Kosova dhe BE-ja afër marrëveshjes për EULEX-in

20 Janar 2014, 10:56Rajoni TEMA

BE-ja dhe Kosova bien dakord se EULEX-i do të përfundojë mandatin, nëse jo në qershor, atëherë në shtator, raporton Koha Ditore.

Po ashtu ata bien dakord se EULEX do të pasohet me një “prani të re të BE-së në fushën e rendit dhe të ligjit”/

Kjo prani do jetë shumë më e vogël dhe me detyra më shumë monitoruese, këshilluese dhe këshillëdhënëse.

Por ende nuk ka marrëveshje rreth fuqive eventuale ekzekutive për prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë, të cilët do të inkorporohen në gjykatat e Kosovës.

Rrezik për Kosovën paraqet edhe ideja që EULEX-i të ketë një prani të ndryshme në veri nga ajo në pjesët e tjera të Kosovës.

“Shpërbërja e strukturave shtetërore serbe të gjykatave dhe integrimi i personelit të tyre në gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës do të lehtësohet nga gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë brenda strukturave gjyqësore në rajonin e Mitrovicës”, thuhet në strategjinë e BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje