Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, tha se nuk e mbështet kandidaturën e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, për çmimin Nobel për shkak të Hashim Thaçit.
“Gjithmonë në arenën ndërkombëtare, prej OKB-së, Këshillit të Europës, flas për krimet kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe për dyshimet e bazuara se ato i ka organizuar Thaçi,” tha ai.
“Kam folur edhe për nxjerrjen e organeve në Shtëpinë e Verdhë. Ky krim nuk është shënuar ndonjëherë në botën e civilizuar… dhe tani një serb duhet të jetë si kandidat përkrah Thaçit, një njeri që vetëm të huajt janë duke e shpëtuar nga hetimet. Kam frikë se të gjitha hetimet kundër tij do të kishin pushuar po ta kishte marrë çmimin Nobel. Kështu që një serb nuk mund të qëndrojë përkrah tij,” tha Nikoliç.
Sipas Express, Nikolliç ka thënë se rreth kësaj çështjeje as që do të kishte folur po të kishte thënë diçka Daçiç.
“Por, pasi ai po hesht, edhe pasi jam mjaft i vjetër, po i jap një këshillë prindërore: ka kohë, je i ri, mund të bësh shumë për Serbinë. Kosova dhe Metohia nuk është një problem i zgjidhur. Kjo do të marrë kohë. Askush nuk ka marrë çmim vetëm pse ka filluar të bisedojë por vetëm kur është zgjidhur problemi,” tha ai./ep
Ktu po i largohem temes qe esht ne koment, dhe po pres se ndoshta me ne fund do i shkoj ndermend, zotit Qosja dhe zotit Demaqi se me ken duhet te merren e jo me te ndjerin dr,Rugoven.
O zotni Imet ju po merreni me profesor Qosen dhe Adem Demacin, te gjithe kosovaret po i bejne armiq te kosoves . Turp , turp ………Serbet bejne qejfffffffff………..
sa ironi ky serb. dihet cili esht thaçi. po ky serbi esht nji psikopat i vertet. partia e tij esht paria e sheshelit. nji hitler i vogel.
Po unë nga ana serbe do ta propozoja Millosheviqin. Për shkaqe teknike:Nobelin t’ia dorëzojë personalisht A. Nobeli.
Presidenti Serb po kerkon krenarine qe i ka umbur shtetit per krimet qe ka bere ushtria serbe me kosovaret dhe bosnjaket. Kam mendimin se Bashkimi Europian po ngutet me vendimet qe po merr pro shtetit serb.
Bashkimi Europian e quajti nje gabim per pranimin e Bullgarise dhe RRumanise ne gjirin e saje dhe tani po ben gabimin akoma me te madh per pranimin e shtetit me kriminal te pas luftes se dyte boterore. Ky vendim qe po merr Bashkimi Europian do denohet nga bota e çelevizuar. Nuk jam ne kundershtim qe te mos pranohet, por kur te piqen kushtet. Serbia duhet te jete shteti i fundit i Europes qe te bashkohet me te. Un e kuptoj politiken europjane pse afrohet sa nuk duhet me Serbine. Jane gabimet qe keni bere dhe tani trembeni per asgje. Kushtet e pranimit duhet te jene njelloj per te gjithe shtetet dhe jo te behen leshime per ato shtete qe kan ndikim pro Putin.
he mor Thaq,Dacic do te falenderoj per te gjitha qe ke nenshkru,
por te jesh i bindur,ne te zefte Dacic koka ka me te shku.
Te perkrahesh nje kryebandit dhe kryekriminel sic eshte Nikolici dhe Co dhe te denigrosh luftetaret e UÇK-se eshte ose marrezi ose poshtersi!…
Po varret masive te shqiptareve, mbi te cilat ndertoni rruge dhe ndertesa te tjera, a jane veprime humane per ju serbet dhe ju zoti Nikolic? Faktet dhe genocidin kunder shqiptareve nuk mund ti mbuloni me shpifjet e panumerta te administrates suaj dhe as me njerezit e paguar neper bote per propaganden tuaj.
BRAVO !
Zoti Lani,fare nuk e ken kuptu komentin tim, me vjen shum keq por lidhje nuk paske me politik, zotrit qe i permenda ne komentin e me siperm,shum ma mir i bejn vendit te merren me armikun se sa me te ndjerin dr. Rugoven sepse e keqja nuk na vjen Shqiptarve prej njeriut nga varri,pa shiko se sa urrejtje serbet kan ndaj shqiptarve,jan ne gjendje edhe qmimin nobel ta refuzojn vetem me vetem te mos jan se bashku me nji shqiptar,prandaj ket e shkrova sepse nji kunder koment i nji itelektual si profili i pr,Qosjes dhe ve,Adem Demaqi,kan peshe shum te madhe ne politk,dhe ti lane me perqarjet mes veti se boll me.
Dadic nuk mund te jete NObel me Thacin sikurse Nikolic nuk duhet te jete presedent i je shteti qe don te hyje ne Europe.
Një studiues i njohur amerikan i historisë thotë se arsyeja e urrejtjes së madhe të serbëve ndaj shqiptarëve dhe shqiptarëve ndaj serbëve, është sepse serbët frikohen të kuptojnë se janë komb i asimiluar ilir nga rusët, dhe se shqiptarët frikohen të kuptojnë se janë komb ilir i asimiluar nga turqit.