Haziri: Humbëm për shkak të sistemit të keq zgjedhor

23 Dhjetor 2013, 11:16Rajoni TEMA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë me rastin e 24- vjetorit të themelimit të kësaj partie, se ajo ka mision kryesor ruajtjen e sovranitetit dhe shtrirjen në të gjithë territorin.

Sipas Express, Haziri thotë se duhet punuar më shumë për përmirësimin e imazhit të Kosovës.

Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve të fundit dhe humbjen e LDK në Prishtinë, Haziri thotë se shkak për këtë ishte sistemi i keq zgjedhor.

Ai thotë në Prishtinë dhe disa komuna janë bërë koalicione të gjera kundër një autoriteti, qofshin ato formale apo joformale./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje