Thaçi, bisedë me Ashton për veriun e Kosovës: Vitin tjetër, marrëdhënie normale me Serbinë

18 Dhjetor 2013, 11:20Rajoni TEMA
Thaçi, bisedë me Ashton për veriun e Kosovës: Vitin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Baroneshën Ashton.

Në një deklaratë të tij, Thaçi thotë se “biseduam për rrjedhat e fundit në Kosovë dhe rajon. Vlerësuam lart fillimin e funksionalizimit të sistemit doganor të Republikës së Kosovës edhe në veri të Mitrovicës”.

Duke bërë komente pozitive për situatën, Thaçi shprehet se “vlerësuam si mjaft inkurajues fillimin e integrimit në Policinë e Kosovës të pjesëtarëve të komunitetit serb që jetojnë në veri të Mitrovicës”.

Sipas tij, gjatë bisedës është rënë dakord që nga fillimi i vitit të ri të intensifikohet angazhimi për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, si parakusht për të ardhmen evropiane të Kosovës, Serbisë dhe rajonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje