Ndërhyn policia, detyron mjekët që të shkojnë në sallën e operacionit

18 Dhjetor 2013, 18:08Rajoni TEMA

Mjekët e Repartit të Kirurgjisë Vaskulare në QKUK lanë të martën një pacient 67- vjeçar të presë disa orë në sallën e operimit. Është dashur ndërhyrja i policisë për t’i detyruar mjekët që të shkojnë për ta kryer punën e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pacientit Shefki Syla i ishte caktuar ora për operacionin, por në sallë kanë shkuar vetëm anesteziologu dhe mjeku Elmi Olluri, i cili kishte për ta operuar atë.

Burime të gazetës Koha ditore brenda QKUK, kanë thënë se mungesa e asistentëve për mjekun, i cili do ta kryente operimin, është shkak i bojkotit ndaj mjekut. Ky burim ka sqaruar se mjeku Olluri ka tetë muaj që përballet me kësi lloj problemesh dhe gjatë gjithë kësaj kohe herë pas herë e bojkotojnë mjekët që janë të detyruar ta ndihmojnë në operacion.

“Është shkak i një konflikti të vjetër në mes të Elmi Ollurit dhe drejtorit të kësaj klinike, Mehmet Maxhuni”, ka deklaruar ky burim.

Familja Syla ka thënë se qëndrimi i familjarit të tyre për disa orë në sallën e operacionit i ka irrituar tej mase.

“Bashkëshorti ka një javë që është i shtrirë në QKUK. Të martën e ka pasur të caktuar operacionin mjeku Elmi Olluri. Këtu ka ardhur në ora tetë, më pas ne jemi njoftuar se drejtori i klinikës nuk ka caktuar asistent për këtë operacion dhe burri im ka pritur për tri orë në këtë sallë”, është shprehur bashkëshortja e Shefkiut./KD

7 komente në “Ndërhyn policia, detyron mjekët që të shkojnë në sallën e operacionit”

  1. alban4eva says:

    fshati digjet, kurva krihet. kur zihen atllaret, shkelmat i hane gomaret..!! ehhh o popull i mjere dhe i vuajtur shqiptar.. !!! sa ke hequr dhe sa do heqesh akoma..!!!

    1. robert says:

      E perse dalin ne proteste shkerdhatat e mjeksise e ankohen per dhune te qytetareve ndaj tyre ? Perse i paguan shteti keta bira kurvash ? vetem per te mare rrogen dhe ryshfet ?Sa hete mjeket ose infermieret kerkojne ryshfet duhet tu japesh vetem DRRU se e meritojne .

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Hajde mendje hajde..Sjellje evropjane..

  3. qytetari says:

    Mos u qani ju ne kosove se ne ne shqiperi i kemi me plehera mjeket (kasapet) Ne kohen e xhaxhit ne shqiperi mjeket ishin human dhe me zemer te gjere kurse tani jane per ti ja qire nenat dhe motrat ku i kane me ja marre shpirtin eshte pak, plumbin ballit pak kane ,kane bere shkolle me paret tona dhe tani mbahen me taksat tona dhe shesin pordhe ,gjynaj qe tek ne jane vrare polica ne vend te tyre vendin e kane bluzet e bardha me zemra te zeza mjeket tane te shohin me pare xhepat …por kur minister vihet nje koqe kandari si ILIR BEQJA cfare nuk pret

    1. Fred says:

      njeriu nese ka lindur human vdes human dhe karakteri i njeriut kurr nuk ndryshon,por ishte xhaxhi enver qe i bente human…

  4. braktisni ferrin says:

    Thirrja ime eshte :te gjithe ata qe kane mbetur te ndershem ne ate vend ta braktisin ate dhe te lene aty vetem politikanet dhe te korruptuarit qe jane shumica ne ate vend!

  5. nje shqiptar says:

    Te dashur miq,duhet kapur problemi se ku eshte.Mos kujtoni ju se mjeket ne shtetet europiane jane me humane?Eshte shteti qe funksionon dhe i detyron ata te bejne me ndershmeri punen e tyre,sepse po nuk e bene denoncohen dhe e paguajne me gjoba te majme.
    Ne Shqiperi jane shume gjera qe nuk funksionojne,qe nga shendetesia,drejtesia,arsimi,administrata,etj, te gjitha keto jane te lidhura me njera tjetren si nje zinxhir.Pra duhet ribere cdo gje nga e para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje