Sami Lushtaku lejohet të bëjë betimin, s’ka zgjedhje në Skenderaj

19 Dhjetor 2013, 18:39Rajoni TEMA

Përfundimisht në Skenderaj nuk do të ketë zgjedhje të reja. Kjo pasi kryetarit aktual të kësaj komune dhe fituesit të zgjedhjeve të reja, Sami Lushtakut, i është lejuar që ta bëjë betimin për kryetar.

Lajmin e ka konfirmuar për Zërin avokati mbrojtës i Sami Lushtakut, Arianit Koci.

“Po, është e vërtetë. Në Skenderaj nuk do të ketë zgjedhje. Kërkesa ime është aprovuar nga Gjykata e Apelit dhe zoti Lushtaku është lejuar që të bëjë betimin për mandatin e ri si kryetar i komunës së Skënderajt”, ka thënë Koci. /Zëri/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje