi, Daçiç e Ashton emërohen për çmimin Nobel

23 Dhjetor 2013, 18:58Rajoni TEMA

Një grup ligjvënësish amerikanë emëruan sot kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, si dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton si kandidatë për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.

Në njoftimin e përbashkët të ligjvënësve Eliot Engel dhe Robert Aderholt, si bashkëkryetarë të grupit të çështjeve shqiptare në Kongres dhe ligjvënësve Ted Poe dhe Emanuel Cleaver, bashkëkryetarë të grupit të çështjeve serbe, thuhet se tre zyrtarët duhen nderuar me çmimin Nobel për rolin e tyre kritik për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Marrëveshja e prillit e këtij viti mes dy kryeministrave, theksojnë ligjvënësit, shënon një pikë kthese dramatike për Serbinë dhe Kosovën dhe për gjithë rajonin e trazuar të Ballkanit.

Që nga tetori i vitit 2012, deri në fund të këtij viti, dy kryeministrat janë takuar rreth 20 herë me ndërmjetësimin e zyrtares së lartë të BE-së, duke arritur të bien dakord për çështje delikate mes të dy vendeve.

Çështja e fundit për të cilën ata po përpiqen të arrijnë një kompromis është ajo për sistemin gjyqësor në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe.

Emërimet për çmimin Nobel mund të bëhen nga çdo individ ose organizatë e pranueshme për komitetin Nobel, ku përfshihen edhe ligjvënësit.

Komisioni prej 5 anëtarësh, që përzgjedh fituesin, emërohet nga parlamenti norvegjez. Afati i emërimit është deri në muajin shkurt dhe fituesit shpallen në tetor./VOA

19 komente në “Thaçi, Daçiç e Ashton emërohen për çmimin Nobel”

    1. Auron says:

      Per cfare t’u japin “NOBEL-in” ketyre???
      Doemos,duan te mbyllin pisalliqet e tyre qe u dhane serbeve 16 komuna ne Kosove,aq sa ka edhe LDK-ja!!!
      Si t’i jepet Dacicit “NOBEL-i”,kur deklaron se “SERBIA NUK DO TA NJOHE KURRE KOSOVEN”????
      A jeni ne vete,apo jo!!!
      Po Mitrovica,qe eshte bere si SERBI dhe qe shqiptaret kane shitur edhe shtepite se nuk ka shtet,qe t’i mbroje???
      KJO ESHTE POLITIKE FASHISTE!!!

  1. ismeti says:

    per nji qmim e tradhtoj kosoven superi i hyres

  2. Tesla says:

    Deri sa e mori çmimin Nobel per paqe president Obama qe dha urdherin per disa lufta, vrajse civilesh, arrestime te paligjshme, spiunim te qytetareve pse te mos e marrin edhe 2 kriminele lufte?

  3. erjon says:

    thaci per nobel?!!!!!

  4. Aurenc Bebja says:

    Cmim Nobel per keta persona…Hypokrizia e nobelit…Edhe BE-së i kane dhene Nobel…Shume qesharake kjo…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/

  5. ILLYRICUM says:

    Me pare do e fitoj une Cmimin Nobelsesa Thaci me Dacic.

  6. edi says:

    perfundimisht jemi kombi me legen ne bote shifni pak me lart nga 5 pergjigje te gjitha kunder thacit nderkohe qe eshte dhe kryeministri i serbise.une jam nga jugu i shqiperise dhe nuk kam asnje ndjesi per politiken kosovare.po si shqiptar nga keta te tre vetem thacit i takon.por duke qene se jemi kaq legena mos kini frike se nuk ja japin jo nuk mund te nderhohet nje komb qe minimumi nuk ka respekt per veten.

    1. mirel says:

      E ke gabim edi
      Ky eshte cmimi i tradhetise per THacin dhe i fitores per Dacic.
      Kjo e ben dhe me te shemtuar.
      Kosova u shit ne paqe.
      Tani po na hedhin pak te kuq buzesh, sa per te na marre me te mire.

  7. Agroni, Detroit, MI says:

    Ismet, mos e don Kosoven dhe Serbine te behet si ne Siri ?

    1. mirel says:

      Po sikur nuk u be si ne Siri aty nga serbet..apo vari leshte kujtime te harruara njehere e mire.
      Rrofte paqjavurja

  8. edi belgjik says:

    cmimin e leshit harM I QOFT BUKA E KOSOVES THAQIT
    PO MIR JAU BEN KOSOVARVE GJOJA PATRIOT

  9. kaldaisti says:

    Nuk e kuptoj kur ne propozim eshte Thaqi perse mos te jete edhe Brisha,kete se marr vesh fare.A eshte kriteri qe te kesh tradhtue ose shit vendin tat kete kriter e permbush Sali Brisha me mire se Thaqi a ndonje tjeten!

  10. Vladimir says:

    Lajm i bukur. Ne rrjedhen e duhur, forcat progresive ne Rajon kane nevoje te mbeshteten e te nxiten. Eshte kollaj te shamatosesh me fqinjet, por te jetosh ne paqe e prosperitet kerkon mend, durim e pune. Kjo eshte ajo qe na ka munguar dhe ne nje atmosfere sherri eshte veshtire te zgjidhen problemet qe kemi me fqinjet, te behet bisnes e te ecet perpara drejt BE. Moto e Edi Rames “Zero probleme me fqinjet” eshte ne linjen e duhur. Veçanerisht ne, shqiptaret vetem fitojme nga hapja. Rezojme mitet kunder nesh dhe njeherazi do te gjejme gjakun tone te shperndar neper Rajon.
    Edhe nje here Urime Hashimit dhe te gjithe te bejme tifo per te, pavarsisht bindjeve.

  11. SHQIPTARI I KOSOVES,KRAHINES SE SHQIPERISE says:

    Ne qofte se ka çmim,NOBEL,per tre vete;per njeriun qe perfaqesoi Kosoven,Thaçin, qe tradhtoi interesat kombetare shqiptare te Kosoves,Daçiqin,qe e kethei hegjemonine serbe ne Kosove dhe Ashton,qe ne emer te BE e hudhi ne kurthe Thaçin per interesa te Serbise-Rusise dhe Europes,ky çmim mos egzistofte sepse,njollose veteveten dhe te tjeret ne bote!

  12. JURISTI-ZVICER. says:

    se shpejti QMIMIN NOBEL do e marrine edhe njerzit e GJUNGLES se BRAZILIT.
    .qfar poshtersie nga ligjvensit Amerikan,por edhe dihet se AMERIKA gjithmon ka qene shtet i MIK i SERBIS.
    .edhe AHMET ZOGUT kur deshi tja SHES SHQIPRIS SERBIS kane pas plane qe tja japin QMIMIN NOBEL.

    .kjo eshte poshtersia e kohes.DACICI sekretar e PIONERI i SLLOBODAN MILLOSHEVICIT qe vrajti 200.000 vet ne ish JUGOSLLAVI dhe organizon sulme te rrebelave serbe ne veri te kosoves ku shume polic te eulexit jane vrare nga terroristat serbe.

    .THAQI i AKUZUAR per KRIME e TRASPLANTIME ORGANESH dhe krahu i djathte i ERDOGANIT nje NEO-OTOMAN i ISLAMIT te EGER SALAFIST ku ndezi LUFTRA FETARE ne LIBI-EGJYPT-SIRI dhe ka BURGOSUR shume protestues e gazetar mediash qe protestuan kunder REGJIMIT te TIJE.

    .ky eshte KAKA QMIMI,MERDE PRIX.

    1. laraska says:

      Amerika mik i serbise? HAHAHAHAHAHAHAHAHA Ajnshtajni ka thene qe universi dhe injoranca e njerezve nuk ka kufi, dhe paska pas te drejte. Shume mik i mire qenka Amerika ndaj serbve, sidomos kur i BOMBARDOI dhe i dha Kosoves. Sic duket, shprehja duhet te jet ‘ai qe te do te bombardon’, pa llogaritur qe Serbia eshte aleate me Rusine, me te cilin Amerika ka qene ne lufte te ftohte nje gjys shekulli. Me keto mashtrime qe thoni ju ashiqare do na nxirrni ndonje dite qe Obama dhe Putinin jane vellezer te nje gjaku.

  13. iliri says:

    Nje verejtje per webín e Temes,ne asnje menyre nuk mund te thuhet :`…emerohen per cmimin Nobel`.Keta thjesht,jane propozuar,ose do te propozohen per kete cmim,ashtu sikunder mund dhe do kete ndoshta edhe propozime te tjera,qe i behen Komitetit respektiv te Nobelit per Paqe…Iliri

  14. JURISTI-ZVICER. says:

    HASHIM THAQI nuk NJEF KOMBIN e FLAMURIN SHQIPETAR ket mos ta harron njeri dhe PROVA KONKRETE HISTORIKE qe nuk pranoje FLAMURIN e formuluar nga I.RUGOVA ju te pakten kishte ne mes FLAMURIN SHQIPETAR me SHQIPONJE KUQ e ZI,por THAQI asistoje qe flamuri i kosoves te jet FLAMURE i PAKICAVE MULTIETNIKE.

    .ahe NGALE se ka DARDHA BISHT kan thane PLEQET TANE DIJETAR,se edhe per VRASJEN e AHMET KRASNIQIT ne TIRAN thaqi e shume kushe kane qene ne DIJENI se kinse udheheqshin uçk-ne dhe jane njoftuar me te gjitha DETAJET e RRETHANAT e KOHES,por tani i FUTIN VESHET ne LESH dhe jane ber te SHURDHER.

    .por edhe per SHPALLJEN e PAVARSIS se KOSOVES kane qene e programuar dhe qka i takon nje PRESIDENTI ta SHPALLE qe ne ate kohe qe ka qene FATMIR SEJDIU,por thaqi ja GRABITI te DREJTEN e TIJE PRESIDENCIALE qe vetem ne OPNINION e PUBLIK te fitoje POENA dhe te medojne SHQIPTARET qe eshte PATRIOT ,a ne te vertet me ket vetem MASKOJE ETNIN e tije QERKEZE ku tani ne praktik dokumentohet e KUNDERTA se FJALA e IDEOLOGJIA e THAQIT ka qene per nje KOSOVE ISLAMIKE nene OMBRELLEN e ADMINISTRIMIN e TURQIS.
    .pra ter kontributin historik te IBRAHIM RAGOVES PRO-IDENTITETIT-ILRO-SHQIPTAR e nje KOSOVE SHQIPTARE e VORROSI THAQI me ERDOGANIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje