Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Maqedonisë, Valon Saraçini, gjatë një interviste me Zërin e Amerikës, lidhur me devijimin e ujërave të lumit Radika, tha se nuk ekziston një projekt fizibiliteti për hidrocentralin në Fushën e Lukovës dhe se qeveria e Maqedonisë nuk ka në duar një projekt të tillë, por se bëhet fjalë për një projekt parazgjedhor të qeverisë, që do studiuar mirë.
Kompania energjetike ELEM ka bërë një projekt të saj, por ai nuk do të miratohet pa kaluar të gjitha fazat e studimit, thotë ministri duke shtuar se do të respektohen të gjitha konventat ndërkombëtare për ujërat, lidhur me këtë projekt.
Ministri Valon Saraçini thotë se askush nuk duhet të ketë shqetësime lidhur me projektin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës se projekti është në fazë fillestare dhe po zhvillohen të gjitha procedurat mbi bazë të standardeve ndërkombëtare për çështjen e ujërave dhe të ambientit jetësor.
“Projekt final për Fushën e Lukovës ende nuk ka dhe nuk ka as studim mbi ndikimin ndaj ambientit jetësor, që janë dy elemente kyçe për një projekt për të pasur bazën që të fillojë. Çështje tjetër, ky projekt ende nuk ka siguruar burime financiare; Banka Botërore nuk e ka kredituar këtë projekt, duke pasur parasysh, sipas rregullave të këtij institucioni, po qe se ka efekte negative sidomos ndaj ambientit jetësor, atëherë nuk besoj, se do të kreditonte një projekt të tillë. Pastaj, duke u nisur nga konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare për ujërat, të gjitha rrugët çojnë kah ajo që ky projekt do të ketë një fund negativ, pas çka, qeveria, në bazë të argumenteve do të marrë vendim që projekti të mos realizohet”, thotë ministri.
Ministri Saracini parafrazon fjalët e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski gjatë një seance të dhjetorit, se në çastet kur studimi do të tregojë se ky projekt do të kishte efekte negative për ambientin, atëherë nuk do të miratohet një projekt i tillë.
Lidhur me prononcimin e para pak ditëve më parë të zëdhënësit qeveritar për projektin, ministri i Ekonomisë thotë se komentet e zëdhënësit janë bërë në aspekt të ekzistimit të projektit në programin e qeverisë në bazë të premtimeve parazgjedhore, por kjo nuk do të thotë se ai do të realizohet.
“Ne jemi ende në një fazë të realizimit të studimeve; projekti nuk është miratuar nga qeveria dhe nuk do të miratohet deri sa të përfundojnë të gjitha studimet”, thotë me këmbëngulje ministri i Ekonomisë.
Ministri Saraçini thotë se ka komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare, respektivisht me ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri dhe se do të respektohen normat ndërkombëtare në lidhje me projektin Fusha e Lukovës.
“Në një seancë të qeverisë kemi rënë dakord për formimin e një grupi ekspertësh që do të negociojë me palën shqiptare në lidhje me këtë projekt. Grupi punues do të fillojë debatin atëherë kur projekti të jetë i gatshëm apo final. Atëherë do të kemi një arsye të ulemi dhe bisedojmë për të parë se çfarë përfundimesh do të dalin nga ky debat”, thotë ministri Saraçini.
Ne nuk na prish pune se cfare thua ti.
Ketu te ne, fjalen e ka vetem opozita. Nuk do te dije fare se cfare thoni dhe beni ju. Rendesi per Sali Berishen ka qe ne kete vend,kur ai eshte ne opozite,mos te kete asnjehere qetesi.
Vetem burgu dhe hedhja e celesave ne det,ja mbyll gojen ketij mut burri qe vegjeton ne kete vend.
PO HE PRA SE NA CMENDEN..DEL ALTIN GOXHAJ E HA SAPUNIN NJE POPULL..LAM NAM LAM
ore ska ca ben as maqedonesi e asnje tjeter…KA LIGJE NDERKOMBETARE! NESE SHKELEN NDERHYN ATA! MOS BINI PRE E PROVOKIMEVE TE DOBTA TE PSEUDOOPOZITES DHUNEDASHESE!
Ceshtja eshte e panegociushme. Si me i thene dikujt a je dakort te te presim veshin apo ndonje gisht dore.
E le Lulken pa protesta
Sic e tha para ca ditesh prof sazan . ari ,duhen pyetur banoret vjosjane dhe radikjane.
Saraçini e dredh pa shumë elegancë. Sipas tij nuk ka propjekt, por po punohet për projektin që, gjithnjë sipas tij, nuk do të miratohet. P¨zerse po punohet atëherë për një projekt që nuk paska të ardhme? Këtë vetëm një iluzionist i çoroditur mund ta dijë! Ose, ose duhet menduar se po punohet për projektin dhe në fund shqiptarët të vihen para faktit të kryer duke ju dhënë “garancia” se projekti nuk është në dëmin e tyre, madje mund të jetë për të mirë. Në këtë zhvillim ngjrjesh a do kishin më vlerë protestat e shqiptarëve? Saraçini na hedh pluhur në sy.I duket vetja mjaft i zoti, orator i shkëlqyer, ndoshta.
ne na shiten detin perpara syve dhe nuk folem se na kishte futur friken ne palce saliu,kurse tani me nje fije liri qe na dha rama per cdo gje oburra ne proteste per te treguar se nuk lejojme asgje te keqe ti ndodhi ketij vendi,ne na vodhen votat sa here qe i ngrevesh saliut,rrinim ne gjume,na vrau ne gerdec,as qe foli njeri,jo greve qe nuk beheshe fjale,shiti detin ne prap ne gjume,vodhi dhe tradhetoj kombin ne perseri ne gjume,vrau me 21 janar ne si legena u futem neper krevate me shprese ishalla nuk na ka kapur ndonje kamer,na shpetoi shurra ne breke,tallte leshte me ne saliu mbas 21 janarit kur bente mitingje,zoraxhinjte shqiptare i shkonin mbrapa per nje thes me miell dhe i benin freske,kur eshte ne opozite helle cdo gje ne ere dhe asnjeri nuk ndihet,korropsjonin e modernizoje sa edhe argita kerkonte 3 milion dollar per cdo biznez perseri asnji nuk u ngrit te protestonte,e njejta gje qe po ndodhe ne turqi,kur cuni erdoganit u kap me korrupsjon dhe populli u ngrit per kete korrupsjon po e djekin turqine,kurse ne per 3 milionin e argites thoshim edhe une po te isha si ajo do vidhja etj etj pislleqe qe ka bere qeveria e meparshme dhe asnje nga keta morracaket nuk doli ndonjehere ne proteste,kurse tani qe rama kerkon te fusi pak kulturen evropjane,keta morracaker te zgjuar nga gjumi i gjate qe i kishte vene saliu,dalin per cdo gje ne proteste,po ku ishin valle keta protestues deri dje?????apo tani zbritet nga hena se ne toke nuk keni qene,dhe sa per hidroncentralin e maqedonasve,ai ministri po ju thote qe po e studjojme me imtesi te madhe qe mos te prishi edhe interasat e fqinjve,pavaresisht se nuk kemi ndonje projekt nga ana e qeverise,kurse morrat shqiptare u ngriten me vrap per te kundershtuar nje veper qe ata te tjeret po e bejne ne vendin e tyre,ku ishit ju kur ju shiten detin or qenert e saliut,se ai ju thote dilni shpejt ne greve,se nuk ka mundesi se sa here ai thite revolta popullore dy dite me brapa dilni ju si protestues dhe kundershtoni per dicka qe nuk ekziston,plerat e shpellarit jeni,PERSE NUK BENI I THIRRJE TE GJITHE POPULLIT,QE NE DATE KAQ,TE PROTESTOJME PERPARA GJYKATES TE LARTE PER MOS ZBARDHJEN E 21 JANARIT DHE GERDECIT,DHE PER SHITJEN E SHQIPERISE FQINJVE,PERSE O GREVISTA QE TE VIJ EDHE UNE KUR TE KERKOJME,TE HETOHET BISHA SALI,DHE HAJDUTI BASHA,MBAS KETYRE E KANE RRADHEN EDHE TE TJERET,,,PERSEEEEEEE??????
S’besoj te genjeje,me ato mustaqe e ate mjeker si te Hamzait.
Ah mor minister qeverise maqedone , nuk prite dhe ndonje dite per ta bere kete sqarim ! – Me siguri Saliu me te tijte do te dilte ne shesh dhe t’i thonte Rames ; ti me akuzove per detin qe desha t’i fal Greqise , kurse une po te demaskoj per nje te “vertete” qe e ka emrin thashethemnaje .
KETA SLLAVET DUAN DULLEN QE ATEHERE KUR FLITEJ SE DO TE BENIN NJE GJE TE TILLE U HAP FJALA (JO PAQELLIM ) SE AI (SH. ENVER) DO TE CANTE TYNEL NE Q.THANE DHE NE KETE MENYRE ATYRE U PRITEJ CDO FURNIZIM NGA BURIMI . DHE ME VONE NUK U FOL ME PER KETO LOJRA TE FQINJEVE TANE.
ke dulle more? dulla ishte dhjaks dhe spiun i anglezeve. i kishte krahet e ngrohta dulla nga anglezet ndaj bente verc verc. ndaj i perzuri dhe ruset nga pashalimani se dikush e mbronte pa ja kish ckepur mire hrushovi.
E siguroi mbeshtejen e KM tone edhe ky.Dibranet nuk duhet ti afrohen kurre partise qe ai perfaqeson.Devijimi ka filluar.Ka dokumenta dhe foto qe sa me siper.
me pelqen ky djale!
Futja podhes. Do ja degjojme krismen edhe kesaj
Ky rrene dhe kur i dele rrena nuk skuqet….BDI…
Edhe nuk ka projekt, edhe ka nje projekt nga ELEM(KESH), edhe nuk do te miratohet ne qeveri, edhe kemi ngritur nje grup pune per te negociuar me qeverine shqipatare. Dmth do behet.
Po atehere meqe nuk paska gje, kush ia ka dhene lejet per punimet ELEM-it, apo ia kane krisur ne koke te vet qe te hedhin ca verdhushka kot per qejf.
Marredheniet nderetnike ne Maqedoni jane te shkelqyera sidomos ne Diber te Madhe,ish deputeti i Dibres dhe ish ministri i komunikacionit Agron Buxhaku aktualisht ambasador i Maqedonise ne France,eshte i martuar me Meri Nikollovsken nga Shkupi,kane 2 vajza shume te bukura,c,te keqe ka ketu,keshtu zhvillohet vellazerim-bashkimi,swigurisht kur te kthehen nga Franca do freskohen duke u lare te Radika.