Firmoset interkonjeksioni mes Shqipërisë dhe Kosovës

21 Dhjetor 2013, 18:04Rajoni TEMA

Shqipëria dhe Kosova kanë firmosur në një ceremoni simbolike nisjen e punimeve për linjën e interkonjeksionit 400 kV mes dy vendeve.

Firma u hodh në ambientet e shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit në praninë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli, ministrit të Energjetikës dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri si dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.

Drejtori ekzekutiv i KOSTT, Naim Bejtullahu nënshkroi kontratën me përfaqësuesit e kompanisë kroate Dalekovod, e cila do të realizojë ndërtimin e linjës në pjesën e Kosovës, ndërkaq Engjëll Zeqo, administrator i përgjithshëm i OST Shqipëri, nënshkroi kontratën me përfaqësuesit e kompanisë Energoinvest nga Bosnja dhe Hercegovina, e cila do të realizojë ndërtimin e linjës në pjesën e Republikës së Shqipërisë.

Projekti i ndërtimit të linjës së tensionit të lartë 400 kV Kosovë-Shqipëri, është i ndarë në dy lote. Loti 1 përfshin ndërtimin e linjës, e cila lidh nënstacionet NS Kosova B (Kosovë) dhe NS Tirana 2 (Shqipëri) më një gjatësi totale prej 241.5 km.

Ndërsa loti përfshin ndërtimin dhe instalimin e pajisjeve të tensionit të lartë në këto nënstacione, si dhe infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë – fuqi), në mes të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST).

Financimi i projektit për pjesën e Kosovës do të bëhet nga qeveria gjermane bazuar në marrëveshjen e financimit që është nënshkruar në mes të KfW, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (Qeveria e Kosovës) dhe KOSTT, për hua dhe kontribut financiar në vlerën e përgjithshme prej 33.5 milion euro, nga e cila €16.5 milion grant + €17 milion kredi.

Qeveria gjermane nëpërmjet KfW gjithashtu do të financojë pjesën e linjës në anën e Republikës së Shqipërisë./ep

10 komente në “Firmoset interkonjeksioni mes Shqipërisë dhe Kosovës”

  1. Rezi says:

    Perfundoj edhe bllokimi shovinist berishian per te mbrojtur interesat e Fazlliçeve…

    1. Kopenhagen says:

      Po cfare perfundoi o djale, nuk e shikon qe eshte perseri Fazllic?
      Gjermanet kembengulnin per kroatet, ndersa i biri i Sheqeres per boshnjaket (serbet), dhe me ne fund u be si deshi dhendri i Beligradit.
      Nejse, e rendesishme eshte qe u nis. Te shohim perfundimin.

      1. raimondi Vlonjati says:

        Nga sa duket nga mareveshja Sala paska pasur te drejte

        Gjermanet e paskan larguar firmen kroate , te pakten nga linja e Shqiperise
        dhe kane vendosur firmen boshnjake qe thoshte Sala…. sepse kjo firme e kishte cmimin pothuaj 20 milion dollare me pake

        E pra , Sala nuk i la gjermanet te benin korupsion..me linjen e interkonjeksionit ….dhe ata e kuptuan dhe vete, por e kishin te veshtire ta pranonin,
        Tani e bene ndryshimin sic ju tha Sala

    2. Argita_B says:

      E sakte, pa njohur dosjen, kompania Energo Invest eshte nga kompanite me eksperiencen me te madhe ne rajon, parate nuk shkojne ne xhepat e kompanive perendimore po mbeten ne nje rajo qe ka nevoje te zhvillohet dhe kjo kontribon per zhvillimin e tij.

      1. Brian says:

        Parate mbeten ne xhepat e Fazllicit dhe serbeve.Energoinvest eshte kompania e Fazllicit. Edi Rama shko thyej qafen o frikacak.

    3. Endon Krasta says:

      @ Rezi

      Avash avash o rezi.
      Dardha e ka bishtin mbrapa ?

      http://goo.gl/uizLoh

    4. rezart says:

      Nje ngjarje kaq e madhe,NUK PASKA MARRE PJESE NE PRERJEN E SHIRITIT KRYEMINISTRI RAMA????
      E pa kuptueshme!!!
      Po te ishte ne vend te tij Sali Berisha,do kishte mbledhur 1 milion MALESORE BESNIKE nga te dy anet e kufirit dhe do u binte TRUMPETAVE,CURLEVE E LODRAVE!!!
      BILE DO ISHTE ORGANIZUAR EDHE FESTIVALI MBAREKOMBETAR I MASHTRUESVE!!!

  2. dinjiteti says:

    haj nje te madhe shpellare shume gjera do behen tani qe fytyra jote nuk eshte me. E KAM ME JU TRAPAT O FATOSAT E SHPELLARIT majaft me me e mbeshtet kete TRADHTAR,SA PER DIJENI ISHTE SHPELLARI QE NUK DONTE TE FIRMOSTE.hapat po behen ne drejtim te duhur na ka ngelur te shpresojme..

  3. kurro says:

    jepi sale, thuj popullit te cohet ne revolte per kete tradhti qe i behet serbeve.

  4. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Eh ua beft ZOTI mbare
    Jo vetem per kete veper por per cdo bashkepunim te mundshem me krahinen e KOSOVES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje