“Axos Capital” kërcënon Qeverinë e Kosovës

4 Janar 2014, 16:49Rajoni TEMA

Konsorciumi “Axos Capital”, që pritej të privatizonte 75% të aksioneve të PTK-së, ka kërcënuar qeverinë e Kosovës me masa ligjore ndërkombëtare.

“Vendimi final i Qeverisë së Kosovës ishte i papritur dhe pa arsye e ndërpreu procesin e privatizimit, gjë që është e papranueshme për çdo standard dhe ka pasoja ligjore, komerciale, ekonomike dhe financiare,” thuhet në një deklaratë të ACP Axos Capital, raporton KTV.

Jan Budden, partner menaxhues në ACP Axos Capital, në një përgjigje dërguar portalit Total Telekom ka thënë se vonesat në proces janë shkaktuar nga qeveria e Kosovës.

“Ne nuk kemi kërkuar asgjë të pazakontë. Ajo çfarë kemi kërkuar janë raportet tremujore,” ka thënë Budden.

ACP Axos Capital po ashtu vlerëson se vendimi për të ndalur procesin në këtë mënyrë dërgon një mesazh shumë negativë tek investitorët e huaj dhe komunitetit diplomatik, dhe në këtë mënyrë e dëmton shumë reputacionin e Kosovës.

“Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizje a ardhshme e qeverisë së Kosovës, por sa i përket ACP Axos Capital, grupi ende ka të drejt ligjore që të marrë aksionet që i janë dhënë në PTK. Procesi nuk ka përfunduar ende,” citohet të ketë thënë Budden./KD

7 komente në ““Axos Capital” kërcënon Qeverinë e Kosovës”

  1. 2014 says:

    ne Kosove ka mbetur vetem ajri pa u shitur ,dhe mbeturinat.

  2. raimondi Vlonjati says:

    Mos e privatizoni PTK-ne, -mos beni sic beri Shqiperia

  3. salah says:

    Axos capital: Mafia Firm: Telekom

  4. lili says:

    Revoltohet se nuk na grabit shpejt paret tona..?

  5. Pelasgian says:

    shume mire keni bo ….pse duhet te privatizohen veprat publike qe kan ndertu populli i thjeshte dhe qe deri dje punonin shume mire kur ishin akoma shtetrore .

    E di si eshte kjo puna e privatizimeve , si ato ndermjetesit e paskrupullt te tregut qe perfitojn me shume se vet prodhuesi . Shteti eshte dhe duhet te jet ndermjetesi YNE .

  6. Treviso says:

    Nuk jam ne kundershtim te privatizimit por jo qe ti ulet vlera para privatizimit.
    Per artikullin qe eshte shkruajtur ne gjuhen Gjermane mjafton ta perktheni ne gjuhen shqipe duke ja kerkuar kompjuterit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje