Negociatat BE- Serbi më 21 janar, Kosova vetëm në kapitullin 35?

17 Dhjetor 2013, 18:46Rajoni TEMA

Konferenca e parë ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë, e cila shënon fillimin formal të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, do të mbahet më 21 janar, njofton agjencia serbe Tanjug.

Siç njofton B92, në tavolinë ende është kërkesa e Gjermanisë dhe e Britanisë së Madhe e formuluar në dokumentin “non paper”, që gjatë vazhdimit të negociatave për anëtarësim të Serbisë, të insistohet në bashkëpunimin e plotë të Beogradit për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën dhe në fund të procesit të shndërrohet në dokument të detyrueshëm juridik që do ta nënshkruanin Serbia dhe Kosova.

Mësohet se Spanja po udhëheq grupin e vendeve që i quajnë këto kërkesa shumë të rënda.

Zyrtarët evropianë kanë arritur kompromis që çështja e Kosovës të lidhet me kapitullin 35 të anëtarësimit./KD

3 komente në “Negociatat BE- Serbi më 21 janar, Kosova vetëm në kapitullin 35?”

  1. raimondi Vlonjati says:

    Kosova duhet ti beje kerkesa te forta Serbise , ne menyre qe Serbia te mos i zbatoje dot ,dhe atehere Gjermani dhe Anglia do kene shkak te mos ja japin statusin

    Eshte mire qe Kosova tani te kerkoje te drejta per luginen e Presheves , dhe ti vendosi ato ne tavoline

    1. Kapit Tupalla says:

      Sërbia fitoi datën. Po çfarë fitoi Kosova ????????? Republikën serbe brenda Kosovës !!!!!
      O Hashim, o trap. Po ju qytetar ku jeni ?

  2. Vali Corleone says:

    Ne po flem gjum gjer ne oren 2 pasdite , pastaj ngrihemi dhe dalim i cik pime ndonje kafe dhe diskutojm gjerat merremi me hallet e botes se te tjerat i kemi ne terezi te gjitha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje