HEC në Fushën e Lukovës, Maqedonia e vendosur për realizimin e projektit. Shqiptarët kundër

17 Janar 2014, 11:15Rajoni TEMA

Qeveria e Maqedonisë është e vendosur për të realizuar projektin e ndërtimit të hidrocentralit në “Fushën e Lukovës”, pavarësisht reagimeve të banorëve të Dibrës dhe shoqatave ekologjike. Zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev theksoi vendosmërinë e realizimit të projektit të Fushës së Lukovës, edhe pse ministrat shqiptarë të Ekologjisë, Ekonomisë dhe komuna e Dibrës janë shprehur kundër projektit, pasi parashikohet ndryshimi i rrjedhës së lumit Radika dhe rrezikimi i ambientit jetësor në zonën e Dibrës.

“Gjatë realizimit të projekteve do të bëhet llogari maksimale për respektimin e standardeve ekologjike dhe për respektimin e mjedisit jetësor për çka do të hartohen edhe një numër më i madh i studimeve, në të cilat janë të përfshira edhe organizata relevante të huaja ndërkombëtare, të cilat do të kenë pjesëmarrje në realizimin e projekteve dhe të cilat japin edhe një garanci shtesë se nuk do të ndërmerret diçka që do të thotë prishje e balancit ekologjik dhe rrezikim i mjedisit jetësor”, theksoi zëdhënësi  Gjorgjiev.

Ai shtoi se dy projektet “Fusha e Llukovës” dhe “Ura e Boshkos” janë strategjike dhe se me realizimin e tyre do të ketë efekte jo vetëm mbi energjetikën, por edhe mbi gjithë zhvillimin ekonomik të shtetit.  Por nga ana tjetër shoqatat ekologjike gjatë muajve të fundit kanë shprehur kritika mbi projektin duke theksuar se rrezikohet ambienti jetësor në zonat ku parashikohen këto projekte. Banorët e Dibrës muajt e fundit kanë mbajtur protesta për të kundërshtuar realizimin e projektit të tillë.

Sipas tyre, projekti i “Fushës së Lukovës” që parashikon ndërtimin e një hidrocentrali do të bëhet përmes ndryshimit të rrjedhës së lumit Radika dhe shterrjes së tij dhe liqenit të Dibrës, ku do të rrezikohet ky rajon për mungesë të ujit dhe do të pësojë dëme të tjera ekologjike.

Një protestë kundër këtij projekti u mbajt edhe në Nju Jork nga Shoqata Atdhetare “Dibra”, e cila përmes një letre ka apeluar bashkësinë ndërkombëtare, administratën e OKB-së dhe SHBA-ve për dëmet që shkaktohen nga realizimi i projektit të “Fushës së Lukovës”.

16 komente në “HEC në Fushën e Lukovës, Maqedonia e vendosur për realizimin e projektit. Shqiptarët kundër”

  1. Darsiani says:

    Kjo eshte nje marrezi, nje vrasje ekologjike, vrasje ekosistemesh qe po ben Maqedonia. Shoqata Dibra ka manifestuar ne New York per kete çeshtje dhe besoj se duhet mbeshtetur akoma me shume. http://darsiani.jimdo.com/the-promotion-of-the-albanian-diaspora/

    1. Argita_B says:

      Politika shqiptare ka bere nje gabim te rende kur nga te parat qeveri ne bote njohu emrin e Maqedonise ne nje kohe qe nje pjese e madhe nuk e njohin akoma!
      Cili ishte perfitimi i shqiptareve ne nje kohe qe me Greqine kami interesa shume me te medha dhe jane te dytet ne shkembimet ekonomike!
      Qeveria shqiptare duhej te kishte negocjuar me greket per mosnjohjen e emrit pasi Maqedonia eshte nje shtet hibrid, pra nuk arriti te perfitonte as nga Maqedonia, po i doli kundra dhe Greqise!

    2. Orjona says:

      Shoqata Dibra do bente mire qe te bente proteste edhe para Papes ne Vatikan, se mbase ja prish mendjen Zotit qe te mos behet hidrocentrali ne Maqedoni.

  2. Vladimir says:

    A ka ligje nderkombetare qe mbrojne rrjedhen natyrore te ujrave te perbashketa? A ka vendi yne eksperte te kesaj fushe ne dikasteret e interesuara? Pse nuk flasin? Kjo eshte nje situae e patolerueshme per nje shtet serioz.

  3. pehlivani says:

    Duhet protestuar deri në gjykatat ndërkombëtare.Pse na injorojnë gjithmonë fqinjët e pabesë?

  4. vetem arber says:

    Shqiperia pa me te voglin dyshim i ka mundesite qe neperjet tunelit te qafe thanes te mari ujin nga liqeni i orit dhe te vendosi turbinat ne prenjas duke shfrytezuar disnivelin e kesaj fushe.Pergjigjia me e mire maqedonasve duke shfrytezuar ujin e liqenit ne nje kuote te caktuar.

  5. smert says:

    Ky lumi sikur buron nga Kosova,le ta presin kosovaret pak me lart se maqedonsit…..

  6. Dee says:

    Do organizohet nje proteste te dielen ne Tirane ne oren 11.

    https://www.facebook.com/radikavjosa

  7. Liridon says:

    Qellimi final eshte ta bejne lumin e Vardarit te lundrueshem.Pasojat portet e Adriatikut i ulet rendesia,por i rritet portit te Selanikut.
    Prandaj Kosova lindore ju la Serbise e kurkush nuk ka ngritur zerin per kete fakt.Duhet nje bashkepunim me Italine si porta kryesore pritese dhe percjellese e Ballkanit.Qeveritaret tane duhet te jen transparent per kete ceshtje teper delikate,e per kete duhet rritur presioni i publikut ndaj qeverise.Taksa e gjakut edhe falet,por e ujit nuk falet kurre.
    Per ata qe mendojne se ata na bejne kete e Ne i bejme ate,po ju them se Liqeni i Ohrit eshte nen mbrojtjen e UNESKO-s.Shtete ku ekziston ky liqen kane detyrimet nderkomtar te sigurojne floren dhe faunen e ketij liqeni.Pra forcat duhen koncentruar per mbrojtjen e Lumit te Radikes,i cili nxjerr jashte loje nje nga Hidrocentralet e ndertuara mbi Drin.
    Fjalet jane qe personat qe punojne ne Institucionet qe merren me shit-blerjen e energjise fitojne me shume personalisht kur blejne energji se sa kur shesin.Pra duhet te kemi parasysh se “Kalin e Trojes”qe punon per interesat serbo-greke e kemi brenda institucioneve qe paguhen me taksat e shqiptarve.

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Ka nje zgjidhje,devijimi i derdhjes se liqenit te Ohrit !
    Tyneli i Qaf-Thanes,krijon mundesine per devijimin e derdhjes ne Struge.
    Ulja e nivelit te tynelit,do shmange daljen ne Struge,duke ndertuar hidrocentral ne rjedhen e Shkumbinit.
    Vetem kjo i detyron maqedonsit te mos ndermarrin veprime te njeanshme.

  9. ajaxs says:

    Kur ndertohet nje H/,behet nje marreveshje midis paleve per respektimin e rrjedhjes se lumit. Kjo behet sipas ligjeve nderkombetare.

  10. aqifi pa parti says:

    Po ka marrveshje nderkomtare per ujrat apo jo!Ku eshte qeveria shqiptare qe nuk reagon.Nuk ka te drejte asnje vend te ndrroje rrjedhen natyrore te lumenjve.Te njejten gje po pregatiten te bejne dhe greket me lumun e Vjoses.Ku jane valle strukturat shtetrore shqiptare qe nuk reagojne????

  11. mirel says:

    Qeveria shqiptare sot eshte e angazhuar per te patur maximumin e “mirekuptimit” me fqinjet, dhe ne kuadrin e fqinjesise se “mire”, kur diskutohen ceshtjet e mbrojtjes, dhe kerkohet hetim per vrasjet ne kufi,, padashur ministrja e mbrojtjes Mimis Kodhelis, gjithmone merr ne shqyrtim dhe ceshtjet e toponimeve dhe te ujerave..
    Shqiperia ka ngelur pa zot, dhe Pusteci ne pushtet sot, patjeter qe do beje rolin e pushtit.
    Ngrihuni dhe shani Sazan Gurin tani,,,nuk do kete me lumenj dhe keni rastin te merrni sa me shume arme kimike per te shkaterruar.
    Nuk ngeli cte shkaterrohet me.
    Rrofte Pusteci!!!

  12. TreDyNje says:

    Fleni shqiptar fleni! Fleni, fleni! Kot e hamë buken ne. Si shume toke na ka dhene edhe Zoti, ata qe e patem me te drejte e paskemi humbur. Tashti, duam qe edhe kete copez qe kemi, ta humbim me deshire! Flej Shqiperi Flej, Flej Kosove Flej!

  13. Kreshnik says:

    Problemi i lumit Radika eshte ne pergjithesi i tille:
    1 – Qeveria shqiptare ne vitet 1947, 1956 dhe 1962 me ish RSFJ ka patur marreveshje ndershteterore qe i ka njohur te drejten e marrjes se nje sasie uji me devijim nga Reka Radika ne drejtim te lumit Vardar. Maqedonia posedon per territorin e vet marrveshjet e cdo kohe te RSFJ. Dhe ne kte rast qeverise shqiptare dhe pse i pakesohet uji qe vjen nga ky lum si dege e Drinit te Zi per HEC-et e veta nuk ka ndofta mundesi te flase.
    2.- Mundesia e marrjes ujit te liqenit te Ohrit per ne luginen e Shkumbinit eshte perralle , kjo per aresye se ne kete rast thahet rrjedhja e Drinit dhe humbja ne HEC-et tona eshte katastrofike.
    3 – Duhet qe vete banoret e Komunes Diber e madhe te protestojne dhe munden plotesisht me protesta demokratike te mos e lejojne nje shkaterrim te tille. Pasi marrveshjet e koheve te dikatatures jane jo te drejta dhe sot ne kushte te reja ambjenti shikohet krejt ndryshe per nje varg faktoresh dhe aresyesh. Ka ligje nderkombetare mbi ruatjen e rrjedhjeve natyrale, mbi ekosistemin ne pergjithesi, mbi biodiversitetin dhe habitatet ne vecanti. Mbi mirekuptimin me komunitet etj. Pra duhet rezistence e perpjekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje