Delegacioni i kryeministrit, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministres, Edita Tahiri, nga më shumë se 780 mijë euro shpenzime të bëra gjatë vitit 2013 në kuadër të bisedimeve me palën serbe në Bruksel, mbi 153 mijë euro i kanë shpenzuar vetëm nga kredit-kartat shtetërore.
Sipas të dhënave zyrtare që ka siguruar gazeta “Zëri” nga Zyra e Kryeministrit, nga janari e deri në dhjetor të vitit që lamë pas, delegacioni i kryeministrit Hashim Thaçi dhe i zëvendëskryeministres Edita Tahiri, kanë shpenzuar qindra- mijëra euro nga buxheti i Kosovës në emër të akomodimit dhe mëditjeve, shpenzimet nga kredit-kartat shtetërore dhe për bileta avioni./ZERI
bjerini me top, o ju rafte mortja.