Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Mal të Zi me ftesë të zv.Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Integrimit Evropian të Malit të Zi, Igor Lukshiç.
Në programin e vizitës, veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, ministrit Bushati do të zhvillojë takime edhe me autoritetet më të larta shtetërore të Malit të Zi.
Gjithashtu, kreu i diplomacisë shqiptare do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive parlamentare shqiptare në Mal të Zi, si dhe me përfaqësues të pushtetit vendor të Ulqinit dhe Tuzit.
Lukshic eshte personi qe hapi lojen e krijimit te Unionit te vendeve te Ballkanit alias “Jugosllavia Nr.3″me kryeqnder Beogradin,sipas kerkeses te ruseve.Lodheni kot,shqiptaret dhe miqte e tyre natyral nuk do te ju lejojne kurre te plotesohet endra e Carve rus ne shekullin e 21.
A e zhvilloi takimin se ka tre dite qe po thuani,zhvillon.Te thuash zhvillon do te thote qe tjetri ka shkuar diku dhe ose ka zhvilluar takime ose eshte duke i zhvilluar ato.Perdorini ne rregull kohet e foljes,zhvillon,zhvilloi,do te zhvilloje.