Express: Ditëve të fundit ka shpërthyer një debat për historinë e vonshme të Kosovës, ose më saktësisht për rolin e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Sigurisht se e keni dëgjuar Adem Demaçin duke thënë se Rugova ishte frikacak, antivlerë, pijanec dhe një njeri që iu ka përkulur Millosheviqit. Zoti Qosja, cili është vlerësimi juaj për figurën e Rugovës?
R.Qosja: E kam lexuar deklaratën e fundit të Adem Demaçit për kryetarin e dikurshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Ajo është një deklaratë që e karakterizon shumë qartë Ibrahim Rugovën si njeri dhe si politikan. Por, në atë deklaratë nuk janë paraqitur të dhënat, të dhënat e shumta, që e dëshmojnë qartë deklaratën e drejtë të Adem Demaçit.
Lidhja Demokratike e Kosovës, me metoda tipike komuniste, ka arritur ta bëjë Rugovën politikan për të cilin flitet e shkruhet ende; dhe të cilit pas vdekjes i bëhen nderime që as ai vetë, as bashkëpunëtorët e tij të gjallë a të vdekur nuk kanë mundur t’i imagjinojnë. Gjithë këtë hiperbolë LDK-ja e ka bërë për nevojat e veta dhe e ka bërë me rrena, me mashtrime, me falsifikime të të vërtetave për natyrën e Rugovës, për veprimet e tij, për politikën që ai përfaqësonte sado nuk e kishte ndërtuar ai, sepse nuk ishte i aftë të bënte projekt politik, por bashkëpunëtori i tij, mjeshtri politik, Fehmi Agani. Por, gënjeshtrat, mashtrimet, falsifikimet me të cilat drejtuesit e LDK-së e ushqejnë opinionin e Kosovës janë më të shumta se vetëm ato për kryetarin e saj të vdekur. Ato gënjeshtra, mashtrime, falsifikime i kanë përvetësuar mandej disa gazetarë e deputetë, kryesisht të dorës së dytë a të tretë, që i kanë bërë lëndë të deklaratave të artikujve, të vështrimeve, të ”analizave” dhe, madje, të disa librave të tyre për Rugovën dhe LDK-në.
Para se t’i them disa mendime për LDK-në dhe ish-kryetarin e saj, të cilat pjesërisht i kam thënë me shkrim edhe më parë, dua t’i them edhe tri të vërteta që nuk i kam thënë kurrë deri tani.
E para, në kohën sa ishte në shërbimin ushtarak, Rugova më ka shkruar disa letra, që i mbaj edhe tani në arkivin tim në Institutin Albanologjik, dhe në to kërkonte që, mundësisht, të pranohej asistent në Institutin Albanologjik. Në atë kohë ne në Institut shpallnim konkurse për bashkëpunëtorë të rinj, por ndodhte që të konkurronin fare pak njerëz, kurse në disa degë asnjë, për arsye të mungesës së kuadrit të përgatitur shkencor e profesional! Do të bëj asokohekrejt çka varej prej meje si drejtor i Institutit që Rugova të pranohej në Institut. Dhe, ai do të pranohet.
E dyta, kur në Kosovë po bëheshin bisedat për krijimin e delegacionit të Kosovës i cili do të merrte pjesë në Konferencën e Rambujesë kishte pjesëtarë partish, që ishin në opozitë ndaj LDK-së, që thoshin se Lidhja Demokratike nuk e meritonte në asnjë mënyrë tëkishte përfaqësuesit e vet në atë delegacion; dhe nuk e meritonte sepse kishte bërë një politikë nënshtruese ndaj Millosheviqit, kurse Rugova ishte bërë simboli fyes i asaj politike! Faktorët ndërkombëtarë po e organizonin Konferencën e Rambujesë jo për të pavarësuar Kosovën, po për të ndalur luftën që e kishte filluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe për ta mbajtur Kosovën nën sovranitetin e Jugosllavisë së mbetur, domethënë të Serbisë, si kusht, si mendonin ata, për paqe në Ballkan. Ata kërkonin që edhe përfaqësuesit e LDK-së të ishin në delegacionin e Kosovës; ata ishin të bindur se përfaqësuesit e LDK-së dhe LDK-ja do t’u duheshin më vonë për ta mbajtur Kosovën nën sovranitetin e Serbisë, domethënë për të penguar idenë e pavarësisë së Kosovës që përfaqësonin Ushtria Çlirimtare Kosovës, e cila në emrin e asaj pavarësie e kishte filluar luftën çlirimtare dhe Lëvizja e Bashkuar Demokratike, prej ndërkombëtarëve e trajtuar si krahu politik i UÇK-së, kryetar i së cilës atëherë isha unë. Dy-tri ditë para udhëtimit për në Francë, me lutjen e adjutantit të Rugovës, Adnan Merovcit, dhe pa i informuar më parë kolegët e mi në Kryesinë e Lëvizjes së Bashkuar Demokratike, unë do të shkoj te Rugova, në shtëpinë e tij. Do të pranoj të shkoj për bisedë me të me një qëllim: me qëllim që ta bind që si delegacion i Kosovës të jemi bashkëpunues mes vete, të jemi të një mendjeje, ndaj të gjitha propozimeve e sfidave me të cilat pashmangshëm, do të na ballafaqojnë ndërkombëtarët në Rambuje. Siç e kishte natyrën të mos thoshte kurrë vendosur as jo as po, ai ishte pajtuar me mendimet e mia, sado në Rambuje, ku, ç’është e vërteta, nuk kishte kurrfarë roli, kur po vendosej për nënshkrimin e Marrëveshjes, që do të nënshkruanin delegacioni kosovar dhe ai serb, Rugova do të pajtohet me çdo zgjidhje që prej nesh e kërkonin ambasadorët e tri vendeve-të Bashkimit Evropian, të SHBA-ve dhe të Rusisë: madje edhe me zgjidhjen e versionit të Marrëveshjes që Kosovën e linte nën pushtimin e Serbisë!
E treta, herën tjetër me Rugovën do të takohem në Bon ku Hashim Thaçi, ai dhe unë ishim ftuar në takim me sekretaren e shtetit amerikan, zonjën Olbrajt. Dhe takimi im me Rugovën ishte caktuar në sajë të kërkesës së njerëzve të tij. Siç shihej edhe në sjelljet e tij, Rugova kishte një disponim pak a shumë të ngrysur. Nuk donte të shihej as të bisedonte me përfaqësuesin e UÇK-së, Hashim Thaçin. I vetëdijshëm se zonja Olbrajt prej neve të treve do të kërkonte unitet, gjatë bisedës jo të shkurtër me të, do ta lus Rugovën që të jetë komunikues edhe me përfaqësuesin e UÇK-së, Hashim Thaçin, dhe para Zonjës Olbrajt që të tre të lëmë përshtypjen se bashkëpunojmë mirë mes vete. Nuk do të më përgjigjet natyrisht as me jo e as me po. Me atë rast, nga përfundimi i bisedës, ndërkaq, ai do të më thotë se po merrte fund karriera e tij politike dhe tani e tutje do të merrej me ata gurët e Trepçës, pjesë të të cilëve ua dhuronte mysafirëve të tij e, sidomos, të huajve që vinin në takime me Fehmi Aganin e me të në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ishte e qartë: për shkak të tradhtive që kishte bërë në takimet me Millosheviqin e Millutinoviqin, Rugova frikësohej të kthehej në Kosovë. Por, me atë rast ai do të ma thotë edhe një mendim që kurrënuk e kisha pritur prej tij: do të më thotë se krijimi i shteteve kombëtare, tani, është ide e mohuar prej ndërkombëtarëve, sepse bota po bashkohet në organizata të mëdha globale, kurse kombet do të shuhen!
Nga i erdhi kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës kjo ide negative ndaj qenies së kombeve dhe shteteve kombëtare?
Në takimet e shumta që kisha me ata ndërkombëtarë që takoheshin me Fehmi Aganin e me Rugovën në zyrën e LDK-së, prej shumicës se tyre kisha dëgjuar fjalë shumë mospajtuese me idenë e shtetit kombëtar dhe me përpjekjet tona për bërjen e Kosovës shtet. Fjalën komb nuk e donin; aq më pak e donin fjalën shtet kombëtar. Kur u thosha se e kanë lehtë të mohojnë idenë e kombit e të shtetit kombëtar mbasi i kanë krijuar shtetet e tyre kombëtare me kohë, ata më përgjigjeshin shkurt: kjo ka ndodhur që moti, kurse tani nuk është koha për krijimin e shteteve kombëtare. Kur u thosha se shtetari më i çmuar evropian, Sharl De Goli, ka thënë se Kombi është forcë lëvizëse e historisë, ata më përgjigjeshin: ka kaluar edhe koha e De Golëve!
Nuk ka asnjë fije dyshimi se kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, ishte viktimë politike dhe ideologjike e këtyre ndërkombëtarëve që edhe në takimet me të do të kenë shprehur qëndrimin e tyre negativ, të shprehur edhe para meje, ndaj idesë së Kombit dhe idesë së Shtetit kombëtar. Mediokritet çfarë ishte, ai përulej lehtë edhe para ideve të papranueshme të atyre ndërkombëtarëve, që merreshin me manipulimin e tij politik, edhe kur s’mendonte si ata.
Nuk është e çuditshme, prandaj, pse ky njeri do të bëjë sjellje politike, që nuk mund të cilësohen ndryshe përpos si tradhti qoftë para Luftës, qoftë, sidomos, gjatë Luftës.
Express: Ju keni qenë pjesë e Konferencës së Rambouilletit e cila doli të jetë vendimtare për lirinë e Kosovës. Dihet që kjo ngjarje e madhe vazhdon të përçajë edhe më tej shqiptarët për atë se kush është më meritor për lirinë e Kosovës ose kush e solli NATO-n në Kosovë – krahu i luftës apo krahu i paqes. A ka ndryshuar qëndrimi juaj për këto ngjarje dhe aktorët e saj?
R.Qosja: Isha , me Thaçin e me Rugovën, anëtar i Kryesisë së delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë. (Fjalët e huaja në shqipe shkruhen siç shqiptohen prej nesh e jo si shkruhen në gjuhë e popullit të cilit i takojnë).
Çfarë pyetje me bëni, thuajse nuk e dini përgjigjen!
Kush e solli NATO-n në Kosovë dhe kush është më i merituari për idenë e pavarësisë së saj? Kush? Kush, vërtet, kush? Pyetje që bën të mundshme që gënjeshtrat, mashtrimet dhe falsifikimet e udhëheqjes së LDK-së të mbahen dhe ta mashtrojnë popullin edhe më tej! Më i merituari, brohorisin propagandistët e LDK-së, na qenka Rugova, Rugova që bënte një politikë me të cilën çmobilizohej e nënshtrohej populli, me të cilën zhvlerësohej e fyhej tradita liridashëse e popullit shqiptar?
Më i merituar është Adem Demaçi, i cili me burgjet 28 vjeçare, me programin e tij kombëtar dhe me idenë e rezistencës aktive e frymëzonte popullin për luftë çlirimtare?
Më i merituar është Rexhep Qosja, i cili me shkrimet e tij të shumta në shtypin kroat e slloven, që përktheheshin në kancelaritë e fuqive të mëdha, e përhapte në Jugosllavi dhe në botë idenë e pavarësisë së Kosovës dhe të bashkimit të saj me Shqipërinë, i cili me gojë e me shkrime para ndërkombëtarëve e përpunonte të drejtën historike dhe etnike të shqiptarëve për vetëvendosje shtetërore, në kohën kur Rugova predikonte diferencimin ideopolitik si kuadër partiak, kur Rugova si kuadër kulturor i Komitetit Komunal tëLidhjes Komuniste të Prishtinës çohej kundër demonstratave të rinisë sonë studentore dhe shkollore, kur Ibrahim Rugova miratonte statut për autonomi të Kosovës, kur Ibrahim Rugova çohej kundër bombardimeve të objekteve ushtarake serbe nga NATO, kur Ibrahim Rugova takohej me Millosheviqin si me mik të vjetër aq sa të shkundte edhe hirin e cigares në vazon me lule në lulishten e tij, kur Ibrahim Rugova çohej kundër UÇK-së me gojë, me konferenca shtypi dhe me aktivistë të LDK-së të dërguar në fshatra për të bindur popullin që të mos u jepte strehim dhe ushqim ushtarëve të UÇK-së?
Politika e LDK-së prej vitit 1995-1996 ishte politikë e vdekur, pothuaj e komprometuar jo vetëm para rinisë sonë, por edhe para ndërkombëtarëve. Ata e dinin se me LDK-në dhe me kryetarin e saj nuk mund të bëhej më asgjë për Kosovës dhe për zgjidhjen e çështjes së saj, prandaj as për paqen në Ballkan, për të cilën ishin aq të interesuar ata. LDK-ja dhe kryetari i saj me politikën e tyre kapitulluese dhe nënshtruese, që e kishin çmobilizuar popullin, njëkohësisht e kishin zhvlerësuar edhe idenë e pavarësisë së Kosovës. Ta shpallësh Rugovën arkitekt të shtetit të Kosovës, siç bën kryetarja Atifete Jahjaga, e manipuluar qoftë edhe prej disa zyrtarësh, zyrtarësh komunalë e krahinorë të kohës së Millosheviqit, siç është Isa Mustafa me trabantët e LDK-së e të disa ish partive të tjera, do të thotë të shpallësh të paqenë krijuesit dhe përpunuesit e idesë së Kosovës shtet dhe të së drejtës historike e etnike të shqiptarëve për vetëvendosje shtetërore, të shpallësh nënshtrimin – qëndresë, falsifikimin – të vërtetë, kurse tradhtinë -atdhetarizëm! Udhëheqja e sotme e LDK-së me kryetaren allaturka – allafrënga të Kosovës mund ta shpallë të vërtetë falsifikimin e jetëshkrimit politik të Ibrahim Rugovës duke e quajtur atë arkitekt të shtetit të Kosovës sepse kuadrot politike të UÇK-së në politikën e sotme kosovare, si para tri-katër ditësh në Kuvendin e Kosovës, kanë varur qafën, shumë e kanë varur qafën, dhe i durojnë të heshtur gënjeshtrat, mashtrimet, falsifikimet e LDK-së që, mjerisht, i ka pranuar edhe Atifete Jahjaga! E pse këta ish trima të luftës janë bërë kështu të heshtur para gënjeshtrave, mashtrimeve e falsifikimeve në kohë të paqes është çështje tjetër, për të cilën opinioni ka shpjegime të ndryshme. Ne sot po e durojmë dhunimin e historisë sonë, por si prej pushtimit të Serbisë ashtu edhe prej pushtimit të kësaj dhune, populli shqiptar pashmangshëm do të çlirohet. Do të çlirohet populli dhe do t’ua vërë emrin që u takon zbatuesve të kësaj dhune në politikën dhe në shkencën tonë historike.
Express:Në librin tuaj “Paqja e përgjakshme” keni shfaqur konsiderata të larta për Hashim Thaçin, që aso kohe e drejtonte pjesën politike të UÇK-së. Sot ky njeri, tash e 6 vjet, e drejton Qeverinë e Kosovës. Si e vlerësoni rolin e tij gjatë këtyre viteve si udhëheqës i vendit?
R.Qosja: Po të mos ishte Hashim Thaçi me vendosmërinë e tij, në Rambuje do të nënshkruhej versioni i parë i Marrëveshjes Kosovë – Serbi, që ishte shumë herë më cenues për ne se versioni i tij i fundit. Po të mos ishte ai, të gjithë anëtarët e tjerë të delegacionit tonë, dhe unë me ta, do t’i nënshtroheshim trysnisë së fuqishme politike të tre përfaqësuesve të SHBA-së, të BE-së e të Rusisë për nënshkrimin e atij versioni të parë të Marrëveshjes.
Duke qenë ish-përfaqësues politik i UÇK-së dhe njeri pa dyshim i shkathtë në radhën e politikave tënjë shoqërie të demokracisëfillestare, kryesisht rurale, siç është kjo e jona, Hashim Thaçi ka arritur të bëhet figurë kryesore, qendrore në jetën politike në Kosovë sot. Ai është i vetmi njeri politik i Kosovës i pranuar për bashkëbisedues të gjithnjëshëm nga institucionet amerikane dhe evropiane. Ky mendim i imi për të nuk do të thotë se jam pajtuar dhe pajtohem me të gjitha ato që ka bërë dhe që po bën Hashim Thaçi sot në politikë. Kjo domethënë se disa veprime të tij i konsideroj të gabuara. Fjala vjen njëri prej gabimeve të tij, i parë dhe i madh, që ka prodhuar gabime të tjera dhe moskënaqësi në opinion, është përzgjedhja e kuadrove me të cilët është rrethuar. Ai me zyrtarët e tjerë të rendit të parë në politikën e sotme në Kosovë është treguar refuzues ndaj shumë njerëzve të merituar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe është rrethuar me disa njerëz që nuk kanë bërë asgjë për këtë liri dhe pavarësi. Ai është treguar refuzues ndaj shumë njerëzve të merituar e të aftë që kanë bërë shumë punë dhe sakrifica për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe është rrethuar me bij të njerëzveqë ishin kundër UÇK-se, kundër Luftës, kundër qeverisë së përkohshme…! Ai është treguar refuzues ndaj shumë njerëzve që kanë bërë shumë përpjekje e sakrifica për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës qoftë në botën e jashtme qoftë në Kosovë, kurse në pozita të ndryshme jashtë qeverisë do të vendosë edhe njerëz me jetëshkrim të dyshimtë që shpejt kanë dëshmuar se qëllim jetësor kanë jo pavarësinë e Kosovës, po pasurimin! Mendja ime e thotë se një numër i atyre me të cilët është rrethuar Hashim Thaçi, në dëmin e vet, natyrisht, janë fajtorët kryesorë pse nuk janë bërë përpjekjet e duhura dhe nuk janë marrë masat përkatëse për parandalimin e korrupsionit tepër komprometues dhe të krimit të organizuar në Kosovë.
E konsideroj gabim të kryeministrit të sotëm të Qeverisë sonë, Hashim Thaçit, pajtiminme autonominë e serbëve të pjesës Veriore tëKosovës, të cilën me kohë e kam quajtur Kali i Trojës për Kosovën.
Veprim të panevojshëm të Hashim Thaçit e konsideroj edhe zgjedhjen pa kundërkandidat dhe emetimin e filmit dokumentar për vetveten në Kuvendin e fundit zgjedhor të PDK-së. Ai do të fitonte edhe po t’i viheshin qoftë edhe nëntë kundërkandidatë.
Le të them se gabim të Hashim Thaçit, që do t’i zihet shumë për të madhe në studimet tona historike kur të mposhten rrenat dhe falsifikimet e LDK-së, ështëedhe kontributi që, me vizita me lule te varri e përmendorja e tij, i ka dhënë “rehabilitimit” të ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugovës.
Do të dëshiroja që Hashim Thaçin sa më parë të nxjerrë mësimin e duhur prej kritikave që po i bëhen, prej kritikave të atyre që ia duan të mirën siç jam unë e jo prej kritikave të atyre që nuk ia duan të mirën dhe që nuk përtojnë të trillojnë edhe gënjeshtra e të bëjnë akuza plot mosdurim, kur e kur edhe urrejtje kundër tij.
Express: Keni qenë i pranishëm në mediet shqiptare ku nuk keni hezituar të flisni për problemet që e preokupojnë këtë vend. Ndërkohë jeni kursyer rreth zhvillimeve në Kosovë duke mos e thënë fjalën për hallet që kanë qytetarët. Për Shqipërinë madje keni shfaqur preferencat edhe për parti të caktuara, ndërsa për Kosovën ku edhe jetoni tash e sa kohë jeni i përmbajtur. Pse?
R.Qosja: Nuk ka dyshim se për politikën në Shqipëri dhe për problemet jetësore të qytetarëve kam shkruar më shumë se për ato në Kosovë. Jam nisur prej një parimi: Shqipëria është shtet qe një shekull dhe për jetën politike në të do shkruar pa sentimentalizëm; dhe ashtu kam shkruar. Kosova është bërë shtet para gati 6 vjetësh, prandaj edhe për jetën politike në të duhet të shkruhet pak më kujdesshëm. I riu lëndohet më shumë prej qortimeve pavarësisht sa janë të vërteta. Por, megjithatë, kam shkruar edhe për politikën në Kosovë. Lexojeni librin Demokracia e shpërdorur dhe do të shihni se kam shkruar për shumicën eproblemeve për të cilat tani po shkruajnë edhe të tjerë. Në qoftë se i keni parë a lexuar disa biseda të miat në mediet në Shqipëri dhe në Kosovë do të bindemi se kam folur edhe në to përçështje e probleme për të cilat ju po flisni me gjysmë goje ende. Kam folur e kam shkruar, për shembull, për rrogat e dyfishta që Kuvendi i Kosovës u jep deputetëve, duke përfshirë me këtë privilegj korruptues edhe deputetët e Vetëvendosjes, kurse ju keni heshtur! Kam shkruar herët për korrupsionet e zyrtarëve, për sjelljet e tyre si të ishte Kosova shtëpi e tyre private, kurse ju keni heshtur! Kam folur e kam shkruar edhe për privilegjet e jashtëzakonshme që disa zyrtarë, si Isa Mustafa, dhe shokë të tij, i krijojnë vetes me konflikt të interesit derisa ju keni heshtur. E të tjera. E të tjera.
Express: Ka gati 6 vjet që Kosova është pavarësuar. Dihet që shtetësia kontestohet ndërkombëtarisht nga Serbia dhe shtetet e saj aleate, që e pengojnë edhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Përbrenda përballemi me nivel të lartë korrupsioni, keqqeverisje dhe me një varfëri të madhe. A shihni ju, megjithatë, ndonjë indikacion se ne mund të rimëkëmbemi apo tashmë jemi në listën e shteteve të dështuara?
R.Qosja: Jo, jo, Kosova nuk guxon të lejojë që të jetë shtet i dështuar. Janë bërë shumë, shumë përpjekje e sakrifica dhe më në fund është bërë edhe luftë që Kosova të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane. Por, që të bëhet shtet i qëndruar dhe politikisht e materialisht i dinjitetshëm Kosova duhet të jetë e qeverisur gjithnjë prej njerëzish me dije e aftësi që kërkohen për një shtet – për një shtet modern; që të bëhet shtet i qëndruar dhe politikisht e materialisht i dinjitetshëmKosova duhet të ketë në qeverisje njerëz me pikëpamje politike të moralshme. Kuadrot e sotme politike, me numrin më të madh të tyre, nuk shquhen me këto virtyte. Mjerisht! Në Kosovë ende sillet në politikë tipi politik i Ibrahim Rugovës, i cili në thelb pajtohet me çdo gjë, çdo të keqe, padrejtësi, dhunë, të cilat i shkaktohen popullit, sepse kryesorja për të është të jetë i pushtetshëm, të ketë mercedes të shtrenjtë, shpurë tëmadhe, uiski e pije të tjera të shtrenjta, shtëpi të blerë me parat e taksapaguesve, tani në mënyra të tjera korruptive, dhe në të gjitha zgjedhjet ta përsërisë mandatin e vet!
Express: Një pyetje e njëjtë mund të bëhet edhe për Shqipërinë e cila edhe pse me një traditë shtetërore 100 vjeçare ballafaqohet me probleme të tmerrshme. Bashkë me Kosovën edhe Shqipëria radhitet me vendet më tëvarfra dhe më të korruptuara të kontinentit tonë. Pse ka kaq prapambeturi te dy shtetet shqiptare?
R.Qosja: Janë disa shkaqe për këtë gjendje në jetën e popullit shqiptar në të dy shtetet e tij.
Shkaku i parë është: varfëria e trashëguar nga shekuj të përparshëm.
Shkaku i dytë ështëtrajtimi i padrejtë i popullit shqiptar prej fuqive të mëdha evropiane duke filluar sidomos prej Krizës Lindore në gjysmën e dytë të shekullit nëntëmbëdhjetë. Shtetet e tjera ballkanike, fuqitë e mëdha i kanë ndihmuar jo vetëm politikisht, po edhe ekonomikisht gjatë krizave të tyre, kurse ndaj shqiptarëve janë sjelle pothuaj në vazhdimësi shpërfillshëm, shpesh duke u përpjekur për realizimin e interesave të tyre në dëmin e shqiptarëve.
Shkaku i tretë është: oligarkia politike duke filluar prej asaj të kohës së Ahmet Zogut e deri te kjo e sotmja, e cila interesat shtetërore i rrëgjonte në interesa vetjake. Me përjashtim të udhëheqjes politike e shtetërore të kohës së Enver Hoxhës, e cila interesat e popullit nuk i shpërfillte për shkak të interesave vetjake, por, megjithatë,bënte politikë tepër të gabueshme në fushë të ekonomisë e të krijimtarisë intelektuale, pushtetarët e rendeve politike shoqërore dhe kushtetutare juridike që u ndërtuan në Shqipëri e në Kosovë sipas kërkesave të ndërkombëtarëve, u shfytyruan shpejt duke u bërë zyrtarë të korruptuar në të gjitha pikëpamjet. Po shihet, tani, pas zgjedhjeve të 23 qershorit, si edhe kalimit të qeverisjes në duart e socialistëve dhe të socialistëve për integrim, se sa thellë e kishte fundosur Shqipërinë oligarkia e Sali Berishës. Shqipëria e viteve të tij ishte bërë një kazino e fundbotshme në të cilën vjedhja, plaçkitja, korrupsioni, mitoja, vrasja, rrëmbimi, gënjeshtra, mashtrimi, droga, prostitucioni ishin bërë veprimtari që lulëzonin lirisht si të mos kishte shtet fare. Le të jetë Shqipëria ferr politik, moral, material – kryesorja që ai, Sali Berisha, të jetë në krye të saj!
Në këtë mënyrë oligarkia politike u bë frymëzuese e pasurimit të paligjshëm, korruptiv, të një numri të qytetarëve, kryesisht të atyre me të cilët ishte në lidhje të ndryshme, në njërën anë dhe e pasurimit të pjesëtarëve të vet, në anën tjetër.
Express: Kosova dhe Shqipëria aspirojnë integrimin në Bashkimin Europian. Kjo është një rrugë e vështirë për shkak të problemeve të ndryshme si korrupsioni, keqqeverisja, mungesa e sundimit të ligjit. Në anën tjetër edhe Prishtina edhe Tirana kanë gjetur Ankaranë si një partner më të lehtë për bashkëpunim. A duhet të shqetësohemi për këtë marrëdhënie me Turqinë kur dihet se ky vend tashmë ka dhënë sinjale të qarta se synon të ushtrojë një influencë së paku ekonomike në rajonin e Ballkanit?
R.Qosja:Pse të shqetësohemi për shkak të marrëdhënieve ekonomike me Turqinë? Pse të frikësohemi prej një, si e quani ju, “partneri më të lehtë për bashkëpunim”? Pse t’i quajmë, si po i quani ju, marrëdhëniet ekonomike “influencë ekonomike”? Po ajo e quajtura influencë ekonomike është marrëdhënie – marrëdhënie që mund ta pranosh e mund të mos e pranosh. Në qoftë se marrëdhëniet ekonomike me Turqinë janë më me interes për ne sesa me disa shtete të tjera më të afërme e më të largëta, pse të mos i pranojmë me qejf? Unë nuk shoh kurrfarë droje prej bashkëpunimit jo vetëm ekonomik me Turqinë. Vetëm Serbinë e ka kapur një panik prej Turqisë, prej zhvillimit dhe përparimit të gjithanshëm të Turqisë njëzet-tridhjetë vjetët e fundit. Vetëm Serbia po përhap frikë në Ballkan prej Turqisë duke thënë se Turqia po e rikthen osmanizmin, që disa intelektualë serbë po e quajnë neosmanizëm. Në librin e një studiuesi amerikan për botën në 100 vjetët e ardhshëm, pas SHBA-ve, Japonia, Turqia dhe Meksika çmohen vende që do të kenë ndikim e zhvillim të përgjithshëm politik, shoqëror, ekonomik dhe kulturor botëror. Në Serbi u çmendën para pak kohe pse kryeministri turk Erdogan e tha në Prizren një fjali më shumë artistike sesa politike: Kosova, tha, është Turqi dhe Turqia është Kosovë. Intelektualë e politikanë serbë, të njohur për mosdurim ndaj besimit islam, kërkuan prej shtetit të tyre që të ndërpresë turr marrëdhëniet me Turqinë sepse kryeministri i saj e paska bërë turke, e paska ripushtuar, krahinën e tyre Kosovën! Pikërisht pse vuajnë prej mosdurimit të Islamit, ata s’duan ta dinë se kur kryeministri Erdogan tha se Kosova është Turqi e paska bërë Kosovën Turqi, por kur tha se Turqia është Kosovë kryeministri turk Erdogan e paska bërë Turqinë Kosovë, domethënë shqiptare. Kryeministri Erdogan e paska shtuar Turqinë me dy milionë “turq” të Kosovës, ndërsa e paska shtuar Kosovën me 70 milionë turq të ”shqiptarizuar”. Nuk ka dyshim se reagimet serbe ndaj kësaj deklarate të Erdoganit ishin sa naive aq edhe nacionaliste primitive.
Express: Si i vlerësoni bisedimet me Serbinë, ka shqetësime se ky proces po e instalon një Republika Srpska që do ta pengojë funksionalitetin e Kosovës. A ka ditur Qeveria e Kosovës t’i mbrojë kësaj radhe interesat e Kosovës në këto bisedime me Brukselin?
R.Qosja: E kam thënë edhe më herët se autonomia e serbëve në Veriun e Kosovës është një Kalë i Trojës për Kosovën. Prej andej në të ardhmen më shumë sesa sot Kosovës mund t’i vijnë të këqija dhe rreziqe.
Zgjedhjet lokale të këtij viti treguan se votuesit kosovarë mund të bëjnë pak ndryshime me votën e tyre pavarësisht se skena politike mbetet e njëjtë. Është interesant se Vetëvendosjatani do të udhëheqë me komunën më të madhe në vend dhe me kryeqytetin. Çka ju thotë e gjithë kjo?
-Ndryshimet që sollën zgjedhjet e fundit lokale, për mendimin tim, janë më të vogla, se ç’po shkruhet e po flitet në disa media. Populli ka filluar t’i shohë problemet e Kosovës, që i shkaktojnë apo që nuk i zgjidhin forcat politike në pushtet, por nuk po i sheh të gjitha problemet; dhe ende nuk është i përgatitur t’ua shqiptojë meritën a dënimin përkatës partive politike. Ndryshimi që ndodhi në Prishtinë është ndryshimi më i madh dhe më i rëndësishëm që sollën këto zgjedhje. Mbetet që kjo rëndësi të dëshmohet praktikisht. Kryetari i ri, Shpend Ahmeti, është mjaft premtues, mendon mirë, paraqitet mirë, shpreh ide të çmuara, moderne politike, por kontekstin politik e ka shfavorizues. Pushteti thuhet prish dhe sa më absolut të jetë aq më shumë prish. Të mos harrojmë se Vetëvendosja hyri në Kuvendin e Kosovës me premtime shumë të çmuara prej qytetarëve, por a po shihni ç’bëri: u pajtua me privilegjet e pamasë që u dhuron Kuvendi deputetëve dhe nëpunësve të vet! U pajtua, madje, edhe me ato të ardhurat prej 34 mijë eurosh në vit për çdo deputet! Po i hesht një varg problemesh që nuk do të duhej t’i heshtte. Nuk po flet më për nacionalizimin e pasurive të krijuara me korrupsion duke filluar prej shtëpisë së Ibrahim Rugovës e deri te pasuritë e një vargu zyrtarësh të sotëm të krijuara, dihet mirë, me korrupsion! Vetëvendosja është disiplinuar politikisht. A do të disiplinohet Shpend Ahmeti do të shihet më vonë.
Express: Keni polemizuar ashpër rreth orientimit qytetërimor të shqiptarëve me shkrimtarin Ismail Kadare. Tash kur Shqipëria është pjesë e NATO-s, Kosova ka një prani të madhe ndërkombëtare, ndërsa në Bruksel po ashtu pohojnë se dy vendet një ditë do të integrohen në BE, a mund të themi se ne jemi pjesë e Perëndimit?
R.Qosja: Shqiptarët jetojnë në një hapësirë gjeografike që i takon kontinentit evropian. Evropa është kontinent perëndimor. Këto dy të vërteta tregojnë se gjeografikisht kemi qenë, jemi dhe do të jemi pjesë e Perëndimit gjithnjë derisa lëvizjet e mundshme tektonike të mos e ndryshojnë relievin gjeografik të planetit! Por, kjo që jemi pjesë gjeografike e Perëndimit nuk do të thotë se, përpos edhe me vullnetin, jemi pjesë e Perëndimit edhe me të gjitha të tjerat. Nuk jemi pjesë e Perëndimit me fenë e numrit më të madh të shqiptarëve; nuk jemi pjesë e Perëndimit me një pjesë të madhe të kulturës sonë; nuk jemi pjesë e Perëndimit me shumë mite e rituale në jetën tonë; nuk jemi pjesë e Perëndimit me disa nga traditat tona; nuk jemi pjesë e Perëndimit me traditën jo të sotme të veshjes së pjesës më të madhe të shqiptareve; nuk jemi pjesë e Perëndimit me traditën arkitekturore të pjesës më të madhe të qyteteve , tashmë të shkatërruar; nuk jemi pjesë e Perëndimit me ramazanin prej gjithnjë e më shumë shqiptarëve të agjëruar dhe me bajramin prej një numri gjithnjë e më të madh të shqiptarëve të festuar; nuk jemi pjesë e Perëndimit as me emrin, ta themi Alvaro, që ka pas mbiemrin Berisha apo Kelmendi; nuk jemi pjesë e Perëndimit as me shumë e shumë emra të ushqimeve, veshjeve, enëve shtëpiake, pajisjeve të shtëpisë, almiseve. E të tjera. Këto që numërova janë të vërteta deshëm a s’deshëm. Pjesë e Perëndimit nuk do tëbëhemi duke u përpjekur të zhdukim përbërësit orientalë të traditës, dhe të identitetit të numrit më të madh të shqiptarëve. Të mos harrojmë se feja është në të njëjtën kohë ideologji, kulturë dhe qytetërim. Kush e harron këtë të vërtetë ka të gjitha gjasat që të bëhet propagandist banal fetar që mohon, fyen një fe dhe glorifikon një fe tjetër. Pjesë e Perëndimit ne do të bëhemi jo vetëm gjeografikisht, por edhe në pikëpamje politike, kulturore, morale, qytetëruese jo duke rrënuar e duke mohuar përbërësit orientalë të identitetit të numrit më të madh të shqiptarëve, por duke i pranuar dhe duke i bërë pjesë të jetës sonë vlerat që i quajmë perëndimore, sado ato sot janë bërë pjesë e jetës edhe e shumë vendeve të ashtuquajtura lindore duke filluar prej Japonisë e deri te Turqia. E cilat janë këto vlera? Demokracia moderne. Shteti i së drejtës. Zhdukja e korrupsionit. Trajtimi i shtetit si servis i qytetarëve e jo si pushtet mbi ta. Mospajtimi me të padrejtën. Mospajtimi me gënjeshtrën. Mospajtimi me mashtrimin. Nderimi edhe i të varfërve dhe dinjiteti para të pushtetshmëve. Barazia e dinjiteteve. E të tjera. E të tjera.
Express: Viteve të fundit në Kosovë është aktualizuar çështja e religjionit. Në rrugët e Prishtinës dhe në Kosovë mund të shihen njerëz me mjekra të gjata dhe me pantallona të shkurtra, të njohur si mbështetës të një rryme radikale të Islamit. Ndërkohë që një numër i të rinjve tanë angazhohen edhe në luftëra fetare. Cilat mund tëjenë arsyet që po i shtyjnë njerëzit tanë të përqafojnë kauza të tilla? A është e dëmshme kjo për Kosovën?
R.Qosja: Të çdo popull, në çdo shtet, gati gjithmonë ka paraqitje dhe veprime të skajshme të një numri të njerëzve. Te popuj të ndryshëm, në shtete të ndryshme e në kohë të ndryshme këto paraqitje e veprime janë trajtuar në mënyra të ndryshme. E dimë se si itrajtonte stalinizmi dhe e dimë se si i trajton demokracia. Ne jemi vend i vogël, prandaj paraqitjet dhe veprimet e skajshme realisht mund të jenë më të dëmshme natyrisht edhe më të papranuara. Pjesëmarrja e disa të rinjve tanë në luftëra fetare është fatkeqësi e tyre – e këtyre të rinjve, që sjell pikëllim edhe në familjet e tyre. Kjo pashmangshëm ndikon edhe në përfytyrimin që mund të kenë vende të ndryshme për Kosovën e Shqipërinë dhe për shqiptarët në përgjithësi.
Sa u përket mjekrave të gjata e pantallonave të shkurtra sipas mendimit tim ato duhet të shikohen siç shikohen në çdo vend demokratik – tolerueshëm dhe të shikohen kështu gjithnjë derisa bartësit e tyre të mos bëjnë veprime kundërligjore.
Express:Cili është fati i bashkimit kombëtar kur kemi dy shtete shqiptare? A mund të ringjallet ky proces që aktualisht është i ndaluar edhe me ligj?
R.Qosja: Kushtetutat dhe ligjet i bën dhe i ndryshon sovrani – populli. Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen një ditë. Dhe kjo do të jetë e pranueshme edhe prej fqinjëve ballkanikë, përpos prej Serbisë e cila mendon që me ata pak serbë në Kosovë do të përcaktojë si deri në vitin 1999 fatin e Kosovës duke e mbajtur të veçuar e të ndarë nga shteti amë – Shqipëria.
Express: Ju jeni anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Dihet që nga ky institucion ka pasur gjithmonë pritje të mëdha, është menduar se Akademia duhet të thotë fjalën e saj edhe për zhvillimet politike e sidomos në raport me Serbinë, a duhet të jetë edhe më tej kështu?
R.Qosja: Sot nuk mund të kërkohen prej Akademisë sonë të gjitha ato që kërkoheshin, me shumë të drejtë, para Luftës çlirimtare kur Kosova ishte e pushtuar prej Serbisë dhe kur regjimi i Millosheviqit ushtronte dhunë e terror ndaj popullit shqiptar. Atëherë Akademia e thoshte fjalën e saj për gjendjen në të cilën ishte Kosova dhe për të drejtënhistorike dhe etnike që i takonte populli shqiptar të Kosovës. Lejohem të them, tani, se ato reagime politike të Akademisë ishin nisma të Gazmend Zajmit, të Ali Hadrit dhe të Rexhep Qosjes. Gazmendi dhe unë edhe do t’i shkruanim kumtesat që bëheshin në emrin e Akademisë.
Në jetën tonë të sotme ka disa dukuri dhe disa probleme ndaj të cilave do të duhej ta thoshte fjalën e saj edhe Akademia. Por, siç keni mundur të bindeni, fjala e Akademisë sonë sot nuk ka ndonjë peshë intelektuale dhe morale. Fatkeqësisht në Akademinë tonë sot për sot nuk ka intelektualë të autoritetshëm. Aty janë mbledhur dhe e kanë privatizuar Akademinë edhe disa çerekintelektualë dhe çerekkrijues fjala publike e të cilëve nuk ndikon në mendjen e askujt në Kosovë.
Express: Keni bërë akuza publike se ky institucion kontrollohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës…
-Akuza quani faktet, të dhënat konkrete? Në shkrimet e mia për privatizimin partiak të Akademisë unë kam dhënë të gjithë emrat, 12 emrat, e anëtarëve të udhëheqjes së LDK-se dhe të disa partive shërbëtore të saj,duke filluar prej ish-kryetarit të LDK-se Ibrahim Rugova, nënkryetarit Fehmi Agani, kryetarëve të dy partive shërbëtore të LDK-së para luftës dhe gjatë luftës e të disa anëtarëve të tjerë të Kryesisë së LDK-së që janë bërë anëtarë të Akademisë, kurse ju i quani akuza këto të dhëna konkrete! Ju ushtroni një profesion që quhet moralisht i obliguar ta informojë drejt, objektivisht, ndershëm opinionin. Apo jo? A e keni informuar objektivisht, a e keni informuar fare, opinionin tonë për punët në Akademi?Jo! Pse? Informojeni? A e keni informuar opinionin kosovar se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish kryetar ii Komunës së Prishtinës, ish zyrtari komunal dhe krahinor në kohën e terrorit të Millosheviqit në Kosovë, është zgjedhur anëtar korrespondent e, pastaj, i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në të cilën qe njëzet vjet sundon një grup çerekintelektualësh nga Presheva me një gjakovar. Jo, nuk e keni informuar. Pse? I jeni frikësuar zyrtarizimit të Isa Mustafës të kohës së Millosheviqit apo dikujt tjetër?
A e keni informuar opinionin kosovar se njëri prej këtyre çerekintelektualëve preshevarë, pasi e kanë bërë akademik Isa Mustafën e LDK-së, ka shkuar te një zyrtar, ish luftëtar dhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe e ka pyetur: kënd dëshironi ju nga Partia Demokratike që ta pranojmë në Akademi? Zyrtari në fjalë duke bërë shaka ia ka thënë një emër që për anëtar të Akademisë ishte i merituar sa një maturant. Udhëheqja preshevare e Akademisë sonë, në të vërtetë udhëheqja servile preshevare-njëgjakovare e Akademisë ka pranuar një anëtar të Partisë Demokratike, por e ka pranuar prapë duke shkelur ligjin: e ka pranuar Arsim Bajramin, deputet dhe funksionar i Partisë Demokratike! Konflikti i interesit si korrupsion i rëndë nuk e ka penguar as udhëheqjen e Akademisë e as Arsim Bajramin hartuesin e ligjeve tona, që të shkelin ligjin! Pse udhëheqja e Akademisë e bën këtë veprim kundërligjor nuk është e çuditshme, por e çuditshme është pse e bën juristi, Arsim Bajrami!
Megjithatë nuk mund të thuhet se Akademia jonë e zhdrejtuar prej udhëheqjes preshevare-njëgjakovare nuk njeh asnjë parimësi. Ajo është e parimshme vetëm në një të keqe të madhe: në përpjekjet për të rrënuar bazën e gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë të gjuhës standarde. Harron kjo udhëheqje se në këtë përpjekje nuk do të korrin sukses siç ka korrur në kthimin e Akademisë në shtëpi private të LDK-së. Nuk i shkon mendja asaj se në përpjekjet për ndryshimin e gjuhës standarde do të dështojnë si LDK-ja me politikën kapitulluese, çmobilizuese, nënshtruese para dhunës e terrorit të Millosheviqit.
Pse ju, si gazetarë e publicistë, nuk keni reaguar dhe nuk reagoni ndaj privatizimit dhe korrupsionit në Akademi ndoshta nuk është aq e çuditshme: e çuditshme është pse në këtë privatizim dhe shpërdorim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, dreqi dhe i biri mund ta dinë, se për ç’arsye me heshtjen e tyre marrin pjesë edhe Kuvendi i Kosovës, edhe Qeveria e Kosovës, edhe Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë!
Express: Opinioni kosovar është i ndarë edhe kur bëhet fjala për periudhën komuniste të Kosovës. A ka përfituar Kosova diçka nga kjo periudhë apo ajo është vetëm një anë e errët e jona?
R.Qosja: Të mos harrojmë se Kosova në vitet e fundit të komunizmit kishte Universitet, në të cilin studionin më shumë studentë se në çdo universitet tjetër në Jugosllavi; kishte një varg institutesh shkencore ndër të cilat edhe Institutin Albanologjik dhe Institutin e Historisë; kishte Akademinë e Shkencave e të Arteve; kishte numër të madh shkollash tetëvjeçare, të mesme dhe të larta; kishte numër të madh krijuesish në të gjitha artet dhe në një varg shkencash; kishte numër të dukshëm magjistrantësh dhe doktorësh të shkencave; kishte numër të madh mjekësh dheinxhinierësh; kishte një varg teatrosh profesionale dhe amatore; kishte Qendrën kinematografike të Kosovës; kishte numër jo të vogël të fabrikave dhe të ndërmarrjeve të tjera punuese. E të tjera. Udhëheqja e Kosovës, me më tëshquarit e saj, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe Mahmut Bakalli, duke u mbajtur me kroatët e sllovenët, kishte arritur të krijonte rrethanat politike e shoqërore për realizimin e gjithë atyre të arriturave që përmenda. E ato nuk janë pak dhe nuk janë historikisht të parëndësishme. Kjo udhëheqje e rëndësishme e Kosovës do të pësojë një rënie, zhvlerësim, pas vitit 1981, por kjo ishte rënie, zhvlerësim që e shkaktonte udhëheqja nacionaliste e Serbisë, e cila do të bëjë çmos, do të ushtrojë dhunë e terror të madh në Kosovë me të vetmin qëllim; me qëllim që Kosovën ta kthejë pas me statusin e saj të autonomisë, me zhvillimin e saj, me vetëdijen e saj kombëtare, me idealin e saj çlirimtar! Nuk do t’ia arrijë, qoftë edhe në sajë të atij zhvillimi që në Kosovë ishte arritur para vitit 1981, sidomos prej vitit 1966 deri në vitin 1981. Nuk do taarrijë qoftë edhe pse në Kosovë prej vitit 1966 e deri në vitin 1981 ishteedukuar, ishte shkolluar, ishte formuar kombëtarisht një brez i ri, i cili me veprimtarinë e tij do ta ndryshojë fatin e Kosovës.
Express: Në Kosovë shumë dobët qëndrojmë në letërsi, në kinematografi, në sport dhe në fushat e tjera, e të mos flasim për shkencën. Kosovarët e suksesshëm nëpër botë përbëjnë përjashtim, por dihet që në suksesin e tyre vendi ynë nuk ka kontribuar, përjashto prejardhjen gjeografike?
R.Qosja: Pyetja juaj nuk ështëe drejtë, prandaj as e saktë. Kosova nuk qëndron dobët siç thoni ju as në letërsi, as në kinematografi, as në muzikë, as në pikturë, pak a shumë as në sport. Ne jemi vend i vogël, me mundësi të kufizuara materiale, tejet të pakta në kulturë, në krijimtari artistike e shkencore dhe në sport. Ne nuk mund të kemi ta them, një letërsi a një kinematografi a një muzikë a një pikturë a një shkencë si Franca, Çekia, Italia,Gjermania, Polonia e vende të tjera evropiane. Megjithatë ne kemi letërsi – poezi, prozë, dramë, në të cilën janë të përmbajtura prirje moderne të letërsive të zhvilluara evropiane dhe, në përgjithësi, botërore. Ne kemi romane moderne dhe postmoderne, që do ta përfaqësonin me dinjitet krijimtarinë shpirtërore kosovare po të përktheheshin në gjuhë të tjera. Por…? Sot nuk bëhet asgjë institucionale për njohjen e krijimtarisë sonë në Evropë. Nuk kemi ueb faqe të themeluara në gjuhë të huaja – anglisht, frëngjisht, gjermanisht për të cilat do të kujdesej Ministria e Kulturës a Lidhja e Shkrimtarëve. Ministria jonë e Kulturës financon këngë e këngëtare, por nuk financon përkthimin e veprave të përzgjedhura letrare, artistike në përgjithësi, dhe veprave shkencore në gjuhë tjera, çka bëjnë shtetet e tjera – ish republika të ish Jugosllavisë! Ne kemi vepra shumë të shquara nga fusha e muzikës dhe nga fusha e arteve pamore, por Ministria jonë e Kulturës nuk bën gjë për paraqitjen e tyre edhe në vende të tjera. Ne kemi, fjala vjen, një dirigjent të jashtëzakonshëm dhe ky është Baki Jashari, por Ministria jonë e Kulturës nuk bën gjë ose bën shumë pak që mjeshtëria e madhe e tij dhe e orkestrës së tij të shihet e të njihet edhe në vende të tjera.
Numri i shqiptarëve të suksesshëm në botë, megjithatë, është i paktë, përpos kohëve të fundit në futboll. Është më i dukshëm numri i shqiptarëve nga Shqipëria shtetërore, që kanë arritur sukses në botë në fushën krijuese me të cilën merren, siç është Inva Mula – Ramadani e lavdishme por edhe numri i tyre është i vogël në krahasim me numrin e të afirmuarve në botë të popujve të tjerë, qoftë edhe ballkanikë – hiq Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Express: Në Kosovë kurrë nuk ka qenë më lehtë se sot të merret një diplomë universitare, magjistraturë apo doktoratë, që janë të pavlefshme jashtë kufijve të Kosovës. Si e shpjegoni këtë vrapim pas titujve akademikë, kur dihet se me një diplomë kosovare nuk mund të sigurohet as një vend pune? Shumë politikanë janë kujdesur që të kenë tituj të tillë!
R.Qosja: Po flitet se njerëz të politikës kanë marrë e po marrin diploma fakulteti pa qenë asnjë orë në ligjërata, madje as duke shkuar vetë po duke e çuar përmes tjetërkujt indeksin që t’u vihen nota në të!
Flitet se ka ndodhur e po ndodh që edhe tituj magjistrash a doktorësh të fitohen me punime magjistrature a doktorate të shkruara prej tjetërkujt! Nuk besoj në të gjitha këto që po fliten për diploma, magjistratura e doktorate. Por, besoj se në fakultetet e Universitetit tonë publik e jo vetëm të tij ka shumë keqpërdorime të detyrës, të profesionit, të kualifikimit magjistër a doktor shkence! Shkurt: në universitet tona publike e private ka shumë shpërfytyrime të llojllojshme. Brezi i sotëm politik po shfrytëzon sa po mundet, çka po mundet për leverditë e veta dhe po ky brez i sotëm politik po u lejon edhe disa të tjerëve të bëjnë çka nuk do të duhej të lejohej që të bënin. Kosova dhe Shqipëria kurrë nuk kanë pasur pedagogë më të papërgjegjshëm në arsim, në arsim dhe jo vetëm në arsim. Kosova dhe Shqipëria kurrë më parë nuk kanë pasur zyrtarë politik më të papërgjegjshëm se sot. Ato që po dëgjohen për shpërdorime e falsifikime e korrupsione në Universitetin publik flasin për dukuri e njerëz që turpërojnë idenë universitare, tregojnë sa poshtë kanë katandisur pedagogjia dhe etika në arsimin tonë të lartë. Fajtorët? Po dihen keqbërësit, në të vërtetë krimbërësit, por nuk po flitet për peshqit e mëdhenj – për keqbërësit kryesorë! Të shpresojmë që rektori i ri i Universitetit publik, Ibrahim Gashi, do të jetë shumë i vendosur që në këtë Universitet me rëndësi të veçantë për Kosovën, të ketë rend, rregull, përgjegjshmëri, zbatim të ligjit dhe etikë profesionale dhe shoqërore. Veprimet e tij, sjelljet e tij, pikëpamjet e tij, identiteti i tij profesional e dëshmojnë këtë që po them.
Express: Ka pasur në të kaluarën intelektualë, shkrimtarë dhe figura publike të cilat intelektualisht kanë çuar peshë me qëndrimet e tyre. Sot askush po thuaj askush nuk merret seriozisht. Pse?
R.Qosja: Edhe ky konstatim në pyetjen tuaj është i pasaktë. Paska shqiptarë të suksesshëm në botë e nuk paska në Kosovë! Absurd! Assot nuk jemi pa disa intelektualë që çojnë peshë me qëndrimet e tyre; me paraqitjet e tyre publike. Megjithatë në jetën tonëkulturore dhe politike sot zotëron tipi i çerekintelektualit, shumë shumë i gjysmëintelektualit, i cili është turrur pas posteve në pushtet, i cili bën çmos për të siguruar një karrige, mundësisht sa më të mirë e sa më të leverdishme në zyra politike pushtetore. Ky është tipi i pseudointelektualit që gënjen, mashtron, falsifikon kur e kur edhe vjedh qoftë edhe në fushën me të cilën merret. Shoqëria jonë është e pafuqishme para tyre! Shoqëria jonë disa prej tyre edhe i shpërblen me duartrokitje, me lavdërime gojore a edhe shkrimore, me çmime e me pozita. Ç’t’i bësh? Në periudhat kalimtare (të transicionit), siç është kjo e jona, të gjitha janë të mundshme: është e mundshme që mashtruesi më i dukshëm të bëhet njeri politik i çmuar, kurse falsifikuesi, po ashtu, më i dukshëm të bëhet shkencëtar, madje akademik!
Në Kosovë, si dhe në Shqipëri, duhet të ndodhë një pastrim i madh politik e kulturor, natyrisht demokratik, me mjetet e shtetit të së drejtës. Në Kosovë, si dhe në Shqipëri, duhet të ndodhë edhe një pastrim i madh moral-politik.
Vetëm pas një pastrimi të tillë, që tani po ndodh në Shqipëri, Kosova e Shqipëria do të shërohen nga shpërfytyrimi (degjenerimi) dhe do të mund të bëhen shtete të qëndruara demokratike.
Po te jeshe ne moshen tende ke kohe te lexosh….dhe te pjerdhesh….shkrimi qendron, po ku ti besojme hijes tende qe deri dje ke ngren persheshin e serbit.
Ku e din ti Lili se ai ka henger persheshin e Serbit?! Injorante te tille jane me bollek por mos mendoni se me te shkru nje fjale te tille e njollose Z.Qose. Ai aty lindi jo me deshiren e tije, por ne vendin e tij, Atdheun e tij. Nuk ishte ai qe shkoi tek Serbi, po Serbi qe e uzorpoi ate vend. Ishte i zoti e u shkollu e arsimu si me i miri e me i zoti, biles ne ate lami qe nuk ishte e lehte per te e qe e fitoi me shume sakrifica. Gjate jetes e karrieres se tije nuk ka asnje cen si bashkepunetore i Serbit kunder atdheut e popullit te vet, Kosovar e Shqiptare. Pa shkru me gjate per veprimtarine e tije ne krye te institucioneve qe punoi gjate te djithe kohes. Ju injorantet shpellare te pa gdhenun e bashkepunetore te Serbit vec kaq fjale dini te shkruni. Keni ku merrni mesime, keni Sali Serbin dhandrrin me te mire te saj.
GJIGAND JE,SHQIPTARI I SHQUAR REXHEP QOSJA!!!
Pas Skenderbeut,Enver Hoxhes vjen ky njeri i urte,LEGJENDARI I KOSOVES DHE I KOMBIT SHQIPTAR REXHEP QOSJA!!!
Ne Kosove nuk vleresohet sa duhet, se jane shume larg nivelit te tij!!!
Ai eshte GJENI ,ndersa te tjeret jane FEMIJE CERDHESH!!!
REXHEP QOSJA DO TE VLERESOHET NE KOSOVE VETEM PAS VDEKJES SE TIJ!!!
Keshtu e kemi ne shqiptasret:
SA E KEMI GJALLE NJE NJERI TE MADH E SULMOJME SE NA DUKET VETJA ME E MIRE,ndersa pas vdekjes,meqe nuk kemi me te mire,fillojme te ngreme ata qe i keni share!!!
Jam i sigurte,qe Rexhep Qoses do t’i ngrini nje shtastore si e SKENDERBEUT NE PRISHTINE,por do pendoheni!!
Brezat e mevonshem do ju akuzojne juve te sotmit si ANTI SHQIPTARE,qe bete TRADHETARET RUGOVA E SALI BERISHA “HERONJ”,ndersa HEROIN E VERTETE REXHEP QOSEN E tradhetar!!!
TURPI JU MBULOFTE PER JETE!!!
Ne cdo germe,ne cdo fjale,ne cdo fjali,REXHEP QOSJA RREZATON SHQIPTARIZEM,DITURI,PARASHIKIME TE SAKTA DHE ARDHMERI!!!
Vetem ARMIQTE E KOMBIT SHQIPTAR NUK DUAN T’IA KUPTOJNE E NJOHIN MERITAT E ATIJ!!!
Une i propozoj QEVERISE SOCIALISTE TE SHQIPERISE,QE T’I LUTET TE MADHIT REXHEP QOSJA,QE TE VENDOSET NE TIRANE NEN KUJDESIN TOTAL TE SAJ,qe prej andej ai te jape KONTRIBUTET E MEDHA PER TE GJITHE SHQIPARET NE BOTE!!!
LAVDI TE MADHIT REXHEP QOSJA!!!
GJIGAND JE,SHQIPTARI I SHQUAR REXHEP QOSJA!!!
Pas Skenderbeut,Enver Hoxhes vjet ky njerri i urte,LEGJENDARI I KOSOVES DHE I KOMBIT SHQIPTAR REXHEP QOSJA!!!
Ne Kosove nuk vleresohet sa duhet se jane shume larg nivelit te tij!!!
Ai eshte GJENI ,ndersa te tjeret jane FEMIJE CERDHESH!!!
REXHEP QOSJA DO TE VLERESOHET NE KOSOVE VETEM PAS VDEKJES SE TIJ!!!
Keshtu e kemi ne shqiptasret:
SA E KEMI GJALLE NJE NJERI TE MADH E SULMOJME SE NA DUKET VETJA ME E MIRE,ndersa pas vdekjes,meqe nuk kemi me te mire,fillojme te ngreme ata qe i keni share!!!
Jam i sigurte,qe Rexhep Qoses do t’i ngrini nje shtastore si e SKENDERBEUT NE PRISHTINE,por do pendoheni!!
Brezat e mevonshem do ju akuzojne juve te sotmit si ANTI SHQIPTARE,qe bete TRADHETARET RUGOVA E SALI BERISHA “HERONJ”,ndersa HEROIN E VERTETE REXHEP QOSEN E tradhetar!!!
TURPI JU MBULOFTE PER JETE!!!
Ne cdo germe,ne cdo fjale,ne cdo fjali,REXHEP QOSJA RREZATON SHQIPTARIZEM,DITURI,PARASHIKIME TE SAKTA DHE ARDHMERI!!!
Vetem ARMIQTE E KOMBIT SHQIPTAR NUK DUAN T’IA KUPTOJNE E NJOHIN MERITAT E ATIJ!!!
Une i propozoj QEVERISE SOCIALISTE TE SHQIPERISE,QER T’I LUTET TE MADHIT REXHEP QOSJA,QE TE VENDOSET NE TIRANE NEN KUJDESIN TOTAL TE SAJ,qe prej andej ai te jape KONTRIBUTET E MEDHA PER TE GJITHE SHQIPARET NE BOTE!!!
LAVDI TE MADHIT REXHEP QOSJA!!!
,Intervista me bajate e Qoses….turp qe ka ren ne kete Nivel tamam si shqiptar I rendomte,,,me tha, I thash,I tha,!,,,,imagjinoni nj interviste te nje akademiku Serb ,a kudos tieter ne kete nivel per te kuptuar mangesine tone intelektuale si Komi,,,vertet per te ardour keq,,!,,,
Lali
A ke ndonje Argument apo edhe ti je si shume disa injorante qe pa kurrfare fakte shkruan vetem dokrra, Librat e tije tregojne se kush eshte Qosja, kur pas viteve 80 shkruante haptas kunder regjimit Jugoslav ti dhe shume te tjere as qe keni guxuar te mirreni me kete pune, me mire d9o te ishte te mirresh me injorancen tuaj, dhe me mire do te ishte te lexosh pak veprat e tije pastaj edhe debatojme
Mos vdeksh kurr BABA
Aman bre ci vini mend ketij…lereni te gezoje pleqerine!!!
Te lexosh profesorin duhet KOKE e jo bythe….
Ne shume komentues shof nje lloj irritimi
ndaj analizave qe ka bere Qosja, apo Lubonja
dhe Demaci, keto analiza kan nje vlere te
vecante ne shoqerine shqiptare, sepse po thyejne
shume “tabu” domethene po thyejne nje mentalitet
te pa gjykueshmerise dhe ketu nuk flitet se kush
ka te drejte apo jo, me e rendesishmja eshte qe
te diskutohet dhe te thyhet statuja e mitologjise
qe eshte ngritur ne shoqerine shqipetare.
Duke luftuar mitologjine si Qosja, Demaci dhe
Lubonja, nuk duhet ngritur kulti i mitit
anasjedhtas edhe tek keto tre figura sepse
hyjme ne nje rreth vizios si puna e qenit
qe kerkon te kafshoi bishtin e tije.
Nga viti 1992-1999 asnje institucion ne Kosove nuk e ka financuar Serbia,vetem instuticionin ku Qosja ka qene drejtor.(Shikoni se kush eshte Qosja,sa Shqipetar dhe patriot.)Kurse Adem Demaci ka ba burg se i kane gjete ne shtepi librat e Enver Hoxhes(Shikoni sa demokrat eshte ai)kOSOVA I NJEH HERONJTE E SAJ
Koli
Se pari lexoj Librat e Qosjes, pastaj debatojme se qenke larg realitetit, se dyti pse Demaqi ka pasur librat e Enver Hoxhes asgje te keq nuk ka ketu sepse Shume patriote kosovare ne vitet 80 kane pasur librat e Enverit, me nje qellim qe eshte kryetare i nje shteti shqiptare dhe qe ne nje menyre kane pasur shpresen qe shqiperia do ti ndihmoje( pa marre parasysh a ka pasur mundesi apo jo),Shiko qfare injorance paske more zoteri, keta te burgosurit politike qe ishin me ne krye demaqin qellimin e tyre e kishin bashkimin me shqiperine(dhe ketu asgje bash asgje ska te beje se qfare sistemi do te kete Kosova, kete e dine edhe filloristet) EDHE NJE HERE KETU ASGJE SKA TE BEJE SISTEMI, MESOJE NJEHERE E PERGJITHMONE, IDEALET E TYRE ISHTE BASHKIMI ME SHQIPERINE
Rexhep Qosja eshte nje perzierje komunisto – islamiste. Ai eshte adhurues edhe i shokut Enver edhe i shokut Tito.
Ai eshte edhe islamist. Ate kurre nuk do ta degjojme qe te flase kunder islamit ekstrem. Ate kurre nuk do ta degjojme qe te flase kunder turkut, as atehere kur kryeministri turk nuk pranon te flase me homologun e tij shqiptar ne prani te Heroit tone Kombetar.
Qosja e konteston edhe flamurin tone kombetar. Ne nje interviste ai pat deklaruar ( perafersisht ) keshtu: ” Flamuri nuk i perfaqeson te gjithe shqiptaret sepse ai eshte flamur i te krishtereve dhe duke qene ai flamur i krishtere vetvetiu nuk eshte edhe flamur i shqiptareve mysliman”.
Nje opinionist kosovar per z. Qose pat thene se ai percon negativitet dhe destruktivizem. Edhe une ndaj mendim te njejte me gazetarin kosovar. Por, eshte dicka qe me habite, qe me bene te mendoje se si mundet qe nje njeri akademik te kete aq xhelozi, aq inate dhe te jete aq i pa moralshem.
Ne kete moshe te pirdhet truri..I kam lexuar deklerat e tua te koheve te fundit..clirohu nga urrejta per LDK e PD..se me keto shkrime vetem percarje sjelle.keto percarje cojne uje ne mullirin e serbise….
Gjithecka mire e bukur,por me cudit ideja e Rexhep Qoses kur e ka thene ne disa instanca se,nuk ka tjeter rrugedalje per situaten e serbeve te Mitrovices vec se kembimin teritorial te Presheves,Medvegjes dhe Bujanovcit me ate te Mitrovices.Jam kurioz sikur gazetari i gazetes Expres ta kishte pyetur te sqarohej perseri me dekleratat e lartepermendura.E kam takuar Rexhep Qosen ne kishen e ShenPalit ne Detroit dikun ne mesin e viteve te 90-ta,dhe e pyeta nese ekzistojne kushtet per tu clirue me lufte ne Kosove.Ai me pergjegji troc;-jane e nuk jane! pra as ai ne ate kohe nuk ishte i nxete per te filluar lufte.E tani deklaron sikur ka qene gjithehere militant.Mu duke shume arrogant-mendjemadh-hundeperpjete.Paraqitej si”Jack of all trades”but master of none.Pajtohem 100% me ato cka thote per Rugoven dhe LDK-ene.
Si gjithmone GJIGANT o profesor Qosja.
je madheshtor,nje nga figurat me e çmuar e kombit shqiptar.
Qosja u betua ne Titon -pas vdekjes se tij si te ishte Ismail Qemali!
Titos i thonte se ti je e ardhemja jone rruga jone ndertove “Socializmin” per te gjithe ti na nderove ne Bote, Bota pa ty nuk do kishte vlehfte. Me Rugoven i bene te gjitha ato ide mjeranesh harruen vendlindje e tyre per nje cope “tule” Rugova ishte nje spijun i LKJ ne Prishtine per gjate kohes “Jugosllavia dhe Serbija” i krijuan ledhjen Demokratike per titistat me rroge dhe u siguruan pensione shume prej tyre edhe Fehmi Agani nderta qe u vra nga ushtria clirimtare UCKja.. Qosja ben me mire te falasi me shume per vendlinjen Vuthaj dhe Martinaj Plave-Guci qe po shkretohen nen Mal te Zi dhe mos te flase histori per Enverin, Rugoven qe kurre nuk arriti te bente nje te mire vetem “Fantazma” me at shallme qesharake duke pire konjak Franceze dite e nate Kafe Turke,Qosja nuk eshte me i mire nje rrence dhe kapadaie me grua Serbe eshte martue kur ishte i Ri! Qosja te kethehet ne Vuthaj tu ndimoje popullit shqiptar se po ckomtarizohen nga Mali i Zi. Ben nje here mire ndihmo popullin tend mos u merr me rrena se rrena i kane dhene popullit mjaft Titistat edhe sot sundojn me kerbace dhe burgosje. Shpresoj se Tema do e botoj ket dy rreshta
falemnderit Botuesit.
po pse e mbani ne mes te prishtines githe ate permendore te rugoves.
Kush ka lexuar qofte edhe vepren publicike te prof. Qosjes ndihen detyrimin per te qene perjete mirenjohes per gjithe ate pune intelektuale kolosole qe ka bere. E gjitha ne sherbim te kombit.
Vetem injorantet dhe bashkepunetoret e hershem dhe e tashem te pushtuesve te trojeve shqiptare perkatesishte genjehen dhe perhapin genjeshtra te uleta, pa kuptuar se e lartesojne edhe me shume kete Fat te popullit shqiptar.
Je qendrestar i madh zoti Rexhep Qosja. Ja ke bere skanerin Rugoves si ska me mire.
Shishi prap ky Talebi!
E keni vene se kta enveristet e vertete kane gjithnje qef te shpallin gjithkend enverist qe te mos ndjehen vetem! Por kujtoj se Qosja jo Rugova ka qen anetar i partise komuniste, Salehu jo Rugova as Edi Rama ka qen anetar i PPSH, Demaçi jo Rugova beri 28 vjet burg per enver pisin, Thaçi e ju Rugova e as Ramushi nderonte me grusht perpjete!
Rexhep Qose je i madherishem,intelektual i jashtezakonshem,nektarin e thithur prej popullit tend ja ke kthyer me shumice,kontributi Juaj per ceshtjen e lirise e pavaresise se Kosoves para dhe krahas UCK dhe Adem Demacin jane te jashtezakonshme dhe historia i ka stampuar me shkronja te arta.Po ashtu eshte i pa fund kontributi i juaj ne kulturen shqiptare,ne letersi,histori,publicistike,poli- tike.Per te miren e popullit shqiptar ne shqiperi keni reaguar fuqishem per mbrapshtite e drejtimit te qeverive,te padrejtesive, vjedhjet e korrupsionin e pushtetareve.Ky veprim ijuaj me keto kritika i keni bere nje sherbim te jashtezakonshem ceshtjeve demokratike ne shqiperi e Kosove si askush tjeter.Me keto veprime ju keni sakrifikuar per vehten tuaj duke marr mbi vehte urrejtjen e pushtetareve te korruptuar,e armiqeve te zhvillimit te popullit shqiptar ne shqiperi e Kosove.Per Rugoven ju dhe Demaci keni thene te verteten,Miloshevici do jetonte edhe njemije vjete po mos kish lindur UCK-ja armikja e te dyve,po te mos ishte fryma clirimtare e popullit Kosovar me bijte e tij Adem Demaci,Jashari,Rexhep Qosja, Thaci e sa sa te tjere.Rexhep Qosen e do dhe e vlereson shume populli shqiptar ne shqiperi e Kosove ndersa e urrejne te korrup- tuarit dhe antishqiptaret.Rexhep Qosja eshte figura me e ndritur i gjalle ne kohen e sotme,Ai eshte nje mendimtar i paarritshem e Patriot i lavdishem i kombit shqiptar, si Rexhep Qosja nuk ka nje te dyte.Historia e Rexhep Qoses eshte skalitur me shkronja te arta dhe do te ndricoje ne perjetesi ne jeten e popullit qe e lindi.
Permendoret dhe fotografite ne muret e “Pallateve” jane vendosur kur ishte Rugova ne pushtet dhe pas ardhesit e tij, asenje per Demacin qe shpertheu Jugosllavine dhe sot nuk lavdrohet por hec ne kembe 80 vjecar rrespektohet nga popullata e rendomte kudo qe shkon me nderime e pret populli. Por ne Prishtine eshte nje “Sherif” i ri dhe nuk do kete me “Rugove” historia e vertete ishte mjeran dhe agjent i serbeve shqiptaret ishin agjenta te UDBes ata qe e ruanin Rugoven kishte mbeshtetes titista ka pas shume me shume se kun tjeter ne Kosove kunder Enver Hoxhes ishte e programuar ne jugosllavi dhe ne emigracion te gjithe ijshin titista dhe komunishta te gjithe njerze te thjesht ijshin ne shoqerine “Bashkim Vllezerimit” te lidhur shume dhe te kontrolluar nga PKJ te rretthuar me UDBen.
Rexhep Qosja eshte shqiptari me i Madh aktualisht!
Shume i madh eshte, vertete, une i deshiroj ketij Qoses nje vdekje sa me te shpejt…ateher do behet edhe me i madh.
Nje stalinist na eshte kthyer ne xhihadist, e ka dh…e krejt, kush jane keta idioter qe i japin gjithe kete hapesir neper gazeta!!!
Gjithecka ka fole ne kete interviste, njerezit me pak shkolle dhe tru, i kane dite moti, s,ka nevoje te na i thote ky. Po kur thote me i meritueshmi per Lirine e Kosoves eshte Demaci, i dyti AI vet, hahahaaha, vaj medet cfare “glace Intelektualesh” kemi, ptuuuuu Zoti ju marrofte me shpi e me katandi, qen bir qenesh. Gjaku i vellezerve dhe motrave tona iku per l…, keta QEN e shkruajn Historine si te ju pelqej atyre, i pari demaqi, i dyti une…
Rugoves duhej tia thoshe keto gjera kur ishte gjalle, jo tash kur ka vdeke se nuk ka mundesi te paguaj Avokat e te mbrohet nga Ti, edhe popullit duhej tia thoshe kur ishte ai gjalle…ik ore pjerdhu, plak matuf..
Kafshe te blogjeve! Mbyllni gojet tuaja te ndotura se flliqet dynjane. Prof (Emeritus) Qosja eshte diamanti i ketij polpulli te turullosur sa nuk behet. Kemi nderin te degjojme nje kollos te tille atdhetar te popullit shqiptar. Lavdi Profesorit (Emeritus)!
Eshte shume e quditshmr,njeheri tgjendje e mjere shpirtrore e mendore,e nje akademiku si Qosja,te beje nje interviste,shume te pakuptimt,ne nje ane sulmon Rugoven icili beri qe Kosova dhe qeshtja e saje politike te njihet nderkombtarishte,ne anen tjeter levdron Hashimin analfabet,hajne e trathtare,qe e ka pru Kosoven buze gremines,duke kriju edhe republike serrbe,permbrenda Kosoves se vogel,e cila vetem sa nuke eshte shpallur publikishte,kete nuk munde ta kuptoje askushe.perse zotri Qosja kaqe shume urrejtje ndaje Rugoves,kur e di mire se 95% e popullit te kosoves e rrespektojn dhe e vlersojn larete punen e tije,edhe pse shumica nuk e perkrahum LDK-n si parti.te njejtin rrespekte e mos me shume keni pasur edhe ju zotri Qosja,por nuk e keni me,ju jeni bere perqares i popullit,ne vende se te ishte e kunderta.
Z.I nderuari R. Qosja eshte njeri meritor ne kombin shqipetar.
Ata qe flasin se eshte Titist gabijne shume dhe nuk e njohin fare.
Ata qe thon se ka qene Enverist do te theme se te gjithe shqipaetaret ishin Enveriste por me von u diferencuan dhe u shpallen “demokrat”. Te i perkujtoj gjeneratat e vjetra qe me dite te tera e prisnin ne shesh per ta pa pershendetur. Atehere ose ishit frigacak ose lajkatar.
Qosja ne te gjitha periudhat ishte njejte stabil dhe shqipetare.
Ky artikull nuk ka kuptim se Qosja nuk eshte ekonomist per te folur per “korrupcione” dhe asnje here nuk ka shkruar gje per korrupcionin ne Kosove qe ka nevoje me shume se Shqiperia per komunizem te shqiperise e dine me mire se cfare eshte komunizmi dhe marksizmi nuk ka nevoje te na flase per marksizem dhe ekonomi dhe korrupcion se te gjitha i dijne shqiptaret! Mero Baze botuesi dine me shume dhe prodhon me shume se Qosja, poor mire qe ka miresine tia botoje keto maskaradheqe, per ekonomine dhe korrupcionin hala eshte me gjendje ne sitemin sociale te Kosoves nuk eshte bere i pasun gjithe at kohe me Titista te medhej eshte marrun. Qosja ka jetuar mire me Partine titiste dhe komuniste kurre nuk ka qene i antaresuar ne UCKen apo i ngjeshur UCKes ne lufte, por nuk beri me shume se Rugova qe e injoronte UCKen. Me siguri deshiron qe te shkruej nje liber per “korrupcion” dhe ekonomi ne Shqiperi se eshte be fushe e re per beteja per tu shfrytzue nga Rexhep Qosja! Qosja duhet shkuar te ndihmoje vendlindjen e tij qe po ckomtarizohet nga Malazezet te na shkruajne per ndihme dhe ti kerkoje Edi Rames nje pakete ekonomike dhe arsimore per at popull te mjere i harruar nga Shqipria qysh pas luftes se dyte botrore, ai popull ka pritur per nje ndihme jo ekonomike por arsimore se paku prej Berishes me shpresa kan jetuar, dine me i shkruar dhe Edi Rama ka nje vizion dhe zemer te shendoshe jo si Berisha.
As pike ,as presje ,ne ate cka thote,nuk I hiqet ketij njeriu dhe intelektuali te madh te letrave,qe per fat te mire ka akoma kombi shqiptar,pa cka “pak si vetem”. E them kete sepse si ne tranzicioni e sterzgjatur te Shqiperise,ashtu dhe ate te shtetit te ri te Kosoves,ne krye te pushteteve kane qene pikerisht “ata cerekintelektualet”,qe edhe pse ne minorance,kane ditur te penetrojne duke perfituar nga situatat e krijuara,te mungeses se shtetit ne radhe te pare.Me uzurpimin e pushteteve ne emer te popullit e demokracise,ne fakt kane bere gjithcka mire vetem si te vjedhin e plackisin vendin e tyre dhe penguar,luftuar deri edhe eliminuar,zerin e lire,zerin e se vertetes,qe mbetet ne cdo cast rrezik permanent per ta,ne perpjekjet per te ruajtur pushtetet e tyre.Kane arritur tja dalin pra deri diku,duke perdorur te gjitha llojet e mjeteve,por kurre nuk do te arrijne te ndali nje ze kaq te fuqishem,kaq te qarte ,kaq te vertete ,sa te kthjelltin,njeriun e mrekullushem,me te cilin ne vetem se duhet qe te krenohemi qe e kemi ne mes nesh,njeriun kaq nerezor ne komunikimin e tij e kaq te thjeshte ne fjalen e tij,por ama troc e te drejperdrejte,kur eshte fjala per te verteten.Faliminderit shume z.REXHEP QOSJA, per gjithcka qe i jep ketij vendi me kontributin tend me te cmuar,FJALEN E LIRE ,duke percuar kudo deri ne cdo”skute” vetem rreze shprese,ZERIN E SE VERTETES!
Xha Qirushi i denuar per axhitacion e propagande,ju thoshte djemeve te
rinj,nuk eshte problemi i madh ky pederasti Gjirokastrit…. por te
c virgjeruarit ,akademiker,prefesorer,doktorer,shkrimtare do te jete
problemi i madh per ju o djemt e mi ,se kjo bastarde race e perdhunuar
do mundohet me te gjitha format te humbasi gjurmet e pederastie se tyre
sot per sot PROFESOR QOSJA ESHTE NGA TE PAKTAT FIGURA KOMBETARE ,qe meritojne respekt dhe vleresim.PROFESORI ESHTE KRENARI PER SHQIPTARET E NDERSHEM DHE PATRIOTE QE DUAN KOMBIN.rugovicet,dhe berishovicet qe flasin kunder PROFESORIT sjane gje tjeter vecse plehra.
Ne shprehje e bukur thote kur nuk ke ndonje gje te mire per te thene mos thuaj gje fare. Si eshte e mundur te flasesh negativisht per nje figure si zoti Qosja? Keto qe shkruajne komente idiote jane njerez qe nuk e duan kulturen sepse perndryshe nuk do te shkuranin fare. Fatkeqesia jone si shqiprar eshte se gjithmone injoranca i ka luftuar njerezit shume te zgjuar dhe me intelekt prandaj jemi katandisur ketu ku jemi.
RESPEKT PER PROFESORIN QOSJA
Or te respektuar ignioranta, ju duhet te thoni me plot gojen “sa me fat jemi qy kemi mundesine te lexojme qysh t’nesermen ate cfar shkruan PROFESOR QOSJA”; po si zakonisht ky eshte problemi i juaj (igniorantit) i jep besen (at cik truri qy ka) nje idioti (maskarai) dhe i shkon nga mbrapa qorrazi drejt gremines ku ai e degdis.
Nuk zute mend kur ju coi pas SUDES, Xhaferrit etj. ne 97, tani keni ndermend ta ndiqni qy tju degdisi pas politikes pro serbe te rugovcit (fazlliqit) pa e dit se ku po ju qon.
Kur ta merrni vesh ju do jen tuj ju hjedh lopatat me dhé puntort e komuns… pra, rroni si derra t’knaqun deri ate dit…
Të ishte aq i madh Profesori do të ndihmonte në zhvarrosjen e rilindjen e traditave të arbërorëve që janë pushkatuar nga serbët nën petkun e ndërtimit të “komuniznit”. S’besoj se duhet t’i pëlqejnë fjalët: Arbëri dhe arbër.
Nejse, çdo koloni në shumë vitet e para, pas arritjes së pavarësisë së saj, qeveriset nga njerëzit e vendit kolonizator…
Ne parim ok mendim i tij personal, kujtes ne vitin 2000 Qosja me PBD nuk u votua as 1% nga kosovaret, kosovaret e njohin akademikun mir dhe punen e tij e respektoj aq sa e meriton por populli nuk han bar me shije te mjaltit siq ja ka endja akademikut. Por plaku si femija thon nuk din qka flet.
qose kari ik aman serb vetem shqiptar qenuk je meduket flliq kur te permend emrin aman mos nadel me mefoto qeteshofim
Zogu i Zi
Me mire do te ishte qe te mesohesh se si shkruhet , se sa te mirresh me Kolosin Rexhep Qosja, as nuk ia vlen te debatosh me ty me shume per veprat E qosjes, sepse duhet te lexosh se pari Gugu Pici Gune dhe pastaj te shkosh me tutje.
Ne letersi i talentuar, ne politike i deshtuar e rregullisht i pavotuar. Ky eshte Qosja.
Ata qe rreken te hedhin gur e balte mbi PROFESORIN, “rrahin uje ne havan”. Vepra e PROFESORIT mbetet permendore e shqiptarise. Jete te gjate profesorit “EMERITUS”. Turp per injorabtet qe guxojne te lehin kunder nje kollosi te tille te letrave e mendimit te sotem progresiv shqiptar.
Rexhep Qosja thote se jam i dyti…O Zot,them me veti:Pse Rexhep Qosja,nuk ishe as i 216-i,gjate kidnapimit-izolimit te 215 intelektualeve shqiptare te Kosoves nga regjimi i Serbise,ne menyre ilegale pa e ditur as Qeveria e Jugosllavise derisa,perfaqesuesit e Republikes se Sllovenise,pas disa ditesh dolen me deklerate se,ne Kosove,jane kidnapuar 215 intelektuale shqiptare dhe per fatin e tyre Jugosllavia nuk ishte e njoftuar?! Personalisht,kam pasur rast te bisedoj me disa prej ketyre te “izoluarve”.Po e parafrazoj kete bisede me njerin prej tyre duke e bere me dijen Qosjen se,padrejtesisht po i perbalte,te merituarit per çlirimin e Kosoves,sidomos intelektualet dhe akademiket e tjere shqiptare! Une,perngjaja ne nje njeri te shpelles se Krapines por,kur akademik,Rexhep Ismailin e kishin sjelle ne gjendjen time dhe vazhdonin serbet ta rrahin dhe ta shanin duke i thene:Nanen shq…po kur arrite kaq i ri te kryesh shkolle ne Sorbone…Ti po i kerkon rrenjete…etj.e luta Zotin te ma merr shpirtin!Une kete njeri e vizitova menjehere pas lirimit nga izolimi.Para syve e pash nje njeri,skelet,duarte e te cilit pothuajse ishin te thara!Qosje dhe Demaçi,pa marre parasysh meritave,duke perçar kombin per gjysme ne Kosove dhe Shqiperi gjykuar sipas subjektivitetit te tyre,vetevetes po ia ndertojne,piramiden irituese!