Banka Botërore: Po punojmë për projektin energjetik të Fushë Lukovës

23 Janar 2014, 19:35Rajoni TEMA

Zyrtarët e Bankës Botërore në Shkup i thanë Zërit të Amerikës se, me kërkesë të qeverisë së Maqedonisë, Banka Botërore po punon për projektin energjetik të “Fushë Lukovës”, i cili synon përmirësimin e punës së hidrocentraleve ekzistuese dhe ndërtimin e një hidrocentrali të ri.

Banka Botërore është duke bërë ende vlerësime për projektin e paraqitur që prej vitit 2011, e sipas të cilit, sasia e ujërave që parashikohet të devijohen në kaskadën e Mavrovës do të jetë më e vogël se 2 metra kub për sekondë, që sipas burimeve të Bankës Botërore është më e ulët se sa parashikon marrëveshja për administrimin e ujërave midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Por meqë ky devijim ujërash prek edhe vendet fqinje, si Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë, sipas rregullave të Bankës Botërore, këto vende duhet të vihen në dijeni.

Projekti, që ende nuk është miratuar nga Bordi i Drejtorëve, ka ndeshur në vështirësi për shkak të konsideratave mjedisore dhe kundërshtimeve nga banorët në Maqedoni, meqë ai pritet të ndërtohet në një park kombëtar.

Për këtë çështje, e cila ka ndezur debate të shumta dhe në Shqipëri, foli sot kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi opozitën se po manipulon politikisht:

“Nuk ka projekt! Sepse projekti në këtë rast, nuk quhet një ide apo një skicë-ide e një qeverie tjetër, por quhet një projekt-zbatimi që e ka në tryezë edhe qeveria jonë, përderisa përfshin apo prek edhe Shqipërinë. Por as ne nuk e kemi një të tillë, as qeveria maqedonase nuk e ka një të tillë. As Banka Botërore nuk e ka financuar një të tillë. As bëhet fjalë që një projekt i tillë të financohet nga Banka Botërore apo nga cilido institucion financiar ndërkombëtar pa miratimin edhe të qeverisë së Shqipërisë dhe në respekt të marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare”, deklaroi zoti Rama.

11 komente në “Banka Botërore: Po punojmë për projektin energjetik të Fushë Lukovës”

  1. KULUFI says:

    Po te bejme lojen e kungulleshkave,na del qe ky projekt e paska zanafillen e vet ne vitin 2011!

    Pra, hajde te fillojme dhe te godasim goje S-halen e ndyre qe shfaqet si lugat ne TV shqiptare dhe me gjere.

    S’thone kot,hajduti bertet,kapeni hajdutin.

  2. kuq e zi says:

    1 )pra ekziston nje projekt
    2 )askush nuk mund te kontrolloje ne menyre reale sa uje devijohet ne te vertete
    3 ) nuk eshte e vertete qe ketu preken tre shtete demi prek vetem popullaten shqiptare
    prandaj zoti rama te kemi dhene besimin per te qeverisur opozita thote qe ka nje projekt banka boterore thote ka nje projekt… mos kopjo berishen qe thonte parlamenti europian nuk na dha kandidaturen sepse jane komunista trasparenca eshte abc-ja e demokracise

    1. aqifi says:

      un kam bere nje projekt per ndertimin e nje piste makinash ne manhattan… tani amerikanet duhet ti kerkojne llogari obames per kete?? jam shume dakord qe qeveria duhet te beje transparence por kuar ai thote skemi asnje kerkese nga ana e maqedonise per kete ceshtje atehere cfare transparence tjeter kerkon?? keto jane ceshte qe sduhen politizuar sepse ndikojne per keq edhe ne marrdheniet me fqinjet… persa kohe kemi nje opozite qe kerkon vetem destabilizim per perfitim politik do jete e veshtire te ecim perpara duke pare qe njerezit i besojn cdo gjeje qe thuhet lart e poshte..

  3. Liridon says:

    Me rendesi eshte qe asnje Cm3 uje mos te largohet.Kushdo qe te kene rene dakort per kete problem ti vihet damka.Nga KM kerkohet transparence.
    Infot nga terreni thone qe ne male kane filluar punimet.Ka tubacione me diameter 1.5 m e gjatesi 6 m,te lyera si trungje pemesh.KM ka mundesi ta verifikoje menjehere keto fakte.SHISH-in per kete e mbajne taksapaguesit shqiptar.

  4. ibrahim says:

    kokepalari rama tha nuk ka projekt.po ku e din ky qfare flet per ps minuta harrone.shendetsi falas,legalizime falas,edhe lesh falas keni per te pas.

  5. Laal says:

    Duhen ndalur hilet e bullgareve te Maqedonise dhe te mafiozeve te Bankes Boterore.

  6. trendafilja e partise says:

    Te gjithe lumenjte rjedhin e VERTETE
    Te gjithe politikanet genjejne e VERTETE
    Mileti e ha sapunin per djethe e VERTETE
    TE ROJE PARTIA

  7. ulvi stambolliu says:

    Ky Rama ja fut kot!
    Duhet te ngrihen ne protesta te gjithe shqiptaret ne te tre anet e kufirit!
    Shqiptaret ne maqedoni duhet te jene me aktivet.Partite shqiptare qe jane ne kualicion ne qeverine e Maqedonise duhet te largohen nga kualicioni dhe te provokojne zgjedhje te reja.
    Opozita ne Shqiperi duhet “ti nxjerri” gurmazin qeverise se Rames!
    Rama nuk ka bese! Te kujtojme ketu armet kimike te Sirise.

  8. xhafa says:

    eh isha ne nje gjume te gjate.uzgjova dhe shoh perseri gogolat qezgjasin duarte egjakosura,deri kur,

  9. xhafa says:

    o mero po pse imellin tim len per model.

  10. arsen says:

    Banka Boteore ka hallin e vet. Njesoj si ndonje fakir qe i kerkojne te shlyeje kredine.
    Ka raste qe fakiret edhe vetevriten, por nje shtet jo. Nuk mundet.
    Ne sot, duhet ti besojme pushtetareve tane.
    Banka Boterore (njesoj si te tjerat qe jane pergjegjese per krizen boterore), ti kerkoje leket tek ata qeveritare qe i kane cuar ne shtepi, neper banka hajdutesh Svicer, Qipro, etj
    Mesaduket po presin te perplasin popujt qe ti shpetojne BASHKEPUNIMIT NE VJEDHJE!
    Yyyyyyyy…poshtersira!
    Shqipetare, Kosovar, Maqedonas, Greke..BENI KUJDES NGA KJO SITUATE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje