Interkonjeksioni Shqipëri- Kosovë do nënshkruhet në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit

20 Dhjetor 2013, 18:35Rajoni TEMA

Marrëveshja për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës do të nënshkruhet të shtunën në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit në këtë qytet.

Duket se është gjetur kjo simbolikë për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për të dy vendet.

Të pranishëm do jenë ministrat përkatës, përfaqësues të bankës gjermane, KfW dhe të ambasadës gjermane.

Projekti pati shkaktuar shumë debat gjatë kohës që në pushtet ishte Sali Berisha.

Mediat kosovare patën raportuar se projekti po mbahej peng nga djali i Sali Berishës, Shkëlzeni.

Qëllimi ishte që të favorizoheshin bizneset serbe të importit të energjisë elektrike.

Vetë qeveria vendosi që të shtyjë projektin, duke tentuar që të shpallë fituese të tenderit kompaninë e dalë e dyta në garën e zhvilluar e miratuar nga donatori gjerman./ep

19 komente në “Interkonjeksioni Shqipëri- Kosovë do nënshkruhet në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit”

  1. lili says:

    Me pelqu shume ky lajm e para ; per vendin ku do te nenshkruhet ky projekt sepse dihet Shtepia e lidhjes se PRIZERENIT . E dyta ; ishte lene ne meshire te fatit me ka ardhur shume keq kur e kam pare ne ate gjendje me kete rast mund te vihen gjerat neper vende ,i kishte zene pluhuri dhe ku ! kontributin e atyre HERONJVE SHQIPTAR – qe pse vajten e ne kushte vajten ne vendin e caktuar ……… – nuk behet hero personi qe ve sa me shume para menjan .

    1. specialisti says:

      Edi Rama eshte mjeshter i simbolikes…edhe i punes.
      Udheheqes te tille Shqiperia e vogel mund t`i prodhoje 1 here ne 500 vjet prandaj duhet mbeshtetur dhe inkurajuar

  2. Pelasgian says:

    Un KURRE nuk kam arrit te kuptoje se PSE Shqiperia nuk kerkon KOSOVEN si pjese te saj duke ditur qe 95% e popullsise atje eshte SHQIPTARE ????

    PSE VAZHDOHET ENDE ME POLITIKA ” VILAJETESH ” ?????? EDHE KUR KEMI SHTETIN ME TE FUQISHEM NE BOTE NE KRAHUN TONE ????

  3. Ilo says:

    O vellezer kosovare e kuptuat qe ju do me shume ai qe ben per ju se ai qe flet?

    Bravo e madhe Rama! Fuqizim te metejshem per shqiptaret ne rajon!!!

    1. Nini says:

      Ilo

      rama thjesht shpalli fituesin e tenderit te dyte te organizuar nga vete Berisha.

      Berisha beri shume mire qe nuk pranoi qe linjen ta ndertonte nje kompani qe merrte nga parate e taksapaguesve shqiptare 40 % me shume sesa oferta me e lire qe cuditerisht u shpall e dyta.

      Prandaj ik hap syte njehere pastaj ec edhe jep mend

    2. Dervish Malluta says:

      @llo. Emer te bukur paske, me pelqej komenti yt, por kete “Bravo e madhe Rama” nuk e kuptova, ndoshta jam i trashe n´kry, edhepse kam nji trup te holle apo te thate, po nejse, pershendetje D. Malluta.

  4. Iliri says:

    Te lumte Edi Rama!

    Even a broken clock is right twice a day.

  5. Arqilea says:

    Bravo Rama, bravo Thaci !
    Nenshkrimi i dokumentit per linjen e interkojeksionit, bash ne shtepine simbol te bashkimit dhe mirekuptimit shqiptar, eshte nje arritje qe percjell mesazhe patriotizmi per shqiptaret ne mbare boten.
    Fazllicet e Xenet e Sali Berishes, te cilet donin te merrnin pagesen e radhes, marrin nje mesazh prej shtetit serioz ligjor dhe bashkepunimit te sinqerte me partneret gjermane, ne te mire te popullit.
    Nderkohe qe merr vesh fillimet premtuese, Saliu ben thirrje per protesta para kryeministrise.
    Uroj qe, prokuroria dhe Adriatik Llalla, te mos vazhdojne me gjuetine e qefullit apo koces, por te filloje gjuetine e peshkaqenve te Rruges se Kombit, te M.Financave, M.Ushtrise, etj. per te shkuar mandej tek AI – PESHKAQENI.

  6. Liridon says:

    Suksese.Nuk duhet te harrojme qe detyrat qe na ka lene Lidhja e Prizrenit jane obligime per te gjithe shqiptaret ane mbane botes.

  7. paulini says:

    Zoti e bekofte kete qeveri dhe Edi Ramen.

  8. tonini says:

    ja vlera e veprave te enverit.Skemi pse ti lutemi kujt per energji. Zoti ja falte gjynahet per keto gjera te mira qe ka bere.

  9. tonini says:

    Zoti e bekofte kete qeveri dhe Edi Ramen.

  10. atila says:

    Prizreni ka simboliken e interkonjeksionit me Shqiptareve me Lidhjen e tij dhe me duket me vend qe nje varveshje e till energjitike do nenshkruhet po atj pasi sduhet te anmungoje energjia per tu lidhur mes nesh si nje Komb. E per me teper kompanive Gjermane u duhet dhe ne prioritet per 1001 arsye.

  11. mimmo says:

    Me falni per nderhyrjen ,por haset shpesh fjala “interkonjeksion”shkruar gabim me “nj”.Sipas etimologjise gjuhesore,duhet “interkoneksion”.Kete gabim e has pothuaj ne gjithe gazetat.Besoj se mirkuptohemi,pershnetje!

    1. Cakorri says:

      @mimmo. “Interconnection” eshte korrekt!

  12. lili e verteta says:

    Do nenshkruajne mbas takimit ne Budva,kur kryeministri serbe te jape pelqimin ?

  13. lili e verteta says:

    Spécialiste,
    Shqiperia kete 100 vjecare u lodh aq shume ato prodhuar trima legjendar qe lindin nje here ne 500 vjet sa rra ne d’y gjunje tash….
    Böll me me keso idiot!

  14. mimmo says:

    Te shkruajme SHQIP ,pa gabime fjalet e huaja!!!Rrenja e fjales interkoneksion, vjen nga angl.:connection ose connexion;ital.:connessione qe dmth :lidhje,bashkelidhje,nderlidh. Pershnetje!

  15. Dardanian says:

    Komentet anti-Rama o i shkruan Berisha vete ose jane serb te Shqiperise, apo nga ata qe i martojne motrat me serb. Edi flet me vepra e jo me lehje. Mbaroi koha e maskarenjeve, GO Edi vec perpara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje