Daçiç: Nobeli për Paqe? Deri më tani liderët serbë janë nominuar vetëm për në Hagë

24 Dhjetor 2013, 10:22Rajoni TEMA

Pas lajmeve se një grup ligjvënësish amerikanë kanë nominuar për çmimin Nobel për Paqen kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, homologun serb, Ivica Daçiç dhe kryediplomaten e BE, Catherine Ashton, ka reaguar kryeministri serb.

Ai tha se nuk ka shans që të fitojë këtë çmim.

“Deri më tani liderët serbë janë nominuar vetëm për në Hagë,” bëri shaka Daçiç.

Treshja që arriti marrëveshjen historike të prillit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, do të garojë për çmimin që jepet vitin tjetër./ep

5 komente në “Daçiç: Nobeli për Paqe? Deri më tani liderët serbë janë nominuar vetëm për në Hagë”

  1. Peshkatari. says:

    You mr.Daçiç pèrpiquni tè merrni atè tè paqes pasi atè tè Hagès e ke nè gjakun e tè parève e nuk ta heq askush.

  2. Xhemol katunari nga kalamari says:

    E dijmë që askush se meriton,se s ka paqe,por kjo esht si biçim karamele,si ai bari qe i vihet lopes ke turinjt per me e terheq ne therrtore..
    Ajo i mban ere dhe shkon pas barit,por nuk e din se i ben hysmetin hanxharit.
    Karremi,karremi i peshkatarit
    Si kapistalli i gomarit

  3. Aurenc Bebja says:

    Edhe BE e ka nje nobel…Edhe ketyre do ua japin per çeshtje imazhi…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2013/

  4. buli une says:

    Po aty e keni vendi ju se keni ber krime Bosne tmerrrrrrrrr Kroaci Kosove se me Slloveni nuk ju ka dhez

  5. askushi says:

    Ky cmim po te jepet, do te jepet qe ketej e tutje te rine urte te dyja palet, pra per ketej e tutje, jo per cfar ka ndodhur me pare. Pra eshte nje ilac gjumi ose ilac ndaj dhimbjeve te ardhshme qe te qetesohen.
    Te dy palet kane marre gjithmon, nuk ka rendesi se kush ka qene fajtori, tani e tutje duhet qetesi dhe te te dy personat do te jene te paprekshem, se ndodh si me Arafatin pastaj, fillon prap lufta po u helmua ndonjeri. Asnjeri nuk do lufte ne dere te Evropes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje