“Kosovarët, më pro- amerikanë se vetë amerikanët”

4 Janar 2014, 17:09Rajoni TEMA

Një ndër amerikanët që ka njohur Kosovën është edhe ish- ligjvënësi i shtetit Iowa, Steve Warnstadt, i cili gjatë një viti qëndrimi në Kosovë ka krijuar përshtypjen se ‘populli dhe qeveria e Kosovës janë jashtëzakonisht pro- amerikane’.

Koloneli Warnstadt, shërbeu në Kosovë si këshilltar i Forcës së Sigurisë në kuadër të NATO-s.

“Në sondazhet e parvjetshme të Gallup-it në mbi 100 vende rreth mbështetjes së politikave amerikane, Kosova ka një vlerësim të aprovimit 88 përqind të politikave amerikane. Është ky një nivel i mbështetjes që sigurisht duhet të jetë më i lartë se sa në mesin e amerikanëve”, thotë Warnstadt dhe nënvizon se ndërsa ecën në Prishtinë “është një gjë e zakonshme të shohësh flamurin amerikan të valëvitet po aq shpesh sa edhe flamuri i Kosovës”.

Ai këtu përmend bulevardin “Bill Clinton”, dyqanin ”Hillary”, rrugën “Bob Dole”, rrugën tjetër “George W. Bush”, emrat e rrugëve dhe shesheve “Madeline Albright” dhe “Wesley Clark”.

Warnstadt thekson më tej se Kosova “përballet me një numër sfidash pasi të ardhurat për frymë janë më e ulëtat në Evropë; ku vendi ka moshën më të re mesatare dhe një nga shkallët më të larta të papunësisë. Mungesa e perspektivës ka ndikuar që shumë të rinj të largohen duke i krijuar mungesën e disa prej talenteve të saj më të mirë”.

“Përkundër këtyre vështirësive, shumica e kosovarëve janë optimistë për të ardhmen dhe i shikojnë Shtetet e Bashkuara si një model në përballimin e sfidave të tyre”, shkruan ndër të tjera në gazetën “Sioux City Journal”, koloneli Steve.

11 komente në ““Kosovarët, më pro- amerikanë se vetë amerikanët””

  1. berati-Kosove-germony says:

    RROFT AMERICA RROFSHIN SHQIPTART NE TER GLOBIN…

  2. Prishtina68 says:

    Rrofte Kosova dardane,rrofte populli i SHBA-ve.

  3. katonak says:

    E ke gabim zoti kolonel nga shteti i iowa,pervec suksesit te luftes ne 99 vitet me siper fale politikave gjysmake amerikane ne ballkan, keni korrur nje seri deshtimesh qe kane ngjallur pakenaqesi ne shumicen e shqiptareve ,e jo vetem ne kosove .Mos u genje nga disa emra rrugesh dedikuar personazheve te politikes amerikane apo monumenteve, se ne kosove gjen edhe kisha ortodokse serbe ,por edhe xhamine e fatihut ,kjo thjesht nje prove qe shqiptaret i jane perkulur gjithmone sovranit .Do te ishte me e thjeshte ti shpjegoje kosovareve psene ,kur nje thele e mire e territorit i kalon si cmim nobel fqinjit per “durimin” qe pati gjate bombardimeve .Sa per ne te shqiperise na keni marre ne qafe ,kur na hapet deren per te hyre ne nato me shpenzimet e xhepit tone ,apo kur na moret me vete nja 200 djem per ti lene ne mes te reres nen komanden e kujt nuk i dihet ,apo aventura e presidentit tend ezmer qe desh na shkarkoi pluhurin magjik te asadit ,ndersa hunde derrin e vicidollit na e mbajtet ne fuqi per 8 vjet, edhe kur si pa te keq palosi pa ju dridhur dora kater veta qe rrinin me duar ne xhepa .Por shqiptaret prap do ngelen “”pro amerikan”sidomos kur i jepet mundesia te fusi ne dore nje karte jeshile me shpresen e nje jete te mire

  4. eni says:

    per te qeshur dhe per te qare, sot amerika eshte vendi 1 ne bote qe ka humbur dashurine planetare, kosova dhe shqiperia (fut edhe islamiket brnda), jane me amerikan se vete amerikanet, atehere le te behemi shteti i 53, ndryshe ska kuptim, na lini rehat me te tilla lajme, te presim kokes taksat e Rames.

  5. ajo qe na takon ta hame e na befte mire ,te pretendosh jashte vetvetes eshte diagnoze patologjike,ku dhe na qesh gjithkush dhe bejme sikur nuk shohim

  6. pRO AMERIKANE ME FJALE

    ME VEPRA TALIBANE !

    KOKEN NE TURQI

    TRUPIN NE VATHANE !

  7. Se kush e ka shkruar kete artikull nuk e di por komenti i fundit ashte shume realist.Kasovaret nuk jane gja tjeter veç islamiste te terbuar.nuk kane asnje lidhje me Ameriken as me demokracine amerikane.Ata duan te perfitojne nga Europa dhe Amerika por mendjen e kane ne Arabine Saudite dhe Turqi,shikoni levizjet islamiste ne Kosove,ose bisedoni me kosovare vetem per islamin flasin e kurre per demokracine europjane.Keshtu qe une kam shume pak shprese se ata mund te bahen europjane ndonjehere.Keshtu qe shkrimi i masiper ashte vetem rrena se me shpirt Ameriken e djegin neser.

    1. Plisat says:

      hahahahahaha Inati e bon t’veten. “Kosovaret” nuk jon ekstremista sa per fakt Kastriot Duka ekstremist prej Shqiperis eshte perjashtu prej Kosove. Veti Amerikanet qe jetojne ne Kosove edhe e sheh a jemi ekstremista ? na ke ngatrru me shqiptar t’maqedonis.

  8. miri says:

    Jan me mendje ngaislami,shikoni ore perndimin,lan nam imamet e kosoves kur flasin per martesa brenda fisit,ptyyyyy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje