Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas lajmit se FIFA ka lejuar Kosovën të luajë ndeshje miqësore si ekip kombëtar.
Në deklaratën e tij thuhet: “Sapo mora edhe zyrtarisht lajmin që FIFA e ka lejuar Kosovën që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare në futboll me ekipe kombëtare dhe klube.
Para një kohe kam qenë në komunikim me Presidentin e FIFA-s, z. Sepp Blatter dhe me këtë rast e falënderoj për ndihmën që ka dhënë për këtë hap të parë, por të rëndësishëm, të ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar. Falënderoj edhe FFK në krye me legjendën e futbollit tonë, z. Fadil Vokrri, Ministrinë e Sportit, si dhe gjithë futbollistët kosovarë për angazhimin në këtë drejtim.
Duke e uruar gjithë komunitetin sportiv të Kosovës për këtë avancim të radhës, shpreh bindjen time se në të ardhmen e afërt, FFK do të jetë anëtare e barabartë në UEFA dhe FIFA, me ç’rast edhe modalitetet e vendosura sot do të jenë të pavlefshme. Institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë ndihmuese në çdo aspekt të zhvillimit të futbollit dhe të sportit në përgjithësi”.
Po mir more Thaqi edhe ketu fute hundet ,vetem te mungon te futesh ne ndonje maternitet dhe te shikosh grat si pjellin.
Urime Kosoves per kete lajm. Shpresojme qe se shpejti ajo te luaje edhe ne ndeshje zyrtare dhe jo vetem ne miqesore, sepse Kosova dhe talentet e saj te futbollit e meritojne nje gje te tille Urime Kosove.http://darsiani.blogspot.fr/
….po, fifa e ka lejuar vertet, por me kushtin qe kosovaret te luajne me fanella jeshile, te veshin mbathje te gjata vetm blu me vija te verdha , te perdorin kepuce me lidhese te shkurtera, dhe te qethen te gjthe zero
Lajm i mire per lejimin e futbollit Kosovar ne arenen nderkombetare. Suksese!…
Cfar ndeshje futbolli do te jete kur nuk do te lejohet himni i kosoves te kendohet.
Hymni i Kosovës nuk ka tekst, nuk ka si të këndohet. E ka zgjedhur Hashim Opinga këtë lloj hymni.
Hashim Thaqi*
Nuk ka rendesi kshtu e nisi edhe Gjilbratari po ne fund perfundoj ne Fifa me drejta te plota kshtu shkon nje her kjo pune