Hagë: Ulen dënimet e zyrtarëve serbë të dënuar për krime lufte në Kosovë

23 Janar 2014, 19:40Rajoni TEMA

Dhoma e apelit e Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, uli sot dënimet për tre ish zyrtarë të lartë serbë, që ishin shpallur fajtorë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Ish- nënkryetari i qeverisë jugosllave Nikola Shainoviç, gjeneralët e ish Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviç e Vlladimir Lazareviç, si dhe ish gjenerali i policisë serbe Sreten Lukiç, qenë dënuar në shkurt të vitit 2010 më nga 15 deri 22 vjet heqje lirie, për fushatën e vrasjeve, torturave dhe dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999.

Nikola Shainoviçit, i cili qe dënuar me 22 vjet heqje lirie, gjykata sot i uli dënimin në 18 vjet. Sreten Lukicit në 20 nga 22 sa ishte dënuar fillimisht dhe Vladimir Lazareviçit, nga 15 në 14 vjet heqje lirie.

I pandryshueshëm mbeti dënimi prej 22 vjetësh për ish gjeneralin Nebojsha Pavkoviç.

Në aktakuzën e njëjtë, kishte qenë i përfshirë edhe ish presidenti i Serbisë Milan Millutinoviç, i cili qe shpallur i pafajshëm, ndërsa ish shefi i ushtrisë serbe Dragolub Ojdaniç, ishte liruar vitin e kaluar, pasi kishte mbajtur dy të tretat e dënimit prej 15 vjetësh.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Hagës, nxiti zemërimin e familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Kryetarja e organizatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, Nesrete Kumnova, tha se me këtë vendim “është shkelur populli i pafajshëm shqiptar”.

“Në vend që tu rritet dënimi për shkak të gjenocidit të bërë ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, me mbi 15 mijë të vrarë, 6 mijë qytetarë të zhdukur dhe me mbi 20 mijë femra të dhunuara, ata e zvogëlojnë dënimin”, thuhet në reagim./VOA

8 komente në “Hagë: Ulen dënimet e zyrtarëve serbë të dënuar për krime lufte në Kosovë”

  1. Treviso says:

    Motivi i uljes se denimit nuk jepet?Keshtu i jepet shkak edhe presidentit te Ukrahines qe te shtypi protestat e qytetareve. Bravo, bravo Gjykata nderkombetare. Po jep sinjale per destabilizim te gjendjes, ku popujt kerkojne riforcimin e demokratesise.

    1. mirel says:

      Po nuk ka si te ndodhe ndryshe.
      Sot serbet thone per shqiptaret se mund te jene gjithcka, po jo njerez, dhe shumica komentuesve ne Tema e mbeshteten kete deklarate.
      Domosdo qe Hages do i dhimben me pak shqiptaret.

      1. Karatafutis Pashas Bushates says:

        @mirel. Si gjithehere, Mireli vjelle vrere nga goja e tij e dhjere.

  2. Gezimi says:

    Duhet thene hapur: Europa ka qene dhe vazhdon te jete nje antishqiptare ne gen. Shembujt jane kaq te shumte sa, s’do mjaftonin faqe te tera libri. Megjithate, nje pjese te fajit duhet ta kerkojme dhe te vetja. Shume vite me pare, degjonim propoganden komuniste te theksonte se armiqte thone: Shqiptaret nuk dine te bejne shtet. Fatkeqesisht, kjo po rezulton e vertete. Per te tjerat le te mendojme dhe diskutojme ketu.

  3. Ledia says:

    Dashuria e nderkombetareve per Serbine shfaqet ne lloj lloj formash.

  4. eni says:

    pse jo . Sot duhet te jesh kafsh si ata , qe te ecesh perpara.

    Hidhini nje sy historise o njerez , ne nuk do te jemi kurre gati per BE edhe pse nuk kemi bere krime lufte edhe pse nuk kemi bere spastrime etnike edhe pse kemi ndihmuar ushtaret Italian PUSHTUESIT tane kur gjermanet i rrezikonin , edhe pse kemi mbrojtur hebrenj edhe pse i kemi dhene figaura te shquara botes (nene tereza psh )……… ne nuk do te jemi kurre gati per kete evrope te vjeter e rraciste me kaq paragjykime .

    Ne kete evrope tani nuk dua te futem une !!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. R3vol says:

      E kujt i plasi, ne duhet te shofim veten tone, e mesuam tashme ne keto 20 vjet qe beme disa gabime te medha me shkaterrimin e shtetit duke rene pre e propagandes dhe filmave perendimore per “liri”. Kishte menyra te tjera, jo per gje por mungesa e garancise se prones private na ka lene me keq se komunizmi sepse se paku atehere kishim nje fare shteti.

      Le te pirdhen keta te Europes.

  5. Pelasgian says:

    KURVA VJETER I KA BO VET KTO PARA SERBIS …NORMAL QE DO TI MBROJ KRIMINELET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje