Kryetari i Graçanicës betohet mbi flamurin e Serbisë

25 Dhjetor 2013, 16:29Rajoni TEMA

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Slobodan Petroviç, u betua të mërkurën para flamurit të Serbisë dhe atij të OKB-së, raporton KTV.

Kuvendi komunal i Graçanicës është përuruar në sallën ku janë parë vetëm  flamujt e sipërshënuar.

Aty ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës, Slobodan Petroviç.

I pranishëm ka qenë edhe ministri për Kosovën i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Në Ministrinë e Pushtetit Lokal thonë se do të marrin masa nëse janë shkelur ligjet.

Vetëm një ditë më parë është shtyrë përurimi i katër kuvendeve komunale në veri.

2 komente në “Kryetari i Graçanicës betohet mbi flamurin e Serbisë”

  1. demokrat says:

    Cfare ka per tu cuditur qe nje serb betohet mbi flamurin e Serbise? A mos duhet te betohet mbi flamurin e Kosoves per ti bere qefin “kelmendeve” “kastrateve” te kombit te ri kosovar, qe ngasherehen pse serbet e Kosoves nuk perfaqojne idene e kombit te tyre kosovar, apo pas idese se gjermanve dhe zvicerianeve anonim qe duan vazhdimin e eksperimenteve mbi shqiptaret kur ato ne shekullin e 21 jane te ndaluara edhe mbi kafshet. Kot mundoheni ti asimiloni serbet ne kosovare, nuk ka per te ndodhur. Serbet jane dhe ndihen serbe, nuk do tju ndjekin juve ne cmendurine tuaj. Ndryshe puna me shqiptaret, pasi jane asimiluar ne shkja, nje faze e ndermjetme midis races shqiptare dhe ndergjegjes serbe, ne boshnjake, ne turq dhe maqedon ne Maqedoni, ne greke ne Greqi, dhe tani behet nje eksperiment per “permiresimin” e ndergjegjes nga shqiptare ne ate kosovare. Fundin e Jugosslavise, gjermanet dhe zvicerianet e pane por nuk e vuajten, shqiptaret e pane, e vuajten por ment nuk nxune.Viti 2013 paraqiti nje rast te arte ne nje moment dobesie te Serbise, per krijimin e shteteve nacionale ne Ballkan, si menyra e vetme per paqe. Refuzimi nga pashallaret e Kosoves dhe te Shqiperise tregoi sa pak e pergatitur psikologjikisht dhe politikisht jane elitat ne territorin shqipfoles. Akrepat e ores, filluan te levizin mbrapsht dhe Serbia dhe nje kosovar po pergatiten per maskaraden e Nobelit.

  2. qafiri says:

    Bravo i qofte. Perse duhet te ndihet tjeter gje serbi. Eshte serb dhe ka te drejten me te pacenueshme njerzore te betohet mbi ate qe e perfaqson. Ne shekuj vetem shqiptaret jane betuar mbi te gjithe flamujt qe i kane vene para te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje