Thaçi reagon në mbrojtje të Krasniqit: EULEX bazohet në argumente gjysmake

23 Dhjetor 2013, 12:06Rajoni TEMA

Disa ditë pasi EULEX mori në pyetje edhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, reagon kryeministri Hashim Thaçi.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Thaçi flet për arrestimet dhe marrjet në pyetje të ish- kolegëve të tij gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Express, Thaçi thotë se këto procese gjyqësore po zhvillohen bazuar mbi thashethemet dhe argumentet gjysmake.

“Të dashur bashkëluftëtarë, kam qenë me ju gjithmonë dhe jam përkrah jush edhe sot në betejat jo të drejta gjyqësore, në të cilat, po ballafaqohen z.Selimi, dhe z.Lushtaku, dhe së fundi edhe z.Krasniqi, që u sfidua nga një intervistim përndjekës bazuar si duket në thashetheme.

Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.

Asnjë proces gjyqësor me argumente gjysmake nuk mund ta ndryshojë historinë. Duke qenë në anën e së drejtës dhe principeve, kemi qenë dhe do të dalim fitimtarë,” shkruan Thaçi në FB./ep

3 komente në “Thaçi reagon në mbrojtje të Krasniqit: EULEX bazohet në argumente gjysmake”

  1. Gavril Dara says:

    Po ky, pse foli me kaq vonesë…???

  2. nd-ih-ma says:

    Meritat e luftes nuk i mbroni me qeverisje si Berrisha.Kalliri bosh e mban koken si Ju.

  3. Gavril Dara says:

    Kalliri bosh, e “miku” plot, e mbajnë kokën përpjetë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje