“Nuk më duhet dekorata kur nuk kam bukë për fëmijët”- Dhe presidentja ia merr

19 Dhjetor 2013, 17:28Rajoni TEMA

Dekoratat në Shqipëri dhe Kosovë duke se janë kthyer në një mjet për të bërë qoka krerët e shteteve, sidomos gjatë festave të ndryshme.

Por, ndryshe nga shumë artistë apo njerëz të njohur, Aziz Salihu, sportist nga Kosova, ka vendosur që të mos e pranojë dekoratën e dhënë nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Duke folur për Express, ai ka thënë se nuk ka bukë për fëmijët dhe për këtë arsye, nuk ka se çfarë i duhet dekorata, por kërkon ndihmë nga shtetit.

Nuk më duhet dekorata kur nuk kam bukë për fëmijët”, ka thënë Saliu.

Fakti që ai nuk ka pranuar të tërheqë dekoratën duket se ka nervozuar presidenten Jahjaga, e cila ka vendosur që t’ia heqë Saliut atë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka vendosur që të revokojë dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave” dhënë sportistit Aziz Salihu, bazuar në nenin 14, paragrafi 1 dhe 4 i Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës në të cilin thuhet: “Të dekoruarit mund t’i revokohet Dekorata nëse vepron në kundërshtim me rendin publik, moralin dhe kryen vepra të tjera që e bëjnë të padenjë për bartjen e Dekoratës”. (Neni 14, paragrafi 1- Ligjit për Dhënien e Dekoratave)

Me dekoratë vlerësohet veprimtaria, aktiviteti dhe puna e dalluar e një qytetari, organizate dhe institucioni për meritat në fusha të caktuara dhe Presidentja me këtë motivacion edhe e ka dekoruar zotëri Aziz Salihun. Akti i shqyerjes së Dekoratës e bën të padenjë bartësin e saj për mbajtjen e së njëjtës. Dekorata nuk ka ndonjë shpërblim financiar apo ndonjë favor tjetër material dhe nuk mund të konsiderohet si mjet për të kërkuar përfitime materiale apo favore të tjera”, thuhet në një deklaratë të Presidencës.

43 komente në ““Nuk më duhet dekorata kur nuk kam bukë për fëmijët”- Dhe presidentja ia merr”

  1. Nini says:

    Gjeja me normale – dikush nuk vleresohet me zor kur nuk do (me apo pa te drejte)

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Azis Salihun e kam takuar rastesisht ne Tirane dikur ne 1996.
      Kam bere gati 1 ore muhabet (vete i trete) dhe kemi pire nga nje gote.

      Ish kampioni (i vetmi ne llojin e tij), mire ja ka bere qe ka kontestuar dekoraten.

      I drejtperdrejte, nuk i intereson “dekorimi ne te thate”.

      1. Mollosi says:

        Tironsi “ZZ” !
        Presidentja per nder te njeqind vjetorit te pavaresise se Shqiperise e dekoroi Azizin. Azizi pas nje viti u pendua per ate dekorate dhe publikisht e grisi. Nje veprim shume i ulet dhe fyes i Azizit. Azizi, nese eshte pa buke, ndihme te kerkoje te kryeministri. Nese ai ka merita per sportin kosovar te kerkoje prej Hashimit qe ai te ja gjeje ndonje vend ne ministri. Mundesia e Presidentes eshte e kufizuar. Ajo cka pat mundesi e beri.

    2. Tarasi says:

      Prandaj ikin sportistet tane dhe konkurojne per vende te tjera. Dhe pastaj qeveria shkon u lepin b…n dhe do ti afroje perseri, madje edhe duke ju ofruar prona shteterore ne bregdet

      1. andi says:

        Epo dikush i shikon si anti kombetare keto njerez qe ikin jashte. Si anti kombetare duhen pa Udheheqesit e vecante qe nuk interesohen qe keto njerez qe i japin shume shoqerise edhe te marrin ate qe ju takon materialisht. Por hajdutet nuk kujtohen per keto njerez, por vjedhin e ndertojne Vila e shtepija mijera metrash katror.

    3. fronti demokratik says:

      AH MOR SHOK, SALIU E KA FAJIN… AI!

      1. hidrauliku says:

        Or ti i kshillit (frontit),ne ne katunin ton kina 4 sali,ate te modhin fare,kte ktu qe i ka dhi mu ne dekorate,salihi qe bon gola me kombtaren ene….sali shijakun .Ti per çil sali e ke fjalen ?

  2. BENI says:

    Bravo Aziz djali! E ke lene sit e dhjere ?

  3. valter says:

    Bravo Aziz, keta plehra politikane duhet te mesohen se njerzit nuk kane nevoj per fjale te bukura dhe medalje bronxi por per pune dhe mirqenije!

    1. Tan_Tironci says:

      Aziz, mos nigjo kta, se tallin ka*in me ty. Shko e puno te ushqesh femite me buke. Mod prit nga shteti, por kerko pune.
      Jahjaga ka bere mire qe ta ka heq.
      Dhi e zgjebosme e bishtin perpjete.

    2. N Shabani says:

      Ik moj budallacke keshtu eshte kur zgjidhet president lloj lloj mendje fycke si puna jote qe i vije Saliut nga mbrape per te vleresuar mbretin kriminel dhe hajdut Ahmet Zogu. Te zgjodhi Hashim Thaci president se je nje vegel e bindur e qeverise jo se ke ndonje merite te vecante.

  4. Ali Baba Tomori says:

    Ja, keta jemi ne;te leme pa buke femijet dhe te japim dekorata! Jahjage moj bajge.

    1. Ramadan Podujeva says:

      Ashtu eshte per Zotin! Ajo analfabete te luaj koqe me njerez te thjeshte, me boxerin Aziz Salihu qe dikur ishte krenaria e kosoves she e mbar shqiptarise! Turp per te gjithe eliten politike kosovare!

  5. busho says:

    Katundarka Jahjaga, qesharake dhe e neveritshme per cka thote e ben, fyen rende nje shtet vertete te varfer, por jo aq sa t’i beje karshillek veprimit dinjitoz te nje njeriu te nderuar,si sportisti i shquar.
    Mentaliteti fshataresk, vazhdon te demtoje te dy krahet e te njejtit komb,qe aspiron te jete perendimor evropian.

  6. z says:

    bravo ZIZI ty qe moti ke deshmuar se je nje vigan me zemer te paster ,por i varfer si gjithe populli shqiptar kosovar,
    mir ia bere presd. Zarfi fete Jahjaga.

  7. Partiac says:

    Cinizem Presidencial! Ne vend qe te mirekuptoje deshperimin e nje sportisti te madh si Salihi, me te cilin dikur krenoheshim edhe ne ne Shqiperi, kjo “sederlije” na viheshka ne seder dhe i revokon dekoraten. Turp per Kosoven qe nuk di te vleresoje yjet qe dikur e kane bere krenare. Le te veproje qeveria. Jo per t’i bere karshillek nje Presidenteje qe edhe vete nuk e di perse u vu aty ku eshte, por thjesht per te rivendosur nje padrejtesi shkaktuar Salihit me indiferencen e shtetit karshi tij. Po te kishte qene ndonje biznesmen apo Arsen Lupen, do ta kishin bere President ne vend te kesaj Jahjages, ages, ages…qe nuk di se cfare ben. Na qenka edhe inatcore. Ne vend qe te falenderosh Zotin dite e nate dhe te besh bamiresira me qe u bere Presidente pa asnje merite, tregohesh shume e ulet, kur hakmerresh me dike qe sot ka nevoje, qofte edhe per nje pune apo pension dinjitoz. Pike e zeze!

    1. HILLBILLY says:

      Ajo duhert te mos falenderoje zotin, por zotin Harri Bajraktari qe e vendoai aty si presidente……!
      Kjo zonja eshte kusherire e ish gruas se zotit Bajraktari, te tjerat dihen! ?

  8. tuco says:

    mos u beni hipokrit ju shumica e komentuesve te temes dhe ta lavderoni per xhestin sepse nga emri duhet te jet musliman !!!!

    1. Vali Corleone says:

      Qka perzien fene ketu ti cka nuk shkon me fe ,askush asgje nuk tha per fene ore legen pastaj edhe nese esht musliman cte keqe ka ai eshte revoltuar per tjera gjera ska te beje me fen asgje .phiii si ta shpif cifti yt ketu jep koment palidhje.

  9. Daku says:

    Jahjaga nuk e ka lene pa buke sportistin. Jahjaga do ta nderoje ate me cfare ka ne dore. Eshte e drejte e sportistit mos ta pranoje ashtu sic eshte e drejte e presidentes ta revokoje medaljen. Kjo gje nuk ka fare vend per debat.

    1. besi says:

      po a e di qe adifetja veq te frizieri ile 1500euro ne mujt veq mob i harron 500euro etj e njerzit skan buk me honger

  10. Brusko says:

    Nini-

    Kjo i ngjan si me xha Bejkon.
    Xha Bejko punonte ne Ndermarjen Tregetare si puntor.Ne fund te vitit ndermarja nepermjet Bashkimeve Profesionale ndante nje shume shperblimesh dhe Flete-Lavderimi.Administrata mori nga 3000Leke vjetra dhe Xha Bejkos i dhane Flete-Lavderimi.Kur vajti ne tribunen e B.Prof. Xha Bejkua e kapi Flete-Lavderimin nga nje cepe me majat e gishtave dhe e ngriti larte duke e tundur dhe pyeti:Mund te pi ndonje gote raki me kete ?Kryesia i tha se ate mund te vente ne nje kornize si punetor i dalluar.Po xha Bejkua i tha :po nuk pi dot nje gote raki ç’e dua !
    Edhe Presidenttet e Shqiperise e Kosoves na kultojne kohen e Enverit.
    Nini , vertet nuk dekorohesh me zor (dhe jo vleresohesh),po nenet me te cilat i hiqet dekorata nuk qendrojne per rastin ne fjale.Presidentja deri sa e dekoroje dhe A.Salihu nuk e mori ,ajo mund ta linte ne nje vend ne Presidenc dhe nuk mund t’ja heq me ligj se eshte shkelje e ligjit.

    1. besi says:

      mos e krhaso kto me nje puntore se me kto u krenu kejt yugosllavija me nje far kohe etj

      1. Brusko says:

        besi-

        Te mungon intelekti,po nuk e kuptove komentin tim lexoje edhe njehere dhe po nuk e kuptove prape ,ne se ke ndonje ne familje qe ka mbaruar tetevjeçaren pyete te ta shpegoje.

        1. besi says:

          apo vjen me mor ngoj rac greki

          1. Brusko says:

            besi-

            Perveç analfabetizmit qe ke ,per kete nuk te ve faj se tre ore larg qe ke shkollen si mund ta ndjekesh,po injorancen e mer ne familje.

  11. mira10 says:

    Presidente fodulle! Politikanët e Kosovës kopjuan të gjitha marifetet e këqija të qeverisë Berisha. Po të ishte politikane e mirë duhej ta thërriste sportisin dhe ta ndihmonte ekonomikisht, se pushteti i saj i korruptuar po i lë sportistët pa bukë e po i detyron të marrin rrugët e botës. Kosovarët të bëjnë si në Shqipëri: të mos ja u japin më votat të korruptuarve. Edhe politikanët e Kosovës kanë ndërtuar vila në Prishtinë, vila në zonat malore(parqet kombëtare të ruajtura) si dhe në plazhet e Shqipërisë. Për popullin, s’ka para.

    1. Albnr1 says:

      Po. Normalisht dekorata sheqerohet me nje vlere ne para ose monedhe ari ose argjeni diçka e kembyeshme ne treg…

  12. Desaret says:

    Uaaaaaaa,uaaaaa! Gjer këtu paskemi arritur? Një boksieri vigan i mungon buka e femijve dhe i japin një cope teneqe per mburrje? Sa turp! Me parë duhet ti japin një punë:Roje,bodigard me te fuqishëm besoj se nuk gjejne,mjafton emri! Po femijte e tij perse nuk kane bukë! Bravo,Salihu ke treguar se ende lufton si në ring,dikur! Jahjagia nokdaun! Sto arrivando! Turp!…Jepini dinjitet ketij boksieri te shquar,lerini llamarinat se tashme askush nuk i do!…

    1. BardhiRKS says:

      @Desaret: Pensioni i sportistve qe kan fitu medalje ne lojrat olimpike,kampionate boterore dhe europiane eshte i rregulluar me ligj,krejt cka duhet te beje Azizi eshte ti dergoi leter KOMITETIT OLIMPIK dhe ta njoftoi se eshte shtetas i Kosoves dhe medalien e ka fitu si kosovar,A.Salihu nuk e ben kete,ndoshta merr pension ne IRJM ose Serbi.Azizi edhe me marre shperblim 5000 euro ne muj nuk i dalin,ky e pin nje bure wiski edhe ne aparate luan kogja shume.

  13. ARUSHA says:

    dekorata shoqerohet me pare

  14. rudi says:

    Ka dy lloj stimuj per njerezit. Kur ben pune te mire per nje pune qe merr rrogen dhe kenaq punedhenesin ose nje grup te vogel njerezish qe te rrethojne dhe ne kete rast nje stimul moral eshte me se i pranushem dhe nje stimul tjeter eshte kur me veprimtarine tende shoqerore, artistike, sportive etj ke impaktur positivisht jo veten jeten tende por dhe jeten e mijerave njerezve qe te kane ndjekur veprimtarine tende. Per kete rast stimuli moral nuk eshte i mjaftushem por ai duhet te shoqerohet edhe me nje stimul financiar te kenaqshem. Por cmund ti thuash presidentes te kosoves qe deri die ishte nje anonim.

  15. qq says:

    shqiptaret jane nje komb qe qeverisen nga idiotet

  16. "nn" says:

    Jahjaga, siç duket nje budallaçk e lindur, qenka dhe nevrike. “Eshte shume e studiuar Atifeja, e kujutoni kumtesen qe mbajti ne Tirane tek busti qe u ngrit per sharlatanin, hajdutin, vrasesin, injorantin satrap Ahmet Zogu nga Burgajeti i Burrelit? Kujtouni qe te kuptoni kush eshte kjo idjote.

  17. Be says:

    Aziz saliu eshte bigjozgjiu i semur vetem ne cyrih te zvicrres se paku 50 vetave ju Kamarr para per te luajtur ne casino dhe logjikisht qe si ka kthyer kurr ky njeri se meriton as nje pershendetje

  18. celoduro says:

    Nuk e kuptoj pse ky njeri ka shkuar ne kete takim apo dekorimi ka qene surprize

  19. skenderi says:

    policja presidente u fye, nga nje qytetari saj qe nuk e kazgjedhur ate

  20. gringo says:

    Edhe ne Shqiperi,kush nuk e ndjen,te ktheje mbrapsht dekoratat!Eshte nje dimension i ri realizmi,demokracie e dinjiteti dhe nje shpulle per qeveritaret mashtrues.

  21. Rajub says:

    Te isha une si Azizi i kisha marre per darke komplet qeverine(familjarisht) ne nje nga restorantet me te shtrenjta te Kosoves dhe u jepja per te ngrene e per te pire c te deshironin…Kur te vinte puna per te paguar te nxirrte medaljen dhe tja jepte kamarierit…Keshtu ua ka bere nje puntor ndertimi ne Tirane drejtorise se ndermarjes se tijeqe per shperblimet e fund vitit prt pune te ndershme e te pa lodheshme i dhane flete lavderimi

  22. Lum lumi says:

    Azis Salihi eshte kali sportiste ma lope nuk ka linde ne trojet shqiptre ky olimpiste i jugosllavis esht nje lypsare i neveritshem i kaloje jeta duke u qare salihi nuk jeton keq nuk i ka kushtet e kqija por ky esht piance dhe bigjozgji ky hargjon edhe deri ne 1000 euro ne dite ne kazino e lojra bigjozi nuk ka biznese ne Prishtine e rrethine qe ky bigjozgji nuk i ka para borqe ky shkone e qahet si magjype neper biznese e njerzve ju vjene keq dhe i japin para ndersa me ato pare ky luane bigjoze ndersa vajzen e ka kengatare gruja i punon ne Bank nuk esht se i ka punte keq ky shrlatan por Kosova nuk mundet mej sponzorizue veset e tija se ka probleme tjera

    1. Meti says:

      Esht e vertete qe nuk ka pranuar 1200 euro pencjon nga shteti serb?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje