Edhe Parlamenti Europian propozon Thaçin, Daçic e Ashton për çmimin Nobel

24 Janar 2014, 20:06Rajoni TEMA

Një propozim që Hashim Thaçi, Ivica Daçiç dhe Catherine Ashton të kandidojnë për çmimin Nobel për Paqe ka dalë edhe nga Parlamenti Evropian.

Pas nominimit që kjo treshe mori nga Kongresi Amerikan, edhe Grupi i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian i ka dërguar Komitetit të Nobelit një propozim.

Kryetari i këtij grupi eurodeputetësh, Hannes Swoboda, ka treguar arsyet për këtë propozim.

“Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, zhvillimet paqësore në Evropë nuk kanë qenë lineare. Duhet ta pranojmë se Komuniteti Evropian i atëhershëm dështoi t’i parandalonte luftërat në Jugosllavi, në të cilat humbën jetën rreth 140 mijë njerëz”.

“Sot, marrëdhëniet ndërmjet dy faktorëve kryesorë, Kosovës dhe Serbisë, janë të brishta – por ato ekzistojnë. Përpjekjet për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë qenë të paparashikueshme dhe kanë krijuar rastin për një paqe të qëndrueshme dhe bashkëpunim në rajon”.

“Mësimet nga konfliktet tjera nëpër botë na kanë mësuar se ndonjëherë ekziston vetëm një dritare e vogël e mundësisë për ta avancuar paqen e qëndrueshme – një paqe solide, e gjatë, e cila garanton siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët- dhe unë besoj se sot në jemi duke qenë dëshmitarë të kësaj dritareje të mundësisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Jo vetëm si një shpërblim për përparimin e arritur tashmë, por edhe si motivim, ndoshta meqë nevojitet një shtysë e fundit, prandaj unë propozoj nominimin e Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian, Ivica Daçiç, Kryeministër i Serbisë, dhe Hashim Thaçit, Kryeministër i Kosovës, për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2014”./KD

16 komente në “Edhe Parlamenti Europian propozon Thaçin, Daçic e Ashton për çmimin Nobel”

  1. lepuri me pes kembe says:

    hahahahahahahahahahaha

  2. ha-ha-ha says:

    seriozisht?!

  3. korrupsioni says:

    sa kane pagu kta dordolecat tek pacavuret e europes?

  4. Lumtor Shkreli says:

    Lumtor Shkreli tja japin vetem Thacit

  5. Krios says:

    Ja bofsha jeten, u bo gjarpri per me more 1/3 e lekve.

  6. bukoshi says:

    Qminin NOBEL /FISNIK/ kane pase marre edhe Menahem Begini i Izraelit e Jasser Arafati i Palestines per Paqe!!!Ndersa Palestina edhe ne keto kohe kuntermon ere kufomash!!! Madje dhe Dobrica Qosiqi per letersi!!! Shkrimtar serb i Bosnjes. Perpunues i “NACERTANJES” se Garashaninit per shfarosjen e popullit Shqiptar!!! Ja nje pasues ne Elaboratin e Qosiqit per shqiptaret:” Naj neophodno je za Serbiju,IZLAZAK NA MORE”! / Eshte me se e domosdoshme per Serbine DALJA NE DET/. Ky eshet QMIMI NOBEL qe do ti DHUROHET edhe kryeministrit tone per FISNIKERINE qe ka treguar kundrejt popullit serb, te “shume vuajtur” prej kolonizueseve shqiptare ne “tokat e tyre” te shenjta, ne Kosoven “djepin dhe zemren e Serbise”!!!

  7. lili says:

    Pfffff nje Nobel qe nuk perkrahet aspak nga popullit aty,eshte nje deshtim qe ne start

  8. bukoshi says:

    Permiresim: Ivo andriqi eshte fitues i qmimit Nobel e jo Dobrica Qosiq. Kerkoj falje qe me eshte ngaterruar per nje cast. Po edhe ky Qosiqi eshte ne nje vije sllavoshovinisti me Andriqin. Prandaj edhe u ngaterrova! Edhe je here ju kerkoj falje lexueseve!

  9. alex says:

    Bukoshi ,kryesore ti je shume i paditur.Dobrica Qosic nuk ka marre asnjeher cmicmin Nobel si thua ti.Serbi me cmim Nobel per letersi eshte Ivo Andric..kshyre Wikipedia….Ti je nje lexues i Bota Sote dhe nje kundershtar organik i UCK dhe kundra clirimir te Kosoves.

  10. buli une says:

    Hashimi e meriton Cmimin per Hajdut.Tmeri Kosoves eshte ky nuk e duam ket ne Kosove ky per ne eshte nje 0 e madhe

  11. ariu polar says:

    alex-bukoshi shifet qe ka ne shpirt e zemer moralin dhe karakterin,
    nderkaq ti kenke nje sahan lepirs i Hashim Pash Toptanit.

  12. z says:

    lepuri i ka pes kemb njeren e ka ne form nobeli, ate do ja japin Thqit.

  13. Qafe kuqi says:

    Cmimin Nobel? Po pse,pse njera thote jepini doren njeri tjetrit,te dy takojne duart,dhe fap Cmimin Nobel? JO JO,si u jepka cmimi Nobel keshtu? pse kaq poshte i paska rene vlera Nobelit? vetem me takime duarsh dhe disa bisedime qe skane dhene ndonje perfundim konkret? JO or JO KESHTU. Le tu jepet Cmimi Nobel mbas disa vjetesh,kur te kete dale rezultati konkret i ketyre takimeve dhe bisedave te ketyre dy Lidereve,dhe kur dy Popujt,Populli Serb dhe Populli Kosovar te kene maredhenie te shkelqyera,e te jene mbyllur perfundimisht konfliktet ndermjet njeri tjetrit,atehere do te jete rezultati konkret. Cmimi Nobel,aty eshte e mund tu jepet shume mire atehere.

  14. berati-Kosove-germony says:

    Thaqi nobelin e meriton ne burg aty eka vendin sikur ish kryeministri i Kroacis…

  15. Pelasgian says:

    mosssssssssssss ….fat i madh .

  16. Vizionari says:

    kryeministrat Daçi dhe Thaçiç …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje