VIDEO/ Koha kur brohorisnim për ruajtjen e Jugosllavisë

18 Dhjetor 2013, 18:03Rajoni TEMA

Në Kosovë në vitin 1989 protestohej kundër ndryshimeve kushtetuese që Serbia po bënte me dhunë.

Protestat ishin masive dhe kishin paralizuar jetën ekonomike dhe politikë në vend.

Por,ajo që mbetët anakronike për këto protesta është naiviteti i të besuarit ne vlerat e Jugosllavisë së Titos.

Kjo bie në sy përmes parullave që brohoriteshin, fotografive dhe pankartave që mbaheshin në duart e protestuesve.

Flamuj të Jugosllavisë, portrete të Josip Broz Titos, thirrjet për ruajtjen e RSFJ’së, ruajtja e vëllazërim- bashkimit, ky ishte dekori i protestave të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1989.

Që të bindeni, shihni xhirimet e asaj kohe të televizionit të Prishtinës./EXPRESS

17 komente në “VIDEO/ Koha kur brohorisnim për ruajtjen e Jugosllavisë”

  1. Dylber Dhrami says:

    … Ne Shqiperi vazhdon akoma ?
    http://goo.gl/vn3Ia3

    1. Kapit Tupalla says:

      Për ta kuptuar këtë “anakronizëm” duhet ta kesh jetuar atë kohë ose duhet shkruar më gjatë. Shkurt: ky ishte tentim i fundit për parandalimin e suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe dominimin e Millosheviqit, jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë Jugosllavinë. Këto demonstrata nuk ishin plotësisht të pavarura nga politikanët shqiptar të asaj kohe, Azem Vllasit sidomos, kurse ky i fundit ishte në bashkëpunim me politikanët jugosllav nga Sllovenia dhe Kroacia. Pra, parullat ishin të shkruara nga politika dhe jo nga populli. Nga ana tjetër, për ta ndalur Millosheviqin kjo ishte e vetmja mënyrë, të mbrosh sistemin dhe ligjet e asaj kohe. Shqiptarët nuk kishin mundësi tjera. Kurse Kroatët dhe Sllovenët fitonin kohë që të përgatiten për luftë, e cila tani më ishte e qartë, se ishte e pashmangshme.

      1. Dielli mbi KORAB says:

        Jam dakort me komentin tuaj.
        Ajo qe me ra ne sy ne video ishte se shqiptaret,protestonin e mbanin dhe flamuj shqiptar.
        Ne jemi popull liridashes dhe jo luftnxites.
        Ishte perpjekja e fundit e nje populli te paarmatosur,per ti shpetuar asimilimit.duke u mbeshtetur ne Jugosllavine e Titos

  2. alija nga somalija says:

    hahaha po kush ishte ai burre, rrote k… te bertiste ,,bashkim me Shqiprin,,.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Fukarallek, maskarallek…

  4. BALLKAN says:

    Sepse teorikisht kushtetuta e Jugosllavise parashikonte liri dhe demokraci per te gjitha kombet dhe popujt perberes, por praktikisht dominonin vetem Serbet.

  5. Kurbetliu says:

    Pse u dashka te konsiderohet si anakronike dhe jo si pragmatike besimi ne vlerat qofte edhe minimale te Jugosllavise se Titos?
    Perse te mos shihet ky besim si tentative rezistence per terrorrin nen te cilin Milosheviçi po pergatitej te fuste Kosoven dhe gjithe Jugosllavine?
    Pa mohuar faktin se Jugosllavia e Titos ishte nje sistem njepartiak e diktatorial megjithese i moderuar nuk duhet harruar se Kushtetuta e 1974 i ideura nga Tito, megjithese e la Kosoven ne kuadrin e Serbise i dha asaj statusin e njesise kushtetuese vendim-marrese ne kuader te federates jugosllave.
    Ishte pikerisht ky status, heqja me dhune e te cilit nuk u mor parasysh nga Perendimi i cili ne baze te ketij statusi e konsideroi Kosoven si element shtetformues te ish-Jugosllavise dhe i njohu asaj (ne baze te se drejtes nderkombetare) te drejten e vetevendosjes deri ne shkeputje, si per te gjitha republikat e tjera te ish Jugosllavise.
    Jo me kot Milosheviçi me nje urrejtje te papermbajtur do te deklaronte ne ato dite te nxehta se “Kushtetuta e 1974-es i shkaktoi Jugosllavise me shume dem se sa Lufta e Dyte Botrore”.
    Ne keto kushte besimi i shiqptareve ne ato pak vlera qofte edhe nga me elemntaret e me te paperfillshmet te Jugosllavise se Titos duhet te pakten te gjykohet ne baze parimit se midis dy te keqijave duhet te zgjidhet ajo me vogla ose ne baze te fjales se urte te popullit tone:
    “Kur s’ke pulen do hash sorren”

  6. santiago says:

    eshe na flasin per bashkim kombetar maloket nga kosova,kishte hak sala qe i furnizoi serbet me nafte ,rrac muti

    1. Kujtim KS says:

      E thene nga shtetasi i nje shteti qe ne Europe nuk ka respekt as sa romet. O tempora o mores.

  7. Lum lumi says:

    Njeriu qe ka ber propaganden me te poshter ne shqiperi kunder Kosoves esht Aleksander Frangovici dhe Blendi Fevziovski me TvKlanin keta dy sllave jane edhe profiteret me te medhej te qeverisjes 8 vjeqare te Berishes dhe personat e pare qe duhet te burgosen ne shqiperi jan pikerishte keta dy tipa

  8. kingxhani says:

    Mundesh me i numerue ne gishta ata qe kerkojn me u bashkue me nje rrac te basatardume si ju.

  9. Sem Luma says:

    Keto brohoritje dhe pankarta kane qene taktike e nevojshme e kohes dhe rrethanave te viteve 1988-89. Ne kete menyre i tregohej botes se shkaterruesit e Jugosllavise se Titos jane serbet dhe Serbia me insistimin e saj per heqjen e Autonomise se 74-it Kosoves. Po ashtu keto demonstrata “pro-jugosllave” ishin edhe si paralajmrim per Sllovenine dhe Kroacine, qe nese heshtin dhe tolerojne keto ndryshime te dhunshme kushtetuese te Serbise ne Kosove dhe kete dhune serbe, atehere shume shpejt nje fat te tille do t´i gjeje edhe vet ato republika…. Gje qe edhe ndodhi dy-tri vite pas!!!
    Duhet thene qe kjo taktike e ketyre demonstratave dhe ky “kooperim” popull-udheheqesi e atehershme e Kosoves pati efekte teper pozitive ne aspektin politik dhe propagandastik ne syte e opinionit nderkombetar dhe atyre ne Slloveni dhe Kroaci. Qe nga ajo kohe shtypi nderkombetar dhe udheqesite republikane ne Slloveni dhe Kroaci heqjen e autonomise se Kosoves (me forcen e tankeve) e konsideruan si aksion jo-legal dhe jo-kushtetues nga ana e Millosheviqit. Praktikisht nje gje e tille mbeti pa efekte reale ne terren (Serbia e beri te veten!) , mirepo Kosova qe nga ajo kohe shihej dhe perceptohej nga republikat veriore (Sllovenia + Kroacia) si dhe nga komuniteti nderkombetar si nje territor i vecante qe kontrollohet e mbahet nen Serbi vetem me dhune e terror…. Ky perceptim i tille ishte hapi i pare ne rrugen e gjate te Kosoves per internacionalizimin e problemit te saj dhe fitimit te mbeshtetjes nderkombetare… gje qe u arrit me shume sukses 10 vite pas, me 1999 me clirimin e saj nga Serbia.

  10. SHQIPTARI I KOSOVES,KRAHINES SE SHQIPERISE says:

    Personalisht,kam marr pjese ne shume protesta dhe demostrata qe nga 1981,ne Kosove.Nder ato me kujtohet kjo,para Komitetit Krahinir,e cila e kishte paralizuar,nga numri i protestuesve,çdo pellebe toke te rrugve ne qender te Prishtines.Pa dashur te tregoj edhe shumeçka tjeter qe e kam pare dhe prekur me lekuren e trupit tim,per sqarim,lexuesi kurreshtar,do ti shkruaj per arsyen e perkrahjes se LKJ,Titos,Komitetin Qendror,Komitetit Krahinor dhe Jugosllavise ne tersi.Me daljen ne skene te Millosheviqit serb,ky vendosi njerzit e vet ne shumicen e organeve te shtetit te Jugosllavise si dhe ne Republikat e saj,ku banonin edhe serbet(Kroaci,B.dhe Hercegovine,Mal te Zi,Maqedoni dhe ne Krahinen e Vojvodines)por edhe shume pro-serbe: shqiptare,boshnjake,maqedonas,malazez etj.dhe keshtu,Jugosllavia mori drejtimin e formimit te shtetit,de fakto ishte,Serbosllavi!Shqiptaret duke pare kete rrezik te bashkimit te te gjitheve kunder kombit(kombesise) shqiptar,ide kjo e intelegjences dhe akademikve serbe vendosi te mbroje,Titon dhe Jugosllavine per ta denuar Serbine dhe racizmin e saj,te cilin e shfaqi ne fillim para shqiptarve,per ta vazhduar me vone nder Republikat tjera.Republikat e tjera kur e kuptuan kete diallzi te Serbise,filluan t’i perkrahin shqiptaret duke u pergatite vete per sulmin serb.Kete e kuptoi,Sllovenia dhe Kroacia ne fillim dhe me vone edhe Republikat e tjera te Jugosllavise.Lobi shqiptaro-amerikan ne bashkepunim me Ibrahim Rugoven,punuan shume qe lufta ne Jugosllavi te mos filloje ne Kosove sepse,shqiptaret ishin te paarmatosur ndersa,Jugosllavia-Serbia,konsiderohej nder shtetet e fuqishme me teknike ushtarake ne Europe,dhe e pergatitur,tok me ushtare te Republikave tjera te beje gjenocid ne shqiptare,me preteks se,shqiptaret jane ata qe e shkatrruan,vellazerim-bashkimin dhe Jugosllavine.Kauza e shqiptarve te Kosoves ishte,bashkimi i natyrshem me Shqiperine MEME ose,per nje Republike te perkohshme deri ne nje referendum.

  11. Mollosi says:

    Ishte kohe shume e veshtire… por populli i Kosoves ishte dinjitoz.
    Fatkeqesisht krenaria e dikurshme e ketij populli dita-dites po zbehet si shkak i politikaneve te papergjegjshem.

  12. shiaksi says:

    Po hashimi a ka qen aty !

  13. zogi i zi says:

    koha e vjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje