Burg edhe për dy deputetë të ‘Agimit të Artë’

12 Janar 2014, 10:32Rajoni TEMA

Gjykata e Apelit në Athinë vendosi një ditë më parë masën e arrestit me burg edhe për dy deputetë të tjerë të partisë neonziste “Agimi i Artë”, ndërsa për një të tretë vendimi pritet të merret sot.

Mediat greke njoftojnë se dy deputetët Jorgo Germenis dhe Panajotis Iliopulos u dërguan në paraburgim  me akuzën për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas “Kathimerini”, deputeti Germenis ka dhënë dëshmi për 7 orë në gjykatën e Apelit, ndërsa Iliopulo për 5 orë.

Tashmë me të njëjtën akuzë është ndaluar edhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë “Agimi i Artë”  Nikos Mikaloliakos dhe deputetët Kristos Papas dhe Janis Lagos, duke e çuar në pesë numrin e anëtarëve të kësaj partie që ndodhen  “prapa hekurave”

Sipas mediave greke, vendimi i gjykatës për 2 deputetët Germenis dhe Iliopulos u shoqërua me trazira përpara gjykatës në Athinë.  Një grup simpatizantësh hodhën parrulla fyese ndaj gjyqtarëve, gazetarëve dhe Kryeministrit Antonis Samaras.

Trembëdhjetë nga tetëmbëdhjetë deputetëve të partisë janë në paraburgim, dhe përballen me akuza për krijimin e organizatës kriminale, ndërsa janë zhveshur nga imuniteti i tyre parlamentar.

“Agimi i Artë” është duke luftuar për mbijetesë pas humbjes së mbështetjes së saj pas vrasjes së një këngetari anti-fashist Pavlos Fysass, i cili sipas hetimeve u vra nga një anëtar i partisë neonaziste.

7 komente në “Burg edhe për dy deputetë të ‘Agimit të Artë’”

  1. Danjel says:

    Kete mendim kam dhe per P.D. E udhehequr nga Barisha,Basha te burgosen dhe partia te dale jashte ligji si parti terrori qe kerkon destabilizimin e vendit…Edi Rama duhet te veproj ose ta deklaroj se eshte i mundur nga Berishizmi.

      1. Adriatik says:

        Ja ndryshimi. Ne Greqi tak fak direkt ne biruce. Aty ne albanistan berishen kane frike ti permendin emrin.

    1. sAVO dUKATI says:

      Berish është udhëheqësi ose Don kishoti i Shaqiëris, Kz bashkë me Bejlurçinën Lulëzim Bashën Sanço Pançuan sot po drejtojnë Shqipërinë. Edi ti po garanton veten, familjen dhe pasuritë e tua, po mua që 4 fëmijët kanë mbarur universitetin, më kanë sekuestruar pronat me vlerë 3 milion euro. bile dhe tokat në përdorim po na i mba peng mafja e majtë dhe e djathtë që i ka me dokumenta falc dhe i mbron një farl nAgim Toro në gazetën telegraf, pra nuk na i jep në tapi rilindja. Ne do veprojmë. dhe do i kundërvihemo mafjes së pd-se dhe ps-së që po na trjtëson pronat. flm.

  2. ALI says:

    SHUME E DREJTE ne burg kriminelet e PD E DEPUTETET E IMLIKUAR ME S,B.

  3. demokrat says:

    Lako dhe jo Lagos, Gjermeni dhe jo Germenis.

  4. Faik Konica says:

    Ore, se m’u kujtua ai kaçurrelsi jonë me llak në flokë ( i kam harruar dhe emrin). Ç’u bë ai që s’ndihet fare tani…???. Apo është futur në ndonjë vrimë miu, nga frika, duke parë ç’po ndodh në Greqi…??? Apo mos e kanë dërguar roje kufitare në Ksamil, me dylbi, për të ruajtur detin…??? Apo mos ka vajtur në Nju Jork, për të marrë titullin “Qytetar nderi i Nju Jorkut”…??? Ha,ha,ha…ç’burra shteti e trima, po nxjerr Shqipëria! Pse më preve o TEMA, mos thashë diçka që të ka prekur???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje