Tahiri në Budva, takohet me kryeministrin serb

20 Dhjetor 2013, 16:21Rajoni TEMA
Tahiri në Budva, takohet me kryeministrin serb

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Brendshëm dhe atyre të Drejtësisë së vendeve të Europës Juglindore dhe Bashkimit Evropian që është zhvilluar në Budva të Malit të Zi.

Në këtë forum janë diskutuar çështje të rëndësishme që përbëjnë shqetësim dhe janë njëkohësisht objektiva të përbashkëta për të gjitha vendet e rajonit, siç janë ato që lidhen me aspektet e aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Tahiri theksoi gjatë fjalës së tij vendosmërinë e qeverisë së re shqiptare për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet, si e vetmja rrugë për të siguruar për qytetarët shqiptarë standardet e shtetit ligjor dhe një shoqërie të drejtë europiane.

Sipas tij, rezultatet e muajve të fundit të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të vlerësuara maksimalisht edhe nga organizmat europiane, janë treguesi më i qartë i angazhimit të Qeverisë Shqiptare për të rikthyer sundimin e ligjit dhe shembur murin e pandëshkueshmërisë.

Tahiri u ndal edhe në masat që janë marrë e po merren në vijimësi për të frenuar trafikun e qenieve njerëzore dhe azilkërkuesit abuzivë drejt vendeve të BE.

Ndër takimet që ka pasur ministri i Brendshëm është edhe ai me kryeministrin serb, njëherësh ministër i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

Në forumin e zhvilluar në Budva merrnin pjesë ministrat e brendshëm të Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë si dhe përfaqësues të lartë të Ministrive të Brendshme të Italisë e Greqisë si dy vende që do të kenë kryesimin e BE-së gjatë vitit 2014.

9 komente në “Tahiri në Budva, takohet me kryeministrin serb”

  1. moni says:

    I have a dream… te tejkalojme perplasjet tona nderballkanike dhe te krijojme nje Ballkan te forte sic qe Bizanti apo perandoria Otomane. Dhe pastaj ta mendojne dy here para se te na flasin hollandezet & Co…

  2. . says:

    Lerini karshilleqet **** arrestoni Kriminelin Sali **** qe vrau 6500 njerez **** ne Demokraci.

  3. turi says:

    Tahiri si bob eshte ? po i lu zotin ketyre cunave te babit te bukur ne tiron. ishte njeri me x6 qe po i bente naze, bap bap bap si zoteri u shoqerua.

  4. ASTERI says:

    SAIMIR DUHET TE NDESHKOHEN PESHKAQENET QE SHQYEN SHQIPERINE, ATEHERE BEHESH I BESUSHEM PARA POPULLIT TEND DHE NDERKOMBETAREVE,LEXOJE MIRE VOYEN E 23 QERSHORIT.

  5. fly says:

    ME DAT 21 JANAR SALI BERISHA ESHTE NE BURG KY ESHTE DHE FUNDI I MISIONIT TE AGJENTIT UDB,NUK I DUHET ME SERBIT.MARVESHJA ME KOSOVEN MBYLLET DHE RAMA BEN MARVESHJE ME SHTETIN SERB JO ME FAZLLIC.

  6. kodoshi says:

    Si shpjegohet qe e gjejne kaq mire rrugen per ne Serbi keta qeveritaret tane? Qofshin te majte apo te djathte, sec i rreh zemra atje lart nga veriu…

    1. fatmir says:

      Po nuk lexon, ka qene ne nje samit te ministrave te brendshem dhe drjtesise per Europen Juglindore ne Budva te Malit te Zi. Ata jane politikane dhe nuk mund ta anashkalojne njeri-tjetrin ne takime te tilla.

  7. ibarhim says:

    fly-fyll pa bira qenke.

  8. Shkodrani says:

    I ka merak ky shovenistet serb qe pushtuan vendin ne kohen e Car Dushanit dhe me 1998,kur minuan terenin deri ne Kukes dhe mbeten shume invalid dhe te vdekur shqiptare te pafajshem.Tani do bejne takime tjera sepse celsin e Tiranes u ka dhene para ca vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje