Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, zyra e Thacit zbardh axhendën

10 Janar 2014, 10:58Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës njoftoi sot axhendën e plotë të mbledhjes së parë të përbashkët me Qeverinë shqiptare, që do të mbahet në Prizren ditën e nesërme.

Përmes një njoftimi, Zyra e Shtypit e Kryeministrit Hashim Thaci bëri të ditur se mbledhja do të hapet me fjalimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe atë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

“Në orën 12:10, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,  do të bëhet nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë; nënshkrimi i marrëveshjes midis dy qeverive për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjithashtu, do të prezentohen vendimet tjera, të miratuara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Pas ceremonisë, Kryeministri Hashim Thaçi dhe Kryeministri Edi Rama, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

5 komente në “Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, zyra e Thacit zbardh axhendën”

  1. Lali says:

    Bravo Thes!!!!!

  2. Aurenc says:

    Populli nuk do mbledhje e konferenca shtypi o miq te dashur shqiptare e kosovare…Populli don buke, uje, energji elektrike, ndihma sociale, ndihma mjekesore, vende pune, shkollim, rend publik, etj, etj…Ju ngrefeni si gjela se çfare po bejme duke bere mbledhje dy shterore…Hypokrizia e politikes shqiptare…

    AB : http://darsiani.blogspot.fr/

    1. Lali says:

      @ Aurenc….ke harruar p…dh dhe kallash ne fund, se pa keta quhet mbledhje koti.

  3. elton says:

    Tani shpetuam.

  4. z says:

    ore i nderuar Thaqi, me mire do ishte te e len rehat p.m. Rama te i kryej detyrat e shtepis,se edhe ashtu ka probleme te medhe ne Shqiperi.
    Mos u merr me mbledhje koti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje