Takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në Prizren, ka hapur mundësi të mëdha për të dyja vendet. Zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës. Deklarata është bërë nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë, ku ka folur për takimin e mbajtur në Prizren. Ai ka thënë se në këtë takim ka pasur marrëveshje konkrete, të cilat duhet të jenë në qendër të vëmendjes së punës së ministrave dhe ministrive përkatëse. Thaçi tha se do të kërkojë që të organizohet mbledhje e veçantë e Qeverisë, për të përcjellë implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Prizren mes dy qeverive. Kryeministri Thaçi, gjithashtu u shpreh i sigurt se bashkëpunimi mes dy qeverive do të avancohet edhe më tej. Ndërsa foli edhe për takimet të cilat pritet të mbahen në të ardhmen me qeveritë e vendeve përreth. Sipas tij, takimi i radhës mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, pritet të mbahet në maj apo qershor në Vlorë. Ndërsa, theksoi se Qeveria e Kosovës do të takohet me atë të Maqedonisë dhe Malit të Zi, nuk përjashtoi që në të ardhmen të ketë takim dhe me Qeverinë e shtetit të Serbisë, mirëpo ky takim sipas tij, do të mbahet atëherë kur të krijohen kushtet dhe rrethanat.
“Jam i bindur që në takimin e ardhshëm që do të zhvillohet në Vlorë, do t’i shohim të konkretizuara nismat e takimit të Prizrenit. Gjithashtu, dëshiroj të theksoj se ky bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë, është bashkëpunim më i lartë i nivelit institucional. Është në të mirën e të gjithë qytetarëve të këtyre dy vendeve. Është në interes të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Qeveria e Kosovës, takime të tilla do të mbaj dhe me qeveritë e vendeve të tjera të rajonit. Tani veç kanë filluar përgatitjet për një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë. Ndërsa, në të ardhmen presim takim edhe me Qeverinë e Malit të Zi, dhe kur të krijohen kushtet dhe rrethanat e përshtatshme, jam optimist se do të ndodh dhe takimi në mes të Qeverisë së shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, pohoi kryeministri Thaçi.
Si keshtu more Thaci?!
Se pari, po na del ti si inisiatori i takimit te qeverive te Tiranes dhe Prishtines??!!
Se dyti, po na barazvlereson nje takim historik ne Prizren midis dy qeverive te te njejtit komb me takime te mundshme ne te ardhmen me qeveri te ish-republikave jugosllave??!!
Se treti, po na del ti “lidership” i Ballkanit??!!
Ky kryeminister ka ardhur në pushtet duke i likuiduar rivalet politik të LDK-së. SHIK-u ka qenë nji organizatë ogurzezë, e cila i ka sjellë dame popullit të Kosoves ma teper se vet Serbija, e në kryje të kësaj organizate anti-kombtare, ishin dhe janë Hashim Thaqi dhe krimineli Kadri Veseli.
Me 11 janar 2014 ka vajtu pa zë shtëpija e lidhjes së Prizrenit, kur ka pa se qfar mbeturina ja nxun frymen.
Katoti-kete gje duhet ta din shqipetaret nga Shqiperija,
shqipetaret nga Kosova e din qe moti.
te lumt.