Ish- ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi, ka nënshkruar një dokument nga SHA Elektranat e Maqedonisë, për studimin që duhet të bëhet në lidhje me ndikimin e projektit “Fusha e Lukovës”, në ambientin jetësorë.
Portalb mëson se studimin do ta bëjë kompania franceze ‘BRL Ingenerie’. Shtrohet pyetja logjike, nëse nuk ka projekt si që thanë sot ministrat, pse të bëhet studimi?
Në dokumentin e kësaj kompanie thuhet: “ Më datë 03.05.2010, SHA Elektranat e Maqedonisë, me qendër në Shkup, deri te ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, është shtruar lajmërimi për qëllimet e realizimit të projektit të akumulimit të ujit “Fusha e Lukovës” me prurjet e ujit të Korabit dhe ndërtimin e hidrocentralit “Crn Kamen”, me qëllim të përmirësimit të gjendjes energjetike në Maqedoni. Realizimi i këtij projekti në mënyrë të patjetërsueshme kërkon edhe studimin për ndikimin në ambientin jetësor”.
Në bazë të nenit 81 alineja 8 e Ligjit për ambientin jetësor, Ministri për ambientin jetësordhe planifikim hapësinor ka sjellë vendim:
“Me këtë vendim vërtetohet nevoja për vlerësimin e ndikimit të projektit për ndërtimin e akumulimit të ujit, Fusha e Lukovës me prurjet e ujerave nga Korabi, në ambientin jetësor.
“Bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor dhe ky projekt kalon me disa procedura të parapara me ligj duke filluar nga studimi i tij. Fillimisht ky projekt kërkon miratim të studimit për mbrojtjen e ambientit jetësor, kjo është baza, jo vetëm ky, po çdo projekt infrastrukturor, në këtë rast projekti energjetik “Fusha e Lukovës”, deklaron për Portalb ish ministri i ambientit jetësor, Nexhati Jakupi.
“Duhet të përqendrohemi në atë se ka projekt-ide dhe jo projekt përkatës. Jakupi mohon faktin se në vendngjarje kanë nisur punët, dhe se akoma nuk ka projekt”
Në pyetjen e Portalb në lidhje me dokumentin e nënshkruar nga ana e tij të ndërmarrjes aksionare ELEM, thotë se ka të bëjë me një kërkesë nga ana e ELEM-it dhe se nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë projekt.
Dibrani Bardhyl Marku, vlerëson për Portalb se :” Dokumenti i nënshkruar nga ana e ish ministrit tregon qartë se nuk është fare e vërtetë se nuk ka projekt të fizibilitetit. Ka projekt të ri që është duke u bërë nga Banka Botërore për shkak se nuk e kanë vlerësuar impaktin ne rrjedhën e lumit deri në liqen .Sipas Markut nëse merren 2 metër kub uji në sekondë nga Radika, ajo sasi nuk është fare problem për Shqipërinë , që do të thotë se ne nuk mund ta shpëtojmë Shqipërinë nga përmbytjet pasi ajo është sasi shumë e vogël për atë problem aq të madh në Shqipëri siç pretendon ish ministri Nexhati Jakupi, theksoi Marku.
“Dibranët nuk i besojnë më asnjërit prej ministrave dhe as funksionarëve tjerë pasi flasin ndryshe në çdo paraqitje të tyre , pra ndryshe në Dibër dhe ndryshe në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë.
Derisa vet Gruevski nuk deklaron publikisht se ky projekt nuk do të realizohet, duke marrë parasysh se çfarë fuqie vendimmarrëse kanë tani në qeveri , ne nuk i besojmë asnjërit “ , potencon Marku.
Dibrani, Bexhet Toçi, profesor në USHT, në lidhje me deklaratën e deputetit Jakupi thekson se “Një njeri që deklaron për diçka që din apo nuk din mbetet të pyetet ai vetë. Nga ajo që deklaron mundemi të vijmë në përfundim se njeriu nuk ka logjikë në atë që e thotë. Prezantimi i tij si ekspert i ujit nuk e kam idenë si e ka marrë këtë kualifikim”.
Turpi me ne fund doli ne siperfaqe,BFI-se ne lidhje me truallin te kalaja e Shkupit sigurisht ja ka futur ky lakraxhiu ngs Gostivari.
kur vjedhim, vjedhim fisçe ose fshatçe sipas rastit.
Shqipein gjitheher e kan turperuar Greqia Serbia madje edhe Mali i Zi dhe gjdoher ka hesht si struci ndersa tashe e ben te fortin me disa ministra shqiptare te Maqedonis
Edhe me kosoven shqiperia kishte nje problem te tille para tre viteve pasi kosova donte te ndertonte nje hidrocentral ne zhure te prizrenit biles me kujtohet kur erdhi nje biznesmen vllehe nga korca ne kukes ku neshkrujti nje kontrate me organet lokale te kuksit per ndertimin e nje impianti te tille ne kukese si kunder pergjigje ndaj pales kosovare thjeshte ky sharlatani vllehe i korces nje pseudo biznesmen brek grisur deshironte te fuste sherre mes shqiptarve
Shqiptaret ne trojet e veta ne FYROM,e kane thane fjalen e tyre :
Ne kushte paqe ata do ti thone “Jo”,zbatimit te ketij projekti.Ne kushte te tjera e dine mire maqedonasit se c’pesojne,pamvaresisht qendrimit te Tiranes zyrtare.Ne kushte paqe Tirana zyrtare e ka fare te lehte ti thote qeverise te FYROM-it dhe Greqise:Asnje Cm3 uje te mos devijohet jashte rregullave nderkombetare qe trajtojne kete marredhenie.Kjo eshte edhe ne kuader te politikes “Zero probleme me fqinjet”
Qartesisht shihet qe Tirana zyrtare,nuk e ben kete gje,arsyet jane dukshem te kuptueshme.KM yne eshte i bindur qe ministrat e tij i ka te gatshem ti beje kamikaze,per cdo kerkese qe ka kryemiku i tij,Uzurpatori i nje prej shtyllave te pamvaresise te funksionimit te nje shteti.E per te maskuar veprimet apo mos veprimet e tyre organizojne konferenca shtypi ku gazetaret nuk kane te drejte te bejne pyetje.Kohet e fundit keto konferenca po behen ne mode.Perfaqesuesit shqiptare ne qeverine e FYROM-it,e thane qarte :”Jo” e Tiranes(e pa thene akoma zyrtarisht)e c’ben zbatimin e ketij projekti.Po vjen ky moment te dallohen qartesisht se kush jane pro dhe kunder politikave pansllaviste ne Ballkan midis shqiptarve.Maqedonsve i qofte hallall se jane sllave ortodokse,po keshtu edhe grekeve pasi Athina gjithnje ka qene nje nga kryeqendrat e pansllavizmit ne Ballkan pa qene e nevojshme te theksojme qe me sllavet i lidh edhe besimi i njejte.Mqs Ne te gjallet e kesaj toke ja kemi marre ne perdorim keto troje me gjithe resurset e tyre brezave qe do te vijne,duhet te protestojme per ti bere nje presion pozitiv qeveris per ti thene “Jo” te gjithe projekteve qe shkaterrojne jeten ne kete vend.