“Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni është rruga e sigurt e përparimit europian dhe euro-atlantik të Maqedonisë”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit te zhvilluar në selinë e kësaj partie me kryetarin e PDSH-së së Maqedonisë Menduh Thaçi.
Basha e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm faktin që të gjitha partitë shqiptare në Maqedoni të kenë një objektiv të njëjtë, garantimin e të drejtave të shqiptarëve.
“Pavarësisht nga rrugët e ndryshme, nga pozita të ndryshme të faktorit politik shqiptar në Maqedoni, e rëndësishme është që objektivi të jetë dhe të mbetet i njëjtë: plotësimi dhe garantimi i të gjitha të drejtave humane, kushtetuese, ligjore, europiane të komunitetit shtet-formues të shqiptarëve të Maqedonisë, si një parakusht i rëndësishëm i udhëtimit europian të shtetit fqinj lindor, si një parakusht i integrimit europian të të gjithë rajonit të Europës Juglindore”, tha Basha.
Në vijim ai theksoi se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet një përkrahëse e vendosur dhe e fuqishme e avancimit të të drejtave të komunitetit shtet-formues të shqiptarëve të Maqedonisë, duke kërkuar me vendosmëri zbatimin pa vonesë dhe në mënyrë të plotë të të gjitha parashikimeve të marrëveshjes së Ohrit.
Ndërsa kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi u shpreh se për popujt e civilizuar dhe shtetet e zhvilluara, opozita është më e rëndësishme se pushteti, për shkak se opozita mban edhe pushtetin moral, është kontrollues i madh i qeverisjes për të mos ndodhur abuzime.
“Biseduam mbi çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni, por realisht në të njëjtën kohë ne biseduam edhe për aspektet politike të Shqipërisë. Për shqiptarët e Maqedonisë është jashtëzakonisht e rëndësishme situata politike në Shqipëri, për shkak se sa më tepër që zhvillohet një kohezion i fuqishëm dhe funksionalizim i institucioneve të shtetit, ne ndihemi më mirë dhe më të fuqishëm ndaj kombit”, u shpreh ai.
Në lidhje me situatën në Maqedoni, kreu i PDSH tha se “ballafaqohemi me një situatë të rëndë të bllokimit të procesit integrues që paraqet një pengesë serioze të integrimit të shqiptarëve në sistemin e vlerave perëndimore dhe në të njëjtën kohë një gatishmëri e pashpjeguar e qeverisë, për të shkelur të gjitha marrëveshjet, qofshin të brendshme apo ndërkombëtare që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve”.
sa njeri i respektushem qe eshte, e ka mendjen vetem te respektoj, si ne 21 janar psh. Ndoshta e ka ky firmen “Respekt Shpk”
Ore kuje
o ngrehuni o martira nga varri se ju ka shkue gjaku dam me kto klysha shkinash.
http://goo.gl/Kw0te3
Takime te tilla i sherbejne integrimit te shqiptareve….
ok
pd-ja per 8-vjet e mbrojti nderin shqiptar me gjak hahahahaaaaaaaa kur ne shkup ndodhte nje sulm ne dite kunder shqiptareve pd-ja per 8 vjet se rrujti nje here te protestonte tani na behen adem jashara