Kurti: Thaçi po i jep shokët e tij një e nga një

21 Dhjetor 2013, 18:27Rajoni TEMA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për KosovaPress, thotë se kryeministri Thaçi po i jep shokët e vet një nga një.

“Ata shokë të cilët ose e kundërshtojnë me të drejtë, ose i ka të papërdorshëm”, deklaron ai.

Kurti thotë se pazaret me Serbinë në Bruksel po e shfajësojnë Serbinë dhe po inkriminojnë Kosovën.

Sipas tij, pjesë e kësaj dukurie politike janë edhe persekutimet që po bëhen në Kosovë ndaj ushtarëve të UÇK-së.

Kurti shprehet se EULEX-i nuk do të duhej të hetonte krimet e luftës, duke e vlerësuar luftën çlirimtare të UÇK-së si një luftë të drejtë.

Sipas tij, arritja kryesore e Kosovës në vitin 2013 është ndryshimi në kryeqytetin e Kosovës, pra fitorja e Vetëvendosjes dhe Shpend Ahmetit.

3 komente në “Kurti: Thaçi po i jep shokët e tij një e nga një”

  1. Mark says:

    Kete here ke shum te drejte

  2. Luani says:

    Albin, ka qenë dashur të mendoje më mirë, para se të bëheshe shok i ngushtë i Thaçit, vetëm për një banesë të përshurrtë në Prishtinë.

  3. Drenicaku says:

    Albin ti ndoshta edhe mund ta dish sepse ne parti ke strehu Yll Hoxhen qe ka perpilu dosjen per UCK gjaja per shitje organesh ne Shipri .
    Akbin ket genjeshter nuk ka shqiptar normal qe e beson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje